Author: tirana

Indrit Hoxha, kandidat i PD, refuzon të marrë mandatin pasi Gramoz Ruçi i dha fjalën për të bërë betimin në sallen e Kuvendit. Fjala e tij: Neveri per kete parlament ilegjitim! Une Indrit Hoxha, kandidat ne listen vijuese te Partise Demokratike te Shqiperise ndermarr sot kete akt politik ne emer te babait tim te ndjere Fatmir Hoxha, i burgosur politik i regjimit kriminal qe nuk reshti deri ne frymen e fundit luften per liri dhe demokraci. E ndermarr kete akt politik ne shenje revolte dhe neverije kunder krimit te rilindur te ketij parlamenti ilegjitim dhe ne respekt te vlerave te…

Read More

Tridhjete persona u proceduan për akte dhunë gjatë protestës së djeshme në zonën e Unazës së Re dhe Komisariatit të Policisë, ndërsa ish-deputeti i PD, Klevis Balliu dhe 4 banorë të tjerë janë arrestuar. Ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Të arrestuarit akuzohen për veprime të dhunshme mbi Policinë dhe shkatërrimin e pronës. Për sulmet dhe veprimet e dhunshme mbi punonjesit e policisë janë arrestuar shtetasit: – K.B., 30 vjeç, banues në Tiranë – L.M., 42 vjeç, banues në Tiranë – S.H., 34 vjeç, banues në Tiranë – E.S., 41 vjeç, banues në Tiranë. Po punohet për identifikimin,…

Read More

Facebook dhe Instagram kanë vendosur që të mbyllin llogaritë sociale të disa personave të cilët promovojnë dhunën dhe gjuhën e urrejtjes. Rrjetet sociale kanë akuzuar Alex Jones, mirëmbajtësin e faqes së internetit të komplotit të krahut të djathtë “InfoWars”, redaktorin anglez Paul Josepgh Watson dhe ish- redaktorin e lajmeve Milo Yinapopulos për gjuhë të urrejtjes. Edhe Louis Garrakhan, lideri e Shtetit Islam, i cili ka shprehur pikëpamje anti-semite do të përjashtohet. Facebook tashmë ka ndaluar edhe grupe anti-islamike të Britanisë së Madhe, mes tyre edhe grupin e quajtur ‘First Britania’. Në mesin e këtij grupi që u ndalohet Facebook-u përshihen…

Read More

Ambasada e Rusisë në vendin tonë ka publikuar disa foto nga Beteja e Stalingradit, në prag të 74-vjetorit të Fitores, që ajo e quan Lufta e Madhe Patriotike. Fotot mundësohen nga arkivat ruse dhe dhe gjermane. Ajo ishte një nga ngjarjet më të egra të Luftës së Dytë Botërore, që vazhdoi për 200 ditë: nisi më 17 korrik 1942 dhe përfundoi më 2 shkurt 1943. Fitorja e trupave sovjetike konsiderohet si një pikë kthese në Luftën e Dytë Botërore. Sipas vlerësimeve të ndryshme, në këtë betejë gjithsej humbën jetën rreth 2 milionë njerëz. (Fotot dhe informacioni janë publikuar nga faqja…

Read More

Reperja e njohur shqiptare që jeton në Zvicër, Loredana Zefi është arrestuar në orët e para të së mërkurës nga autoritetet zvicerane. Portali i njohur zviceran “20 minutes” ka raportuar për arrestimin dhe akuzat për të cilat është vënë nën pranga reperja nga Kosova. Bëhet fjalë për një dëm material të shkaktuar ndaj një çifti zviceran, vlera e të cilit shkon deri në një miliona franga zvicerane. Loredana akuzohet për mashtrim në vlerë të 700 mijë frangave, kurse vëllai i saj Berati për 200 mijë sosh. Mendohet se vëlla e motër kanë marrë para nga çifti 50 vjeçar përmes kanosjes…

Read More

Erion Isai, i ftuar në emisionin Tempora në RTV Ora foli për mundësinë e kandidimit si kryetar bashkie në Ersekë. Sonila Meço: Do jesh kandidati për Bashkinë e Ersekës? Erion Isai: Ka kohë që kandidatët vendosen nëpër studio televizive, ka shumë kohë. Kjo që sapo the është një lajm që qarkullon nëpër portale prej disa kohësh. Sonila Meço:Unë e mora për të mirëqenë si lajm. Erion Isai: Nuk ka për të mirëqenë për sa kohë nuk vendos Tempora, Sonila dhe Erioni por Asambleja e Partisë Socialiste dhe sidomos vetë Kolonja. Unë kam 30 vite jetë, në të cilat 15 i kam kaluar në…

Read More

Më pak se 24 orë nga ngjarja në bazën Camp Adazi në Letoni, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka udhëtoi drejt Rigës për të vizituar kontigjentin e 4-t, EOD e për t’u takuar me drejtues të bazës ku që prej vitit 2017, Shqipëria përfaqësohet me trupat e saj si pjesë e misionit të NATO-s “enhanced Forward Presence”. Fillimisht ministrja Xhaçka vizitoi dy efektivët e plagosur, njëri prej të cilëve, major Klodian Tanushi, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin Riga East University Hospital. Ministrja e Mbrojtjes u takua me mjekët që po ndjekin me vëmendje maksimale gjendjen e major Tanushit.…

Read More

Xherdan Shaqiri ishte një ndër protagonistët e mbrëmjes së çmendur, ku Liverpuli eliminoi Barcelonën duke shkuar në finalen e Ligës së Kampionëve. Në prononcimin pas sfidës për mikrofonin e gazetarit polak Artur Uiçniarek, djaloshi nga Gjilani përshkroi atë që ndodhi në “Anfiel”, teksa tregoi se ishte i tronditur gjatë gjithë kohës. “Jam shumë krenar me këtë skuadër. Është vështirë për ta përshkruar në fjalë. Është e mrekullueshme. Jam i tronditur gjatë gjithë kohës. Kemi arritur diçka të paimagjinueshme. Mendoj se në shtëpi duhet ta shikoj sërish këtë takim, tani kemi shumë adrenalinë gjatë gjithë kohës.

Read More

Një i ri është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur pasi dy nxënës dyshohet se kanë hapur zjarr në një shkollë amerikane. Sulmi ndodhi në shkollën STEM Highlands Ranch, pranë Denverit në Kolorado. Mediat raportojnë se dy autorët e sulmit tashmë janë arrestuar. Njëri prej tyre është identifikuar si Devon Erickson 18 vjeç, i cili ka bashkëpunuar me një të mitur. Emri i viktimës ende nuk është bërë publik, por raportohet se është një 18-vjeçar. Ngjarja ndodhi vetëm 7 milje larg nga Littleton, vendi ku ndodhi vrasje masive në Columbine High School në 1999. Kjo besohet të jetë vrasja…

Read More

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora deklaroi se nëse opozita do të kishte mbajtur të njëjtin qëndrim si para 17 majit atëherë në vend do të kishte luftë civile. Alibeaj: Zgjedhjet nuk janë vetëm çështje e partive politike që garojnë. Meço: Ju i administroni. Alibeaj: Ky është kurthi. Çështja e zgjedhjeve mbi të gjitha është një e drejtë themelore e qytetarëve shqiptarë. Politika duket që ka dështuar në garantimin e kushteve për tia garantuar ketë të drejtë. Marrëveshja ishte e gabuar? Në këndvështrime të ndryshme. Kërkesë e jona ishte fakti që ne kimin…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka përsëritur sërish tashmë qëndrimin e njohur prej kohësh se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Ai i është drejtuar ndërkombëtarëve duke thënë se nuk të mund ta detyrojnë ta bëjnë këtë gjë. “Mund të më vrisni, por ajo nuk do të ndodhë. Ju them, anglezëve dhe gjermanëve se nuk do ta bëjë atë. Më goditni, por unë s’do ta bëjë. Mund të jem president edhe për 15 vjet, por nuk e njoh Kosovën”, ka deklaruar Vuçiç, shkruan “Tanjug“. Ai ka thënë se nuk ka mundur që të gjejë zgjidhjen për Kosovën, pasi…

Read More

Kujdes per gjithe perdoruesit e autostrades Tirane-Durres.ARRSH njofton se do te nise rehabilitimi i sistemit te ndriçimit në Autostradën Tiranë-Durrës, nga Km 0+000 deri në Km 14+750, Segmenti rrugor: ish Dogana-Qafë Kashar-Vorë. Per pasoje, duhet te jeni te vemendshem duke filluar qe sot, teksa do te levizni ne kete pjese te autostrades. “Qarkullimi i mjeteve në pjesën ku do të kryhen punimet do të jetë me shpejtësi të reduktuar, lëvizja e mjeteve do të drejtohet në 1 korsi (Punimet kryhen vetëm gjatë njërit drejtim të rrugës) dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit…

Read More