Author: tirana

Arsenali u kualifikua në finalen e Europa League, pas suksesit 4-2 në “Mestalla” ndaj Valencias, fitorja e dytë në po kaq ndeshje ndaj spanjollëve, që nuk merituan më shumë sesa kaq. Kevin Gameiro dha iluzionet e një përmbysjeje në minutën e 11, por londinezët barazuan me Aubameyang me një goditje jashtë zonës. Lacazette dha asistin e golit të miqve, por shënoi personalisht për avantazhin e Arsenalit në rinisjen pas pushimit. Valencia ia besoi shpresat e fundit sërish sulmuesit Gameiro, por barazimi i përkohshëm nuk qëndroi shumë. Aubameyang arriti të shënojë në një pozicion të vështirë golin e tretë të londinezëve,…

Read More

Nuk jeni më bashkë dhe normalisht që nuk e keni të lehtë, por duhet të keni në kontroll jetën tuaj. Dhe këto veprime nuk duhet t’i bëni më: 1.Je e mbërthyer nga ndjesia e të bërit “shopping” pa limit: Blen gjithçka. Duke nisur nga çarçafët e rinj (sepse nuk mund të flemë mbi ato që na kujtojnë atë) deri tek te gardëroba e re për të ndryshuar stil. 300 euro më pak në kuletë, por ndihemi shumë më mirë…e si jo? 2.Kërkon të ndihesh mirë shumë shpejt: Hapi i parë: Organizon një mbrëmje për të festuar statusin tënd si vajzë…

Read More

Politologu Gentian Gaba i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u përfshi në debat me deputetin demokrat Myslim Murrizi. Gaba e ka quajtu Murrizin person me probleme morale, ndërsa ai nuk e ka kursyer fjalorin. Pjesë nga debati: Gaba: Ti je i vetmi i paguar me taksat tona këtu në këtë sallë. Murrizi: Ai sistem nuk do të lejojë bishtu edhe bilbilu për të ardhur në Kuvend. Gaba: Nuk e bëni dot. Aty janë 79 deputetë dhe nuk e bënë dot, ti thua do ta bëj unë me llastiqet e mia. Murrizi: Do ta prishim. Nuk i ka deputetët. Gaba: Ti kujton se…

Read More

Në kuadër të Ditës Europiane, Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shpërndarë disa foto në Facebook ku shprehet se te gjithë do ta ndihmojnë Shqipërinë të ecë më shpejtë drejt Europës. Në fotot e publikuara Meta shfaqet krah kryeministrit, Edi Rama, kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, ambasadorit të BE, Luigi Soreca dhe bashkëshortes së Ramës, Linda Rama. Ata bëjnë gëzuar me shampanjë, kurse Rama duket se ka një gotë ujë. “Gëzuar Ditën e Europës! Të gjithë duhet ta ndihmojmë Shqipërinë të ecë më shpejt drejt BE-së, me bashkëpunim e dialog, drejt këtij projekti madhor, për të cilën ne, por edhe Ballkani, ka…

Read More

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është përgjigjur deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha, e cila e quajti atë “argat të Beogradit”. I ftuar në emisionin “opinion”, Thaçi ka reaguar ashpër, ndërsa tha se Berisha, sipas tij ka bërë mëkate të mëdha gjatë luftës së Kosovës dhe propagandë të egër ndaj UÇK-së. “Unë çuditëm si zoti Berisha nuk ka pasur guximin qytetar dhe as politik ta kundërshtojë opinionin e këtij projekti nga presidenti Rugova, akademiku Qosja dhe Daci. Zoti Berisha ka bërë mëkate të mëdha ndaj luftës së Kosovës, paralele me luftën e Milloshevicit ne terren, ka qenë dhe propaganda e…

Read More

Përtej kostumit të një zyrtari duket se shumë politikanë kanë edhe mënyra të tjera me të cilat ndoshta harrojnë punën e përditshme. Dhe një ministër që duket se pëlqen shumë të këndëojë është ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Dacic. Ai ka marrë mikrofonin dhe ka nisur të këndojë në një ambjent festiv në Budva në Mal të Zi. Daçiç këndoi këngë të tilla si “Milacka” dhe “Plavi orkestar” (Orkestri i kaltër), por edhe “Beso në dashuri” të këngëtarit kroat Oliver Dragojeviç, raportojnë mediat e rajonit.

Read More

Gazetarja Rudina Xhunga ka reaguar publikisht ndaj “Big Market” dhe fletushkave që hedhin në çdo hyrje pallati. Në Instagram, teksa ka publikuar një video, Xhunga shkruan, “@bigmarket.al , mos na i beni pis hyrjet, me fletushka! Administratori i pallatit ku banoj, Llazi, e lyen, pastron, kujdeset per lulet, pikturat dhe kur e shoh qe ulet e mbledh keto fleturina, qe hidhni me vrap, kur gjeni deren hapur, me vjen keq per te edhe per ju qe e keni pronarin deputet te PS e nuk ka respekt per rregullat, e as buxhet per reklame qe nuk ndot e shqetëson”.

Read More

Menjëherë pas lirimit nga qelia ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu ka shkuar në zonën e Astirit në mbështetje të banorëve të Unazës së Re që kanë vijuar si çdo natë protestën e tyre duke bllokuar qarkullimin në këtë zonë. Kujtojmë se arrestimi i Balliut u arrestua dy ditë më parë pasi së bashku me disa banorë të Astirit bllokuan rrugën për të penguar kalimin e kryeministrit Rama. Së bashku me Balliun, Lulzim Marqinaj, Elton Skënderi dhe Sit Hajdarasi u konfrontuan me policinë, ku mbetën të plagosur edhe 4 efektivë. Arrestimi i Klevis Balliut u bë në kushtet e flagrancës nga efektivët…

Read More

Dyshja e njohur për publikun, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani kanë vendosur së fundmi që pas impenjimeve të shumta të tyre në muzikë, të pushojnë së bashku me vajzën e tyre pranë detit. Miriam ka publikuar disa foto të sajat dhe vogëlushes, ndërkohë që Albani ka ndarë sot me ndjekësit e tij në ‘Instagram’, një ‘Instastory’ të partneres dhe vajzës së tij bashkangjitur së cilës ka shkruar: “Gocat e mia”. Në foto dallohet natyra fantastike dhe Ameli së bashku me mamin duke shëtitur. Mesa duket familja është duke kaluar momentet më të bukura pranë njëri-tjetrit. Kujtojmë se vetëm pak ditë…

Read More

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në Gjykatën e Tiranës, nga kafazi i të pandehurve ka paraqitur pretendimet e tij për protestën tek Unaza e Re dy ditë më parë që shpërtheu në dhunë dhe konfrontime me policinë dhe banorët e zonës së Astirit. Balliu tha se nuk ishte protestë për të penguar kryeministrin Edi Rama që shkonte në vizitë pranë Fabrikës së Miellit. Sipas tij banorët ishin trembur nga prania e policisë në zonë duke menduar se do t’i shembeshin banesat, pasi atje pritet të përfundojë projekti i Unazës së Madhe. “Nuk dolëm në protestë për Ramën, banorët më…

Read More

E dini kush është Herri Bin? Për shumë prej jush ky emër nuk do të thotë asgjë, por ai është i lidhur ngushtë me një nga episodet historikë në futbollin shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Ndeshja e famshme e tetorit 2014 mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd është një nga ato sfida që nuk do të harrohen ndonjëherë dhe jo vetëm nga tifozët e dy përfaqësueseve. Fluturimi i dronit mbi stadium tashmë ka hyrë në historinë e futbollit botëror, por ajo që do të kujtohet gjithashtu është edhe se si u rrezikua jeta e futbollistëve dhe stafit shqiptar në Beograd. Me…

Read More