Katër organizata të shoqërisë civile, të fokusuara në çështjet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, – përkatësisht, Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI), Instituti Shqiptar i Shkencës (AIS), Instituti i Studimeve Politike (ISP) dhe Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSGD) prezantojnë publikisht analizën e tyre për gjendjen aktuale në vend dhe rrugëzgjidhjet afatshkurtra dhe afatgjata. Bazuar në përvojën e deritanishme të tranzicionit dhe në problematikën shqiptare, zgjidhja nuk shihet si modus vikendi por në rrënjët e vetë krizës dhe marrjen e masave ligjore, kushtetuese dhe demokratike për parandalimin e krizave të ngjashme në të ardhmen. Katër organizatat kanë…
Author: tirana
Këngëtarët thuhet se as nuk duan t’ia dinë për njëra-tjetrën dhe janë përfshirë në një zënkë që arriti kulmin të hënën në mbrëmje, kur kaluan në tapetin e kuq të Muzeut Metropolitan të Artit Modern të Nju Jorkut. “Daily Mail” shkruan se është e kuptueshme që Dua, 23 vjeç, është zhgënjyer me krahasimet e përsëritura që i bëjnë me bashkëatdhetaren 28-vjeçare, dhe po përpiqet që të shihet si një artiste origjinale. Një burim tha për “The Sun”: “Është për të ardhur keq pasi ato ishin të afërta me njëra-tjetrën dhe Dua tregonte se sa shumë e admironte Ritën. Dua madje…
Kodrat e Liqenit Artificial janë kthyer në destinacionin e preferuar jo vetëm të qytetarëve të Tiranës, por edhe të huajve. E madje jo vetëm për turistët, por edhe për personalitetet që huaja që vijnë në Tiranë për takime zyrtare, konferenca, apo samite të ndryshme. Presidenti slloven Barut Pahor ka shfrytëzuar orët e para të mëngjesit për të vrapuar nga Kodrat e Liqenit, para se të vishte kostumin zyrtar e t’i bashkohej presidentëve të tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor në Samitin e BRDO-Brijunit që po mbahen në Tiranë. Këtë fakt, e konfirmon vetë presidenti slloven përmes një postimi në rrjetet…
Edhe pse modelet e revistave ata i preferojnë të dobëta, në jetën e vërtetë njerëzit preferojnë ato të kolme e me forma të theksuara. Por pse burrat preferojnë gratë me forma të kolme?! Studimet tregojnë se shumica e burrave që janë të shëndetshëm dhe fizikisht aktiv zgjedhin gratë me forma kundrejt atyre shumë të dobëta.Një arsye tjetër është se meshkujt i perceptojnë format e rrumbullakosura si një simbol të kapacitetit riprodhues. Një studim i kryer kohët e fundit ka vrojtuar trurin e njerëzve që ishin duke parë fotografi të femrave shumë të holla dhe atyre me forma e të kolme. Çuditërisht, skanimet e…
Lindsey Pelas, nuk po di të ndalet me provokimet e saj, të cilat nuk janë të pakta. Ajo në llogarinë e saj pothuajse çdo ditë publikon fotografi nga më të ndryshmet, madje edhe të atilla që mund të shikohen nga personat mbi 18 vjeç. Tashmë shumë kush e di që ajo në një intervistë ishte ankuar se pavarësisht që ishte e bekuar gjenetikisht me gjoksin e saj të madh ajo njëkohësisht edhe ishte e ‘nemur’ në njëfarë forme, shkaku që pesha e gjinjve të saj po i shkaktonte dhimbje të paimagjinueshme në shpinë. E së fundmi, Pelas në “Instagram” ka…
Një sulmues i maskuar në mes të ditës në Balashihi të Rusisë, ka qëlluar 11 plumba mbi biznesmenin rus Dimitri Sarova. E gjitha ndodhi para hyrjes së një ndërtese, ku sulmuesi shkrepi 11 plumba e 7 prej tyre qëlluan Sarovin. Si pasojë e këtij sulmi biznesmeni ka pësuar lëndime në dorë dhe këmbë, dhe me urgjencë ishte dërguar në spital për kurim. Siç raportojnë mediat ruse, Sarova dhe familja e tij asnjëherë nuk ishin kërcënuar nga askush, ndërsa momentin e sulmit e kishte parë nga dritarja bashkëshortja e tij, që ishte dëshmitare e momentit kur Sarova rrëzohet në tokë dhe…
Megjithëse disa ndryshime në lëkurën tuaj ose pjesë të trupit janë dukshëm të parëndësishme, mos i injoroni. Ato mund të bëhen më serioze. Zakonisht këto gunga shfaqen në kyçet e duarve, si rrjedhojë lëkura e kësaj zone është më e tendosur ose e butë në prekje. Ato mund të shfaqen gjithashtu në sipërfaqen e brendshme të dorës pranë gishtit të madh ose në nyjet e brendshme të gishtërinjve, transmeton Reporteri.net. Shfaqja e tyre mund të ndodhë për shkak të artritit, shtrembërimeve, frakturave të kockave, por edhe për arsye e mëposhtme: Tenosinovitis nodular – shkaktohet nga tumoret. Ato shfaqen kyçet e dorës,…
Një foto e postuar në rrjete social të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, duket se ka ngjallur reagime dhe ka marrë vëmendje të menjëhershme nga mediat serbe. Pak minuta më parë Vuçiç ka shkëput një foto ndërsa qëndronte në një tavolinë me liderin e serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik, gjatë Samitin të Brdo-Brionit që po zhvillohet sot në Tiranë. Vetë Vuçiç në rrjetin social Instagram e ka përshkruar këtë fotografi si “Takimi vëllazëror në Tiranë”, ndërsa më pas mediat serbe kanë shkruar se ky i fundit “është mirëpritur” dje në Tiranë nga protesta të organizuara nga Vetëvendosja, duke e shpallur…
Whatsapp është një nga aplikacionet e mesazheve më të përdorur në botë. Mirëpo kompania ka njoftuar se ky aplikacion nuk do të funksionojë në disa celularë. Kjo do të thotë që përdoruesit do të duhet të marrin masa, në të kundërt nuk do të jenë në gjendje të kenë akses në Whatsapp. Pas disa muajsh, në të gjithë celularët që funksionojnë me sistem operativ Windows, Whatsapp do të dalë jashtë përdorimit. Kompania shpjegoi se kjo do të ndodhë pas 31 dhjetorit 2019. Whatsapp nuk do të përditësojë më aplikacionin për sistemin operativ Windows në smartphone, çka e bën atë të…
Tirana ka mbledhur ditën e sotme liderët e Ballkanit në një nga samitet më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, politik dhe shoqëror mes vendeve fqinje. Por, ky samit është ndjekur padyshim edhe me shumë polemika dhe debate nga analistë dhe opinionistë të gjeopolitikës në Ballkan. Edhe pse për Lëvizjen Vetëvendosja, lideri i Serbisë dhe homologu i tij boshnjak janë politikanë dhe njerëz ‘non-grata’ në kryeqytetin shqiptarë, dy presidentët janë fotografuar duke konsumuar një kafe sëbashku në një nga lokalet më luksoze në qendër të Tiranës. Ka qenë pikërisht presidenti serb Vuçiç ai që e ka postuar foton me homologun e…
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “1 Maji” të qytetit të Korçës. Dy persona të cilët ishin duke udhëtuar me një furgon kanë kaluar trotuarin dhe më pas janë përplasur me katin e parë të një ndërtese. Ngjarja ka ndodhur reth orës 18.30 kur furgoni është parë të udhëtonte me shpejtësi të lartë para se të përplasej. Nga të dhënat e para mësohet se ka mbetur I lënduar drejtuesi I mjetit dhe një pasagjer, identiteti I të cilëve ende nuk është bërë I ditur. Dëshmimtarë pranë këtij aksi.denti thanë se pasojat do të ishin më të rënda…
“Një mëngjes i zakonshëm pas emisionit Live”, shkruan Ori Nebiaj në një video që publikuar në Instagram, duke kërcyer me Isli Islamin. Moderatorja bukuroshe e “Wake up”, dhe kolegu i saj simpatik Isli Islami kanë ndarë me ndjekësit e tyre një moment argëtimi pas emisionit të mëngjesit, i cili transmetohet çdo mëngjes në Top Channel. Ata janë kënaqur pafund teksa kërcenin dhe kjo duket qartë edhe nga videoja e publikuar nga moderatorja. Nuk kanë munguar komentet e shumta pozitive për kërcënimin e “çmendur” të dyshes më simpatike të ekranit shqiptar.