Lirohen nga burgu 2 anëtarë të grupit ‘Bajri’. Mësohet se gjykata ka dhënë sot masën ‘arrest shtëpie’ për Denis Brajoviç dhe Klaudio Hoxhalliu. Ky i fundit është pronari i ambjentit ku u arrestua Safet Bajri, disa muaj më parë. Trupa gjykuese ka deklaruar gjatë seancës së sotme se nuk provohet akuza për ‘përkrahje të autorit’ ndaj dy të pandehurve. Si rrjedhojë ndaj tyre u vendos ndryshimi i masës së sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’.
Author: tirana
Shkrihet ALUIZNI dhe ZRPP në Durrës. Paraditen e sotme eshte emëruar drejtori i Agjencisë Shtetërore te Kadastrës, ne Drejtorine Rajonale te Durrësit. Dy drejtuesit aktuale, Arben Isaku i ALUIZNI-t të Durrësit dhe kreu i Hipotekes, ZRPPP, Florian Alimadhi jane liruar nga detyra qe mbanin. Vendin e tyre e ka zene Liridon Pula drejtor i ASHK-se. Prezantimi i drejtuesit të ri është bërë nga Drejtori i Përgjithshëm Erion Zoto. Theksojme se Pula, drejtori i ri i ASHK-së vjen nga Tirana. Nderkohe qe si ZRPP në Durrës ashtu edhe ALUIZNI, u përfshinë në skandale të njëpasnjëshme për shkak të akuzave të ngritura…
Demi Rose ngriti temperaturat në rrjetet sociale duke publikuar një foto me bikini dhe duke provokuar fansat e saj me format e saj bombastike. Demi vetem 24-vjeç duket shumë seksi ndërsa nuk munguan komplimentet për të. “Kam kaluar disa ditë me miqtë e mi më të mirë. Ndihem kaq i frymëzuar dhe e gatshme për të nisur pjesën tjetër të udhëtimit tim”, shkruan ajo në postimin e saj.
Së fundmi Lindita Halimi ka publikuar një foto ku shfaqet seksi me një fustan të shkurtër që i nxjerr më pah format bombastike. Theksojme se ka vetëm një muaj që është bërë nënë por këngëtarja është kthyer në kohë rekord në superformë. “Po sigurohem që qëndroj në krye”, shkruan këngëtarja e dhënë pas aktivitetit fizik e veçanërisht pas palestrës.
Në nisje të muajit të Ramazanit, Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në darkën e Iftarit në Sarajevë, me ftesë të homologut të Bosnjë e Hercegovinës. Lajmin e ka postuar kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili ka postuar foton e shkrepur së bashku me Denis Zvizdic dhe Ramën. “Me ftesë të Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Bosnjë dhe Herzegovinës, Denis Zvizdiç, mora pjesë në darkën e Iftarit në Sarajevë së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama”- shkruan Zaev ne FB. Me tej, thekson se “Ditët e agjërimit të Ramazanit janë një kujtesë se dashuria, respekti,…
Nga Lutfi Dervishi Zgjedhjet e mira janë zgjedhjet ku njerëzit përveç votimit edhe zgjedhin. Zgjedhjet e mira janë zgjedhjet ku votuesit e mirëinformuar vendosin t’i besojnë drejtimin e qytetit, kandidatit që mendojnë se do të sjellë ndryshim, se do të shërbejë, se do ta bëj qytetin më të bukur dhe më të begatë. Zgjedhjet e mira, janë zgjedhjet ku media raporton në mënyrë profesionale, ku gazetarët janë prezent dhe nuk mjaftohen vetëm me: ai tha, ai theksoi, ai nënvizoi, ai përsëriti, ai shtoi, ai… zgjedhjet e mira janë kur raporti është i saktë, i plotë, ka këndvështrimin e njerëzve dhe…
Aktori shumë i dashur për publikun shqiptar falë roleve të tij në telenovela, William Levy prej vitesh është i martuar me Elizabeth Gutierrez dhe janë prindër të dy fëmijëve, Christopher dhe Kailey. Kailey së fundmi ka shkuar me Williamin në një mbrëmje që organizon shkolla ku vajzat kërcejnë me babin. Vajza e William ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet me të atin të kapur për dore, e veshur me fustan blu, si një princeshë. Foto e postuar nga Kailey ka arritur gati 100 mijë pëlqime duke thyer rrjetin. “Faleminderit babi që më bën të ndihem si princeshë e…
Personat e lindur në këto shenja të horoskopit kurrë nuk do të jenë miq të sinqertë, sepse u intereson vetëm interesi personal. BinjakëtKurrë mos u besoni. janë të pakapshëm dhe gjithmonë i ndërrojnë miqtë. Do t’ju urrejnë për shkak të kritikës. VirgjëreshaJanë të nxituara, të pakapshme e lakmitare, kështu që keni kujdes me ta. ShigjetariNjerëzit lidhen shpejt me ta sepse janë argëtues e simpatikë, por thjesht nuk janë miq të mirë sepse u intereson vetëm vetja e tyre. UjoriJanë jashtëzakonisht egoistë dhe nuk i shqetësojnë problemet e të tjerëve. Janë në gjendje t’ju injorojnë me javë.
Deputetja Rudina Hajdari në seancën e sotme kërkoi të mbahej 1 minutë heshtje për ngjarjen e ndodhur në Letoni. Mirëpo, teksa komunikoi këtë kërkesë, Hajdari bëri sërish gafë. Deputetja e nisi fjalën e saj duke thënë të hënën në Letoni humbën jetën tre ushtarakë. “Ditën e hënë në datën 6 maj humbën jetën tre ushtarakë shqiptarë në Letoni gjatë misionit të NATO-s’, tha Hajdari, ndërsa në sallë deputetët e kundërshtuan, duke i thënë se nuk janë tre. ‘Mund t’ju them edhe emrat’, tha Hajdari, duke shtuar “2 të tjerë janë plagosur”. “Dakord. Do i kërkojë Kuvendit të Shqipërisë për zonjën…
Dhurimi i gjakut është një akt human i cili shpëton jetë njerëzish. Gjaku i sigurt shpëton jetë dhe përmirëson shëndetin. Gjaku, përveçse një përbërës i rëndësishëm i trupit tonë, është edhe një lëndë kuruese e cila nuk mund të prodhohet nga industria farmaceutike, ndaj i vetmi burim i tij është dhurimi i gjakut në mënyrë vullnetare dhe të rregullt nga njerëzit dhe pa pagesë. Dhurimi i gjakut nevojitet për: ● Gratë me komplikacione gjatë shtatzënisë, si dhe hemorragji përpara, gjatë dhe pas lindjes. ● Fëmijët me anemi të theksuar që shpesh vijnë nga malaria…
Kreu i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi është betuar ditën e sotme në Kuvend, pasi pranoi të merrte mandatin e deputetit. Ky i fundit prej kohësh është një emër i lakuar në media, ndërsa ditën e sotme ajo që tërhoqi vëmendje ishte veshja e tij. Gjuzi kishte vendosur papion me ngjyrë të kuqe dhe jo kravatë, ashtu sikurse vishen zakonisht politikanët në Kuvend. Kujtojmë se Gjuzi, ish aleat i Bashës vazhdimisht ka deklaruar se pranoi mandatin për t’u përballur në Kuvend me ‘Rilindjen’.
Familjarët, të afërmit dhe shokët e shkollës i kanë dhënë lamtumirën e fundit Adela Çaçit. Adoleshentja ishte nxënëse e vitit të parë në shkollën e mesme profesionale e Ekonomisë dhe Turizmit “Kristo Isak”, e cila ndodhet në lagjen “Jani Vruho” në qytetin e Beratit. 16-vjeçarja, prej disa ditësh, kishte shfaqur një sjellje të pazakontë. Madje, një ditë para se të kryente vetëhelmimin, ajo kishte vënë në dijeni dhe prindërit për situatën që po kalonte.Shoku i saj i shkollës, D.K, e kërcënonte se do t’i publikonte një video në rrjetet sociale nëse nuk i jepte para. Adela jetonte në fshatin Duhanas,…