Ambasada e Rusisë në vendin tonë ka publikuar disa foto nga Beteja e Stalingradit, në prag të 74-vjetorit të Fitores, që ajo e quan Lufta e Madhe Patriotike.
Fotot mundësohen nga arkivat ruse dhe dhe gjermane.
Ajo ishte një nga ngjarjet më të egra të Luftës së Dytë Botërore, që vazhdoi për 200 ditë: nisi më 17 korrik 1942 dhe përfundoi më 2 shkurt 1943.
Fitorja e trupave sovjetike konsiderohet si një pikë kthese në Luftën e Dytë Botërore. Sipas vlerësimeve të ndryshme, në këtë betejë gjithsej humbën jetën rreth 2 milionë njerëz.
(Fotot dhe informacioni janë publikuar nga faqja e ambasadës ruse në Tiranë)