Blogeri i njohur Olti Curri publikoi një ditë më parë një video, ku shfaqej moderatorja Fjoralba Ponari, duke thënë: ‘Fatmirësisht sot të lindësh e bukur nuk është thjesht çështje fati, është edhe çështje profesionale’. Fjoralba nuk e ka pritur mirë këtë dhe ka reaguar përmes një statusi në ‘Instastory’, ku shprehet videoja e Oltit është shkëputur nga konteksti dhe është prerë qëllimisht për të krijuar efektin parodik. ‘Të sqaroj pak dhe mesazhet që vijnë nga videoja e Oltit. Kujt mund t’i ketë shpëtuar le të shkojë të argëtohet pak. Unë bëj një lapsus që në vazhdim sqarohet dhe jepet ideja…
Author: tirana
Gjatë takimit në Devoll, një demokrat ka këshilluar kryetarin e Partisë Demokratike që të mos jetë kaq i butë. Ai ka ngulmuar që duhet të jetë më i ashpër pasi kundërshtarët politik e gënjejnë shumë thjeshtë. Qytetari: I dashur kryetar sot nuk ta uroj mirëseardhjen, do ta uroj kur të jesh kryeministër. Kur të marrësh Qeverinë dukesh që je shumë i butë dhe tolerant. Nuk duhet të dëgjosh njerëzit që vijnë për servilizma. Mos jepni subvensionime se do t’i marrin ata që të ndjekin nga pas. Ulni naftën, zgjidhni ambasadorët që vijnë jashtë, se ndyshe nuk ka sesi. Subvencionime nuk duam…
Tirana-Kukësi do të jetë finalja e Kupës së Shqipërisë. Bardheblutë fituan bindshëm 5-3 ndaj Luftëtarit, në stadiumin “Selman Stërmasi”, në një sfidë ku përveç pjesës së parë që përfundoi barazim 1-1, 45-minutëshi i dytë u dominua nga kryeqytetasit. Daja, Cobbinah, Ngo’o dhe Sentamu dy herë, shënuan për Tiranën, ndërsa gjirokastritët gjetën dy golat e tyre me anë të Filit në fund të pjesës së parë dhe Oshafit e Dungës në pjesën e dytë. Në sfidën tjetër gjysmëfinale, Kukësi fitoi ndaj Skënderbeut edhe në Korçë, këtë herë me rezultatin 1-3, ndërsa kaluan në finale me rezultatin e përgjithshëm 1-5. Verilindorët kaluan…
Hulumtime të ndryshme shkencore tregojnë se disa njerëz punojnë më mirë nëse zgjohen herët në mëngjes, ndërsa disa të tjerë ia dalin të jenë më produktivë vetëm nëse punojnë natën deri vonë. Qoftë nëse zgjoheni herët apo vonë, ju sigurisht keni ritualet tuaja të vogla. Disa njerëz kanë nevojë për kafe në mëngjes, ndërsa disa të tjerë preferojnë të shkojnë të bëjnë vrap apo fizkulturë mëngjesi para se të nisin aktivitetet e tjera . Sleepypeople.com ka mbledhur informacione prej njerëzve më të suksesshëm në historinë e botës, për të zbuluar nëse ka ndonjë sekret për të arritur sukses duke u…
Është tensionuar situata në bulevard, ku Qendra e Lëvizjes Vetëvendosja, sidhe qytetarë të thirrur nga kjo forcë, po protestojën për të kundërshtuar ardhjen e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Tiranë dhe kreut të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik. Qytetarët kanë tentuar të hyjnë në bulevard dhe të marshojnë drejt sheshit Nënë Tereza, por janë shtyrë me forcë nga policia.
Edhe pse argjendi dhe floriri i rezistojnë kohës, ndodh që të marrin një ngjyrë jo të bukur gjatë qëndrimit pranë bizhuterive të tjera apo dhe nga kontakti me detergjentët. Nëse tregoni kujdesin e duhur ju mund ti rriktheni shkëlqimin e dikurshëm perlave, argjendit dhe floririt dhe do të dashuroheni edhe një herë me to. Si të pastroni argjendin Objektet e argjendta pastrohen fare lehtë duke i fërkuar me një pastë të krijuar me 1 masë ujë e 3 masa sodë buke. Shpëlahen dhe thahen me një cohë të butë. Gjithashtu mund t’i mbështillni në një letër alumini e t’i vendosni…
Edhe pse modelet e revistave ata i preferojnë të dobëta, në jetën e vërtetë njerëzit preferojnë ato të kolme e me forma të theksuara. Por pse burrat preferojnë gratë me forma të kolme?! Studimet tregojnë se shumica e burrave që janë të shëndetshëm dhe fizikisht aktiv zgjedhin gratë me forma kundrejt atyre shumë të dobëta. Një arsye tjetër është se meshkujt i perceptojnë format e rrumbullakosura si një simbol të kapacitetit riprodhues. Një studim i kryer kohët e fundit ka vrojtuar trurin e njerëzve që ishin duke parë fotografi të femrave shumë të holla dhe atyre me forma e të…
Pak orë më parë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka publikuar në rrjetet sociale një video vërtetë interesante nga Kina. Në video shfaqen disa nxënës kinezë të cilët këndojnë në gjuhën shqipe këngën e Alban Skënderaj ‘Mirëmngjes’. Ajo çfarë vihet re është se ata kanë një rrjedhëshmëri në artikulim dhe një performancë shkëlqyer. Mirëpo, Veliaj nuk ka nguruar që këtë mikëpritje ta shoqërojë me disa fjalë plot humor duke etiketuar Albanin dhe Noizyn. ‘Eci në Kinë me 30 vetë. Alban Skenderaj se mos e merr vesh Noizy sa fansa ke në Kinë se na fike…’, shkruan Veliaj. Kujtojmë që kryebashkiaku…
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, nuk ka ndaluar së qëni aktive për kauzat opozitare, ndonëse gjendet në pritje të ëmbël. Jorida është pikasur ditën e djeshme gjatë rivendosjes së shkronjave të Teatrit Kombëtar, të cila u hoqën në mënyrë misterioze mbrëmjen e 26 prillit. E veshur me një bluzë të bardhë me vija të zeza, Jorida dukej me një bark tejet të rrumbullakosur. Gjashtë ditë më parë, ish-deputetja bëri vetë me dije në studionin e “ABC News” se ndodhet në pritje të një djali. Jorida dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër për herë të parë të dy binjakeve,…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë Drejtorisë së Policië Tiranë. Një drejtues mjeti është përplasur me një pemë pranë rrugës “Myslym Shyri” dhe ka mbetur i vdekur në vend.Dyshimet e para janë se personi ka humbur jetën si pasojë e një infarkti dhe më pas makina ka humbur kontrollin duke u përplasur me pemën.
Vajza e njohur si “Seaside Girl Little Seven”, poston rregullisht klipe të sajat duke shijuar ushqime të detit, por këtë herë me shpresën për të fituar më tepër popullaritet, provon diçka ndryshe. Kjo video 50 sekonda është shpërndarë në rrjetet sociale, ku vajza lufton me oktapodin, ndërkohë që po mundohej që ta hante të gjallë. Oktapodi duket që po mundohet të vetëmbrohet, duke ngjitur tentakulat e tij në fytyrën e vajzës, e cila shfaqet në video duke bërtitur nga dhimbjet, ndërkohë që mundohet të shpëtojë nga oktapodi.
Në kulmin e përplasjes me qeverinë për treguesit ekonomik të koncesionit, Aeroporti i Rinasitka vendosur një rekord të ri fitimesh. Të dhënat nga bilanci zyrtar i dorëzuar në QKR, tregojnë se gjatë vitit të kaluar fitimi bruto i kompanisë kërceu në 48.5 për qind e xhiros duke u konfirmuar kështu si një nga kompanitë më fitimprurëse në Shqipëri. Sipas të dhënave nga bilanci, për vitin 2018, Tirana International Airport arkëtoi 6.4 miliardë lekë nga tarifat dhe shërbimet e tjera aeroportuale, nga të cilat 3.1 miliardë lekë ose rreth 25 milionë euro shkuan si fitim bruto për kompaninë. Ndërsa pas pagesës së taksave, fitimi neto…