Një kontabilist që mashtroi klientë të famshëm si Rita Ora, Matt Dawson dhe Martin Bayfield, është burgosur. Andrew Munday përdori paratë që mori nëpërmjet mashtrimit, një shumë prej 3.35 milionë paund, për të blerë disa shtëpi, relikte të Star Wars dhe u anëtarësua në sallën e pritjes në Tottenham Hotspur. Prokurori Simon Davis tha për Gjykatën e Northampton se 38-vjeçari kishte bërë mashtrime për një jetë luksoze. Munday u dënua me 5 vite e 8 muaj burg. Biznesit që ai drejtonte në atë kohë, Blue Cube Business, i është ndaluar aktiviteti. Në një deklaratë, këngëtarja VV Brown tha se Munday…
Author: tirana
Presidenti i vendit e ka nisur këtë ditë të enjte me vrap në natyrë dhe kete moment e ka ndare edhe me miqte e tij, real e virtuale. Me një postim në rrjetet sociale, Meta ka kujtuar njëherësh 9 majin, Ditën e Evropës, duke ndarë me ndjekësit e tij një mesazh domethënës për shqiptarët. “Shqiptaret jane evropiane me mendje dhe me zemer. Gezuar Diten e Evropes!”-shkruan Meta.
Një tërmet ka lëkundur vendin pak pas mesnatës së mbrëmshme. IGJEUM bën me dije se lëkundja është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe ka pasur epiqendër në Pajun, zonë që ndodhet 15 kilometër në Perëndim të Elbasanit. Sipas të dhënave të matura nga IGJEUM, lëkundja nuk ka qenë shumë e fortë. Lëkundja ka qenë në thellësi 28 kilometër dhe me magnitudë 2.8 .
Gazetari Artan Hoxha zbulon për Top Story edhe dëshmitë konfidenciale që ai ka siguruar nga efektivë të policisë që kanë qenë në ndjekje të grabitësve. “Punonjësit e policisë, nga deklarimet që kam marrë personalisht kanë thënë që nuk kemi patur fushëpamaje, jemi munduar ta shohim vendngjarjen prapa, që a kanë mundësi, në fakt duket jashtëzaonisht e vështirë të kenë pasur fushëpamje”, tregon Artan Hoxha. Pra, Admiri ishte pozicionuar mirë, i fshehur nga plumbat e policisë.
Në kuadër të “Javës së Europës”, 28 artistë ndërkombëtarë mblodhën punimet e tyre për t’i shfaqur për publikun shqiptar në një ekspozitë titulluar “Mjeshtrit Evropian të Akuarelit” në Galerinë e Qytetit të Fierit. Në këtë ekspozitë të kuruar nga akuarelisti i njohur Helidon Haliti, janë të paraqitura 50 punimeve të punuara nga mjeshtrit të teknikës së akuarelit në Eruopë dhe që ekspozojnë punimet e tyre në galeritë më të famshme dhe të mëdha të botës. Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës, Kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, tha se ky aktivitet kulturor është në kuadrin e disa organizimeve për…
Totenham Hotspurs është finalisti i dytë e Champions League dhe do të përballet me Liverpool në Madrid. Holandezët kishin fituar ndeshjen e parë 0-1 në Londër dhe ishte haptazi më e favorizuar. Impenjimi i skuadrës e cila konsiderohet surprizë këtë vit u duk që në pjesën e parë në Amsterdam Arena. Në minutën e 5’ kapiteni de Ligt shënoi me kokë për të zhbllokuar sfidën. Për të dyfishuar rezultatin mendoi marokeni Hakim Ziyech. U mendua i vulosur kualifikimi por anglezët zgjohen shumë vonë. Lucas Moura hesht Amsterdam Arenën me dy gola të shpejtë në minutat 55’ dhe 59’. Të besuarve të Pochettino…
Një 55-vjeçar, banues në lagjen 11 të qytetit të Durrësit ka përfunduar në spital mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30. Policia lokale bën me dije se shtetasi me iniciale Sh.L., marinar në portin e Durrësit, është rrëzuar nga shkallët e një anijeje dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Ministria e Financave ka depozituar në Kuvend disa ndryshime në ligjin për procedurat tatimore, që në thelb synojnë të reduktojnë ekonominë informale dhe përdorimin e parasë fizike nga personat fizikë/juridikë tregtarë. Ndryshimet adresojnë njëkohësisht edhe rekomandimet e Komitetit Moneyval, dhe propozojnë të sanksionohet në ligjin për procedurat tatimore, detyrimi i të gjithë tatimpaguesve persona fizikë/juridikë, përfshirë edhe organizatat jofitimprurëse për të pasur llogari bankare biznesi. Ndërkohë, parashikohet që mos të jenë subjekte të këtij detyrimi tatimpaguesit, persona fizikë tregtarë të cilët realizojnë qarkullim vjetor, rrjedhimisht edhe qarkullim të parasë fizike, në vlera të ulëta. Për këtë arsye, është marrë për…
Nga Carlo Bollino Tek kriza që ka shpërthyer mes mazhorancës dhe një pjese të rëndësishme të opozitës, ajo çka të habit nuk është radikalizmi i protestës nga PD dhe LSI, por indiferenca që po vazhdon të tregojë komuniteti ndërkombëtar. Kriza, edhe të rënda, Shqipëria ka përjetuar shumë në këto 27 vjet demokraci dhe nuk mbahet mend asnjë prej tyre që të jetë zgjidhur vetëm nga protagonistët shqiptarë. Paaftësia kronike e këtushme për të gjetur një kompromis, gjithnjë është zgjidhur nga ndërhyrja e ndonjë ndërmjetësi të huaj, i cili ka detyruar palët të ulen rreth një tryeze e të gjejnë marrëveshjen. …
Shumica e femrave do të kënaqeshin me një tufë lule ose një darkë romantike, por zonjushat e tribusë Surma në Etiopi duan shumë më shumë nga një mashkull. Djemtë e kësaj tribuje, nëse duan të martohen ndonjëherë, duhet të ndeshen me njëri-tjetrin me shkopa dhe këto shkopa shkaktojnë dëmtime të rënda që mund të sjellin edhe vdekjen. Ata që fitojnë, kanë mundësinë të zgjedhin për nuse vajzat më të bukura të fshatit. Rituali që njihet me emrin donga nis pas të korrave dhe para se të fillojë ndeshja brutale, djemtë duhet të pinë me fund nga dy litra gjak të…
Shpërthimi i një mine i ka shkaktuar vdekjen një efektivi të forcave të xhenios në Ushtrinë Shqiptare. Ndërkohë, nga ky incident janë plagosur edhe dy efektivë të tjerë nga ky repart. Ata ishin në një mision në Letoni në kuadër të NATO-s dhe incidentit tragjik ka ndodhur në vendin Balltik.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti rrëfen momentin se si u kthye në Shqipëri dhe se si e priti pozicionin e ministres nga kryeministri Edi Rama. E ftuar në Top Channel, ajo flet edhe për jetën private. Kthimi Pesë vite më parë jam kthyer. Ardhja e Papës solli një energji shumë të madhe në Shqipëri. Ardhja e Papës në 2014, solli një ndryshim, ndoshta ju brenda në Shqipëri nuk e perceptonit, por unë nga larg dëgjoja aktiviteteve. Ka pasur një gjallëri. Tirana dhe Shqipëria në përgjithësi ka gjallëri. Çfarë i mungon qyteteve të vjetra në Itali dhe vende të tjera evropiane.…