Author: tirana

Një shqiptare e cila ushtronte prostitucion  në zonën e Felizzanos në Itali, është arrestuar nga Policia lokale e Astit, pasi shpiku një shtatzani për t’i zhvatur paratë një prej klientëve të saj. Vajza e cila thuhet se është 26-vjeçare i kërkoi 5 mijë euro klientit të saj në mënyrë që të mos e bënte publike shtatzaninë, që më pas rezultoi se ishte e rreme. Prostituta e re shqiptare i kishte thënë klientit të saj se priste një fëmijë prej tij, sepse gjatë kryerjes së marrëdhënies seksuale, prezervativi ishte çarë dhe ajo duhej t’i nënshtrohej vizitave për të konstatuar gjendjen e…

Read More

Katie Holmes dhe Jamie Foxx janë bashkë, kësaj herë e pranuan para miliona shikueve në Met Gala. Të kapur dorë për dore çifti bënë parakalimin në tapetin e kuq, dhe dukeshin tejet rrëzëllitës e të dashuruar. Ndonëse Katie dhe Jamie mendohet se janë bashkë prej disa vitesh, deri mbrëmjen e kaluar ata nuk kishin bërë asnjë dalje publike, duke e mbajtur romancën e tyre tejet private.

Read More

Motra e Encës, Uindi është bërë tashmë po aq e famshme sa këngëtarja dhe është kthyer në një nga vajzat më të komentuara në media. Çdo e re nga Uindi përbën lajm dhe sidomos fotot provokuese apo deklaratat e bujshme. Prej disa kohësh Uindi është bërë Youtuber dhe me videot që poston ka zbuluar shumë prej jetës së saj. Në videon e fundit makeup artistja flet për mendimet e gabuara që njerëzit kanë krijuar për të dhe ka zbuluar një të pathënë. “Ju nuk dini asnjë person me të cilin unë kam bërë seks sepse jetën time e mbaj shumë…

Read More

Gazetarja e njohur, Lira Burgija është pret fëmijën e saj të parë. Ish-prezantuesja, tashmë moderatore lajmesh në Vizion Plus ka zgjedhur që ta mbajë për vete këtë moment të rëndësishëm të jetës së saj, duke mos e bërë me dije për publikun lajmin e gëzueshëm. Lira është në tremujorin e fundit të shtatzënisë. Aktualisht e punësuar pranë një shoqërie gjermane në Tiranë, dhe njëkohësisht spikere lajmesh në ekranin e Vizion Plus, Lira dhe partneri i saj Ertjani, me profesion eknomist pritet që të bëhen prindër për herë të parë këtë verë.

Read More

Policia e kantonit të Freiburgut në Zvicër ka shkatërruar një rrjet të madh të trafikut të heroinës, duke arrestuar 14 shqiptarë gjatë muajve të fundit. Të arrestuarit akuzohen për trafikimin e dhjetëra kilogramë heroinë në kantonet e Freiburgut, Bernës, Vaudit dhe Gjenevës, për një shumë rreth një milion franka. Nga personat e arrestuar, 12 janë në burg, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar jashtë vendit dhe janë ekstraduar në Zvicër. Hetuesit i kanë pasur nën vëzhgim që nga pranvera e vitit të kaluar të dyshuarit, rezidentë në distriktet Sense e Gruyère të kantonit Freiburg, të cilët e sillnin drogën nga…

Read More

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i përgjigjet akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili deklaroi mbrëmë se Hashim Thaçi ka mbajtur flamurin e Serbisë së Madhe. Hoxhaj thotë se deklaratat e Berishës po rrënojnë kontributin e tij në të kaluarën. “Çdo herë kam pasur konsideratë të lartë për Sali Berishën, si një politikan me të cilin kam bashkëpunuar në pozita të ndryshme që kam mbajtur në Qeverinë e Kosovës. E kam parë si njeri të parimeve, të së vërtetës dhe të virtytit. Mjerisht, pikëpamjet e tij të kohëve të fundit me frymë përçarëse dhe me ngjyra të errëta për t’i…

Read More

Të gjitha pronat e sekuestruara dhe të konfiskuara do të trajtohen nga një Agjenci e vetme dhe me një ligj të posaçëm. Qeveria ka miratuar projektligjin “Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara”, që synon krijimin e një regjistri të veçantë ku përfshihen edhe pronat e paluajtshme që sekuestrohen të krijuara nga krimi i organizuar . Ky institucion që deri më sot ka funksionuar me anë të VKM-ve dhe në varësi të Ministrisë së Financave, do të realizojë dhe menaxhimin e pronave, si shitjen apo dhënien me qira të pronave të paluajtshme, të cilat sekuestrohen me vendim gjykate.…

Read More

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, tha se kishte paligjshmëri në zgjedhjet lokale në Stamboll, pasi organi zgjedhor i vendit urdhëroi rizhvillimin e procesit. “Ne sinqerisht besojmë se atje ka korrupsion të organizuar dhe paligjshmëri të plotë. Ne mendojmë se ky vendim është më i miri i mundshëm, do të forcojë vullnetin tonë për të zgjidhur problemet brenda kornizës së demokracisë dhe ligjit dhe do të përforcojë verdiktin e popullit”, deklaroi Erdogan. Vendimi për rizhvillimin e zgjedhjeve, që sollën një fitore të ngushtë të opozitës në Stamboll, nxiti protesta. Kandidati fitues i opozitës foli për tradhëti. Parlamenti Evropian po ashtu tha…

Read More

Presidenca i është përgjigjur përmes zëdhënësit të saj, Tedi Blushi, reagimit të sotëm të ministres së arsimit, Besa Shahini pas mosdrektimit për shkarkim të rektorit të Universitetit të Tiranës, Munyr Koni. “Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta në dekretin e tij për rrëzimin e propozimit për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, z.Mynyr Koni ka folur me argumenta ligjorë më gjatë se kurdoherë tjetër. Ministria e Arsimit duhet të mbajë përgjegjësinë e saj të plotë për zbatimin e Reformës në Arsimin e Lartë dhe nëse nuk është dakord me argumentat ligjorë të bëra publike nga Presidenti, të ndjekë procedurën…

Read More

Faqja zyrtare e NATO-s në “Instagram” ka kujtuar rënien në krye të detyrës të ushtarakes Zarife Hasanaj. Në faqen e organizatës ndërkombëtare ushtarake thuhet se rënia e saj sjell keqardhje në mesin e të gjithëve, ndërsa ka ngushëlluar familjen për ndarjen e saj nga jeta. Njoftimi i NATO-s në “Instagram”: Me keqardhje te thelle vuajme humbjen e njeres prej nesh, OR-5 Zarife Hasanaj. Jemi te gjithe thellesisht te prekur nga humbja e Hasanaj dhe ne keto kohe te veshtira i shprehim ngushellimet tona familjes, miqve, kolegeve dhe te gjithe te afermve te saj. Ne qendrojme ne solidaritet me aleatet shqiptare…

Read More

Pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të mos shkarkuar nga detyra rektorin Mynyr Koni, ka reaguar edhe Ministrja e Arsimit Besa Shahini. Reagimi i Plotë: Jam e zhgënjyer me vendimin e Presidentit të Republikës për të refuzuar shkarkimin e rektorit Koni! Për mua është e pakonceptueshme që institucionet e larta shtetërore të marrin vendime të tilla, qartazi në dëm të interesit publik dhe haptazi në mbështetje të një shkelësi të ligjit!Në rastin konkret, vendimi i Presidentit i bën dëm 26,000 studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Tiranës, të cilët për herë të parë pas disa vitesh në një ngërç…

Read More

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u takua me Presidentin e Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka. Në takim ishin të pranishëm Kryetari i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, deputeti z.Fate Velaj dhe Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo. Kryetari i Kuvendit Ruçi vlerësoi angazhimin institucional dhe personal të Presidentit Sobotka, si një nga mbështetësit më të fortë të integrimit të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor, në BE. “Zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor do të nxisë më tej përkushtimin ndaj reformave dhe do të ndihmojë për të rritur rolin tonë konstruktiv në rajon. Shqipëria ka arritur rezultate të shkëlqyera në adresimin…

Read More