367 mijë shqiptarë aplikuan në lotarinë amerikane gjatë vitit 2018. Për shkak të fluksit të madh, serveri ka rënë dhe një pjesë e tyre ende nuk kanë akses në faqen e lotarisë për të parë nëse kanë fituar apo jo. Por a duhet të mbajë përgjegjësi politika për një fluks kaq të madh shqiptarësh që duan të lënë vendin?
Author: tirana
Dashi Parashikohet një ditë mjaft e mirë për dashurinë, ku mund të zgjidhen probleme të cilat kanë mbetur pezull për shumë kohë. Do të keni arsye për të qenë optimist, pasi mund të veproni lirisht pa pasur frikë nga pasojat. Demi Do të jetë një ditë nën ritmin e duhur, ku do të jeni disi të stresuar, për shkak të raporteve aspak pozitive me të tjerët. Këshillohet që të jeni më shumë të kujdesshëm dhe të jeni më të matur me tonin që do të përdorni. Sa i takon dashurisë, përmirësimi do të vijë vetëm pas gjysmës së muajit. Binjakët…
Mbrëmja e maturës është nata më e rëndësishme për nxënësit, që përfundojnë shkollën e mesme. Të gjithë nxënësit i kushtojnë rëndësi të veçantë kësaj nate, duke zgjedhur veshjet më të bukura. Por një preokupim tjetër për ta është edhe zgjedhja e partnerit, i cili do t’i shoqërojë në kë mbrëmje. Kjo vajzë që shikoni në foto është një nga maturantet shumë të bukura të këtij viti, e cila po bën namin në rrjetet sociale. Ajo ndër të tjera duket të jetë një femër shumë atraktive, por edhe shtatlartë, me format trupore të lakmueshme. Por në fotot e saj mund të…
Ed Sheeran ka arritur të renditet si një ndër këngëtarët më të pasur për 2019, duke rrëzuar Adele nga froni. Sipas listës së “Sunday Times Music Rich List” pasuria e artistit të njohur është dyfishuar gjatë 12 muajve. Ed Sheeran ka arritur shifrën 160 milionë paund dhe e gjitha falë turneut të tij “Divide” në mbarë botën. Nga ky turne këngëtari ka futur në bankë 340 milionë paund dhe për vetëm 1 vit ka fituar më shumë se çdo artist tjetër në histori. Megjithatë Ed Sheeran ka ende shumë rrugë për të bërë për të thyer rekordin e “Rich List”.…
Sot blloku ka një arsye më shumë përse duhet vizituar! Nuk bëhet fjalë për ndonjë kafene apo restorant që i është shtuar kësaj zone, por disa jonglerë që kanë zbukuruar rrugët e Bllokut. Të veshur krejtësisht me rroba të bardhë, çifti i jonglerëve përshëndesin, luajnë dhe bëjnë fotografi me kalimtarët e shumtë të kësaj zone.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim më mbështetësit e PD-së në Gjirokastër. Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës më 11 Maj ndërsa nuk kurseu as premtimet. Sipas kreut të PD, pensione dhe paga do të jenë dinjitoze sapo ai të vijë në krye të qeverisë. Më pas Basha u shpreh se do të ketë rritje rroge të mjekëve dhe infermierëve ku përkatësisht do të paguhen 1200 euro dhe 700 euro. “Pensione dhe paga dinjitoze për shqiptarët, taksë e sheshtë 9 % dhe frenim të eksodit të të rinjëve. Brenda 4 viteve të…
Nëse deri sot kemi shpjeguar se cilat janë shenjat që tregojnë se ju keni një jetë seksuale të shëndetshme, ja ku jemi sot në një tjetër stad. Nuk e japim ne direkt, por meshkujt! Ata janë gati që të ndajnë me të gjithë ju disa këshilla ose le të themi “sekrete” të vogla mbi raportin intim, që kështu bashkarisht që të jetoni nën çarçafë një atmosferë fantastike. A jeni gati të mbani shënime dhe më pas t’i vini në praktike këto këshilla? 1. Çlodhja është fjala kyçe, përndryshe ne kurrë nuk do të gjejmë kënaqësinë e vërtetë. 2. Shikoni në…
Pamje spektakolare, ndonëse të trishtueshme, nga betejat për mbijetesë sipas ligjit të xhunglës. Imazhet dramatike janë kapur në një zonë të Kenias, në Afrikë. Një tufë e uritur luanësh, pasi e kanë pikasur në një fushë, janë përleshur me një gjirafë dhe këlyshin e saj. Fillimisht luanët kanë rrethuar dy gjirafat. Në pamundësi për të shqyer gjirafën prej këmbëve të gjata, njëri prej luanëve ndoqi një strategji tjetër dhe i është hedhur në qafë, por nuk ia ka dalë që ta rrëzojë. Gjirafa e ka rrëzuar në tokë luanin, por më pas është larguar duke e lënë këlyshin e saj,…
Fahri Balliu ishte i ftuari i radhës në studion e “Top Talk” ku u pyet rreth situatës së djalit të tij, Klevis Balliu i cili u shoqërua nga policia për “kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë”, “prishje e qetësisë publike” dhe “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, Balliu u shpreh se: “Pas paraqitjes së kërkesës së prokurorisë për arrest shtëpiak gjykata ka vendosur detyrim paraqitje, çështje të tyre. Por një gjë mund ta them me bindje: të çojmë prapa hekurave, e nëpër gjykata djemtë që kanë studiuar në Londër dhe që janë si Klevisi, apo qindra të tjerë…
“Çdo person i cili hyn/largohet në/nga territori i Shqipërisë është i detyruar të deklarojë shumat në të holla, çdo lloj instrumenti të negociueshëm të mbajtësit, metalet ose gurët e çmuar, sendet me vlerë dhe objektet antike, duke filluar nga shuma 10 000 Euro ose kundërvlera e saj në monedha të tjera. Nëpërmjet projektligjit të ri të depozituar në Kuvend ndryshon edhe procedura e kontrollit dhe nivelet e shumave që janë të detyrueshme për tu deklaruar në kufi. Kështu sipas projektligji “Çdo person i cili hyn/largohet në/nga territori i Republikës së Shqipërisë është i detyruar të deklarojë shumat në të holla,…
Të gjithë politikanët dhe drejtuesit e institucioneve të rëndësishme në vend do të jenë në “lupën” e Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, bankave dhe doganave edhe 10 vite pasi të largohen apo të lënë detyrën përkatëse. Këtë e parashikon projektligji i hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe që është konsultuar informalisht me bankat e nivelit të dytë, shoqëritë e transfertave, Shoqatën e Bankave, Bankën e Shqipërisë, Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Nisma në fjalë vjen në kuadër rekomandimeve që bën raporti i Moneyval për Shqipërinë, lidhur me…
David Beckham i është pezulluar me 6 muaj patenta për shkak të përdorimit të celularit gjatë drejtimit të automjetit. Gjyqi e shpalli atë fajtor pasi ishte fotografuar duke drejtuar makinën Bentley në qendër të Londrës më 21 Nëntor të vitit të kaluar. Ish-kapiteni i Anglisë u penalizua edhe me 750 Paund gjobë. Gjykatësja e çështjes tha se e pranonte faktin që Beckham po përdorte celularin teksa kishte mbetur në trafik me makinë dhe po lëvizte me shpejtësi të ngadaltë, por shtoi se ai nuk kishte asnjë justifikim dhe ka shkelur dukshëm ligjin. Ndërsa avokati mbrojtës i Beckham tha: “Nuk ka…