Do të jenë disa deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që do të duhet të lënë mandatin për të nisur një eksperiencë të re politike, për të garuar në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ndërsa Pjerin Ndreu ka deklaruar se është përzgjedhur tashmë si kandidati i PS-së për Bashkinë e Lezhës, në një foto të postuar prej tij shohim edhe dy të tjerë. Tre deputetët e PS-së kanë pozuar dje në seancën e fundit të Kuvendit për t’i thënë lamtumirë. Ndreu është në foto me Ilir Xhakollin që do të garojë në Pogradec dhe Rakip Sulin në Kamëz, siç thuhet edhe…
Author: tirana
Disa thonë se mund të kenë të drejtë, duke ditur se disa ‘vëllazëri’ në universitetet më të mira në botë kanë arritur të ‘prodhojnë’ liderët më të fuqishëm në planet. Të tjerë thonë se janë thjesht mite. Së fundmi, BBC vizitoi një prej këtyre lozhave të masonëve në Skoci. Gazetarja Amanda Ruggeri thotë se në Edinburg të Skocisë është ngritur për herë të parë një lozhë masonësh, duke rrëzuar pretendimin se është ngritur për herë të parë në Angli. Madje një shprehje e vjetër thotë se kudo që shkonin skocezët, gjëja e parë që ngrinin ishte një kishë, pastaj një…
Një tregtar rrobash është grabitur mesditën e sotme në qytetin e Peqinit. Mësohet se një çift bashkëshortësh kanë lidhur dhe kanë dhunuar tregtarin Skënder Beqiri. Beqiri është përplasur me grabitësit, por këta të fundit e kanë qëlluar në trup dhe e kanë kërcënuar me jetë. Me pas çifti i bashkëshortëve është larguar me një sasi parash dhe sendesh me vlerë, shuma e të cilëve ende nuk bëhet me dije. 75-vjeçari është dërguar në spitalin e Elbasanit dhe fatkeqësisht raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Sakaq, policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Meghan Markle dhe Kate Middleton kanë mënyra të ndryshme të ndjekuri të rregullave të familjes mbretërore, megjithatë duket se gjuha e tyre e trupit ndaj fëmijëve të porsalindur zbulon të njëjtat gjëra për to. Fillimisht, sipas “Cosmopolitan” mënyra se si Kate dhe Meghan mbajnë fëmijët e tyre tregon instiktin mëmësor. Në fotot e para, si Meghan ashtu dhe Kate, i mbajnë vogëlushët e tyre shumë pranë gjoksit, duke treguar kështu një dashuri për to. Meghan dhe Kate e mbajnë kokën e bebeve drejtuar nga bashkëshortët e tyre dhe sipas specialistëve të gjuhës së trupit, kjo tregon se ato duan që…
Kishte disa kohë që mediat flisnin shumë për një lidhje të re të Arbana Osmanit e cila së fundi u nda me bashkëshortin e saj. U fol gjatë se Arbana ishte duke krijuar një lidhje me regjisorin e programit të saj në Top Channel. Deri dje, nuk e kishin pranuar një gjë të tillë në media. Por hapin e parë e ka bërë i dashuri i saj, Eduart Grishaj. Ditëlindja e Arbanës, ka nxitur Eduartin që të dalë në rrjete sociale me urimin plot zemra për femrën e rrallë siç e cilëson ai, moderatoren e fisme të programit me audiencë…
Kreu i Partisë Social-Demokrate, Skënder Gjinushi është rikthyer dje në parlament, institucion të cilin e drejtoi nga 24 korriku 1997 gjer në Shtator 2001. Ai është takuar në obborin jashtë sallës së seancave plenare me deputetin Tom Doshi. Kujtojmë që në zgjedhjet e fundit parlamentare, Tom Doshi kandidoi në qarkun e Shkodrës nën siglën e partisë së Gjinushit, duke ia arritur që të zgjidhet sërish. Gjinushi do të shprehej në atë kohë se forca e tij politike nuk mund të kishte kandidat më të mirë në ato zgjedhje në Shkodër. Falë fitores së Tom Doshit në Shkodër, partia e Skënder…
Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, ka lënë këto ditë Shqipërinë për t’iu rikthyer auditoreve të shkollës. Ka qenë vetë Shalsi ai që ka publikuar disa foto teksa ndjek leksionet në një prej universiteteve më të mira në botë, “Gjatë kursit në Universitetin e Harvardit (SHBA), ku rikthimi në auditore më provon thënien se, nëse nuk mbetesh student i përhershëm, nuk mund të arrish shumë larg. Të mësuarit është një proces që nuk duhet të ndërpritet kurrë!”, shkruan Shalsi. / tirananews.al
Në vitin 2018 janë gjobitur 112 zyrtarë të lartë pasi nuk kanë deklaruar pasurinë në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, (ILDKPI). Në vitin 2018 janë gjobitur 112 zyrtarë të lartë pasi nuk kanë deklaruar pasurinë në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, (ILDKPI). Shifra është bërë e ditur nga kryeinspektori Shkëlqim Ganaj në Komisionin e Ligjeve. Ai ka deklaruar se janë gjobitur zyrtarë të të gjitha niveleve në institucionet shqiptare. “Inspektorati i lartë ka vijuar me zbatimin me korrektësi të 3 ligjeve bazë duke referuar…
Rusia ditën e sotme ka përkujtuar 74-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste. Sheshi i Kuq i Moskës është mbushur me ushtarakë dhe me makineri të rënda luftarake. 9 Maj nga rusët njihet si Dita e Fitores dhe shihet si një rast për të nxitur ndjenjat patriotike, derisa rusët kujtojnë sakrificat e bëra në Luftën e Dytë Botërore. Në ktë paradë, presidenti rus, Putin duke folur para pjesmarrësve në këtë paradë ka deklaruar se Rusia do të jetë gjithmonë me kapacitet të larta mbrojtëse. Në shesh morën pjesë 13 mijë trupa ushtarak si dhe 130 sisteme të avancuara të armëve.
Papa Françesku nënshkroi këtë të enjte një masë që detyron ata që kanë dijeni mbi abuzimet seksuale në kishat katolike, që t’i raportojnë ato tek eprorët e tyre. E gjithë kjo ka ardhur pas një skandali global pedofilie në radhët e klerikëve. Çdo dioqezë në botë do të jetë tashmë e detyruar të ngrejë një sistem për raportimin e abuzimeve, bazuar në ligjin e ri të publikuar nga Vatikani, megjithatë, kjo kërkesë e veçantë nuk do të aplikohet për sekretet gjatë rrëfimit te priftërinjtë. “Është koha të mësojmë nga leksionet e ashpra të së kaluarës”, shprehej Papa Françesku në tekstin…
Qyteti sicilian, Sambuca, ka vënë shtëpitë, e pabanuara, në shitje për 1 euro secila. Këshilli vendor i Sambuca, miratoi një strategji në janar, e cila u bë ‘’modë’’ në jug të Italisë, duke shitur shtëpitë e braktisura, për këdo që dëshiron të hyjë në një ankand, i cili fillonte nga 1 euro për shtëpi. Qindra njerëz nga Mbretëria e Bashkuar, Dubai, Panama dhe Rusi kishin mbërritur në Sambuca, për të vizituar pronat. Ndërkohë, telefonat e zyrave të këshillit nuk ndaluan së rëni, për javë të tëra. Vetëm 1 ditë pas njoftimit, kryetari ka deklaruar shitjen e 16 shtëpive të para,…
Ditën e shtunë datë 11 maj, do të ketë stakim të energjisë elektrike në kryeqytet. Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike tha se do të ketë shkëputje të energjisë elektrike për shkak të remontit të parashikuar në disa kabina. OSHEE tha se të shtunën gjatë intervalit kohor 01:00-06:00 do të punohet në 3 kabina të kryeqytetit. Sipas njoftimit do të mbeten pa energji rruga “Kongresi i Manastirit”, rruga “Kujtim Laro” dhe rruga “Ymer Ndregjoni” pjesërisht.