Author: tirana

Katër efektivë policie janë plagosur mesditën e sotme gjatrë përplasjes me banorët e Unazës së Re. Mësohet se një grup protestuesish kanë goditur me sende të forta duke plagosur 4 punonjës policie, 3 nga forcat ‘Shqiponja’ dhe 1 nga FNSH. Efektivët e Policisë po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Në orët e pasdites policët e lënduar i vizitoi në spital Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtues të lartë të PSH. Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet procedurale dhe hetimore për të…

Read More

Klevis Balliu, ish-deputeti i Partisë Demokratike,  është shoqëruar mëngjesin e sotëm nga policia. Së bashku me të është arrestuar edhe një banor i Unazës se Re. Mësohet, ndër të tjera se Balliut i është komunikuar masa  e arrestit në Komisariatin  nr 6. Nderkohe janë lënë të lirë nga Policia, tre banorë që u konfrontuan me uniformat blu dhe bllokuan rrugën mesditën e sotme në zonën e Astirit. Bëhet fjalë për Gazmed Kokën, Arben Qyranin dhe Muharrem Rexhën. Ish-deputeti i PD-së, Balliu u shoqëruamë herët gjatë ditës së sotme, pas përplasjes mes policisë dhe banorëve protestues te Unaza e Re në…

Read More

Lindja është një përvojë e shenjtë dhe e bukur. Dhe shpesh gjejmë çifte që e ndajnë me njëri-tjetrin këtë përvojë fantastike duke dëshmuar lindjen e fëmijës së tyre. Por a duhet të lejohen burrat për të qëndruar kur lind fëmija? Specialisti Michel Odent shpjegon pse burrat nuk duhet të qëndrojnë në dhomën e lindjes gjatë këtij procesi. Duke pasur 50 vjet përvojë në lindjen e fëmijëve dhe duke kryer 15,000 lindje, ai deklaron se asgjë e mirë nuk do të vijë nëse bashkëshorti është i pranishëm gjatë lindjes. Ai thotë se as burri dhe as gruaja nuk do të përfitojnë…

Read More

Mistikët pretendojnë se bota e ëndrrave tona, mund të përbëjë një lidhje me botët e tjera, të paarritshme për ndërgjegjen tonë kur jemi zgjuar, kështu që nuk është një rastësi fakti se që nga kohët e lashta është besuar se ëndërrimi i njerëzve të vdekur, është një shenjë e rëndësishme që nuk duhet të injorohet. Të vdekurit vijnë në ëndrrat tona me një mesazh, këshillë apo vërejtje që duhet të kuptohet në mënyrë që të shmangen problemet e panevojshme apo edhe gabimet. Psikologët besojnë se ëndërrimi i të afërmve apo miqve që kanë ndërruar jetë, është thjesht një manifestim i…

Read More

Në postime apo intervista të ndryshme, modelja bukuroshe, Adrola Dushi, gjithmonë shprehet se e adhuron bukurinë e të birit dhe ai i duket krijesa më e bukur në botë. Këtë gjë, ia vë në dukje edhe atij vetë, i cili e shikon me kënaqësi kur mami e mbulon me komplimente. Në një video të postuar pak orë më parë, Adrola i drejtohet Troit me fjalët më të bukura: o jetë, o mbret, o dritë, o yll, sa i bukur je ti, o Zot rrite! Ndërsa ai e shikon i buzëqeshur.

Read More

Rritja e koeficientëve të indeksimit do të sjellë pensione më të larta, për ata të cilët dalin këtë vit. Eksperti për pensionet, Koço Broka, sqaron të gjitha efektet që pritet të sjellë në skemë vendimi i fundit i qeverisë si edhe kategoritë që përfitojnë. “Politika e indeksimit është e domosdoshme për faktin se pensionet që dalin në vitit paraardhës indeksohen në vitin pasardhës. Në këto kushte, për të ruajtur barazinë midis pensioneve që kanë dalë më parë, të cilët indeksohen, dhe pensioneve në vitin aktual, lind i nevojshëm barazimi, i cili bëhet i mundur nëpërmjet rritjes së përvitshme të koeficientëve.…

Read More

Gjatë një takimi në Shkodër me anëtarë të rinj të Partisë Demokratike, kreu i kësaj partie, Lulzim Basha tha se sot ata që u arrestuan në Tiranë janë të burgosur politik. “Ata mbajnë sot në qelitë e burgut të burgosur politik që janë ngritur për të mbrojtur qytetarët nga dhuna policore. Sot në mesditë njerëz të veshur me uniformat e Policisë së Shtetit, kanë dhunuar qytetarët. Sot është dita për t’ia thënë qartë dhe prerë; i ke ditët e numëruara. Kurrë më nuk do të pranojmë që ligji të funksionojë me dy standarde, të godasë të pafajshmit”, theksoi Basha. Ai shtoi…

Read More

Artistja shumë e dashur për publikun, Hueyda El Saied prej kohësh jeton në Luksemburg ku ka ndërtuar jetën e saj dhe punon në një bankë, por vazhdon të mbetet e komentuar në mediat shqiptare. Mbrëmjen e djeshme Hueyda postoi në Instastory një video ku shfaqej duke trokitur gotat e shampanjës me një mikeshën e saj dhe shprehej se kishte një lajm. Pas këtij postimi, artistja ka marrë shumë mesazhe nga fansat të cilët mendonin se ajo është shtatzënë. Për tu sqaruar Hueyda ka postuar disa video në Instastory ku shprehet se ajo nuk është shtatzënë dhe nëse do të ishte,…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, komenton sërish idenë e ndryshimit të kufijve me Serbinë. Me një ton më të ashpër nga herët e tjera, shefi i qeverisë lëshoi këtë paralajmërim. “Ideja e Vuçiç, Daciç, e të tjerëve, kushdo qofshin ata, vazhdon prej një shekulli. Prej një shekulli serbët gatuajnë në kuzhinat e veta idenë e ndarjes të tokave të shqiptarëve. Por tani është një brez tjetër dhe e kanë marrë vesh, që nuk mund t’i ndajë njeri tokat e shqiptarëve”, tha Haradinaj.

Read More

Shpata e parë u shfaq gjatë Epokës së Bronzit. Ajo u bë prej bakri dhe u zbulua në vendet Harapan, në Pakistanin e sotëm. Nga Mesjeta, shpatat e hekurit dhe çelikut po prodhoheshin në masë dhe përdoreshin në betejë. Ishte koha përpara epokës së armëve dhe artilerisë së rëndë dhe përballja ballë për ballë ishte normale. Gjatë kësaj kohe në histori, të gjithë gjeneralët, mbretërit dhe perandorët mbretërorë zotëronin shpata personale. Këto armë prodhoheshin nga krijuesit më të mëdhenj të kohës. Ka shumë dorëshkrime historike që dokumentojnë ngjarje që rrethojnë shpatat e rëndësishme. Më poshtë do të shihni tetë shpata…

Read More

Ikona e muzikës shqiptare dhe një ndër figurat më të dashura të publikut, Nexhmije Pagarusha, feston ditëlindjen e saj të 86-të ditën e sotme. Këngët e saj kanë mbetur thellë në memorien e popullit shqiptar dhe ende vazhdojnë të dëgjohen. Një ndër artistët që e ka uruar publikisht, ka qenë Ardit Gjebrea, i cili ka publikuar një video në ‘Instagram’ duke kënduar bashkë me Nexhmijen. “Është fat të kem këtë kujtim me ty dhe sot. Të jam mirënjohës në ditën tënde të lindjes. Gëzuar përgjithmonë”, ka shkruar Arditi. Sigurisht nuk kanë munguar komentet nga fansat e tij, të cilët vlerësojnë…

Read More

Femra e parë që udhëton nëpër botë totalisht e zhveshur. Sarah Jane na ka vërtetuar që nuk është e nevojshme të udhëtojmë me një valixhe me vete. 33-vjeçarja ka eksploruar çdo vend duke nisur nga plazhet në Maiami e deri në kënetat në Florida. Sarah gjithashtu ka krijuar një llogari në rrjetin social Instagram ku janë më tepër se 45.000 persona që e ndjekin. Ajo thotë se është një adhuruese e natyrës dhe zonave të shkretëtirës. Është e vështirë që të zgjedh një destinacion por Las Vegas është një vend i ëndrrave për Sarah-ën.

Read More