Një pajisje që montohet në bark, e cila tregon se kur është fshikëza e mbushur, mund t’i ndihmojë njerëzit që kanë problem me mbajtjen e urinës. Pajisja në fjalë, është në madhësinë e një miu, e cila përçon valët e ultrazërit në bark për të vërejtur nëse fshikëza po zgjerohet, transmeton lajmi.net. Kësodore, në rast zgjerimi, ajo dërgon një mesazh në aplikacionin e instaluar në telefonin e pacientit, duke iu treguar se duhet urinuar, në mënyrë që të shmangin ndonjë aksident. Pajisja prej 400 eurosh, e quajtur “Dfree”, ka për qëllim kryesisht të ndihmojë personat që kanë probleme me mos-mbajtje…
Author: tirana
Lufta Tayna-Melinda Ademi duket se nuk do përfundojë kurrë. Pas “kërcënimit” të Melindës se do të nxjerrë sërish bishën në lojë, Tayna ka reaguar me anë të një postimi në Instagram. Reperja nënkuptonte se sukseset që ka patur vitin e kaluar duke nisur nga “Columbiana” do ti shtohen këtë vit. Për këtë, duket se i referohet të gjithë rivaleve të saj në muzikë “Të gjithë njerëzit që nuk kanë mundur të më durojnë vitin e kaluar, ky vit do të jetë edhe më i keq”, shkruajti këngëtarja . Shkrimin e shoqëroi me një fotografi ku duket sikur po sheh dikë shtrembër.
Microsoft e ka përmbushur një nga premtimet kryesore të paralajmëruara për softuerin Your Phone, të paktën për ata që janë të gatshëm të eksperimentojnë, njofton Engadget. Është publikuar Windows Insider Preview që i paraqet njoftimet e Android në kompjuterin e përdoruesit. Nëse përdoruesi ua mundëson aplikacioneve të paraqesin njoftime, është e mundur të shihen mesazhe ose statuse të reja të rëndësishme pa e përdorur telefonin. Njoftimet mund të fshihen individualisht ose të gjitha në të njëjtën kohë, dhe çdo gjë që fshihet në kompjuter bëhet edhe në telefon, shkruan KOHA Ditore. Funksioni do të mbërrijë gradualisht tek Windows Insiderët, të…
Hulumtimi i publikuar në revistën Current Biology ka treguar që me pushimin gjatë pasdites së vonshme apo herët në mbrëmje, trupi ynë djeg 10% më shumë kalori në krahasim me orët e mëngjesit. Nga ana tjetër ata të cilët punojnë natëns apo bëjnë jetë të parregullt të cilët bëjnë pak gjumë, janë më të prirë të shtojnë peshë në krahasim me ata të cilët kanë gjumë cilësor dhe të rregullt. Këtyre personave u është ndaluar futja në internet dhe në përgjithësi në telefona dhe çdo mbrëmje kanë shkuar të flenë gjumë katër orë më vonë sesa nata e mëparshme. Besohet…
Nga Enver Robelli Edhe në kryeqytetin e Gjermanisë Ramush Haradinaj bëri politikë të brendshme. Fillimisht iu ngërmua një konsulli për shkak se disa qytetarë të Kosovës po prisnin në rend për të kryer ndonjë punë. Para çdo konsullate shpesh ka njerëz që presin. Sidomos presin para konsullatave të atyre vendeve me diasporë numerikisht të madhe. Kështu është para konsullatave të Kroacisë në Gjermani dhe konsullatave të Bosnjës në Austri apo Zvicër. Padurimi i shqiptarëve para sporteleve është epokal. Secili e njeh “dikë” dhe do të kryejë punë pa rend, duke u shtyrë e duke mallkuar shtetin. Skena të njohura këto.…
Komisionerja e Vetingut, Suela Zhegu, rezulton se është në borxh me mbi 3 milionë lekë të vjetra energji elektrike, të papaguara pranë OSHEE-së për periudhën 2011-2019, në një prej katër apartamenteve në pronësi të saj. Zhegu, ish-zyrtare në Inspektoratin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i shpëtoi shkarkimit nga detyra në vitin 2015, kur nisi fushata e largimeve nga administrata të punonjësve, të cilët rezultonin debitorë nga Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Përkundrazi, juristja Zhegu u promovua fuqishëm kur, në vitin 2017, u zgjodh një prej 12 Komisionerëve që kryejnë aktualisht vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së…
Nëse shpërndan fletushka reklamuese në rrugë, vetura apo edhe hyrje kolektive të Kosovës, rrezikon gjobë. Një lajm të tillë e ka bërë me dije drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, i cili përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar ndalimin e shpërndarjes së fletushkave reklamuese. “Që nga sot çdo biznes që hedh fletushka ose flyers në një lokacion në qytet, do të dënohet me 90€”, tha Tahiri, përmes një postimi në “Facebook”. Nga ana tjetër, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ditë më parë ka deklaruar se ky vendim është marrë me qëllim e ruajtjes së ambientit.
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbëmjen e djeshme në qendër të qytetit të Beratit, si pasojë e të cilit kanë mbetur të plasgosur rëndë shoferi dhe pasagjeri i mjetit. Aksidenti ndodhi si pasojë e përplasjes së një automjeti tip Ëolsëagen Amarok,me targa AA 120 MR me murin rrethues të kishës së ‘Shën Dhimitrit’. Të plagosurit janë dërguar në spitalin Rajonal të Beratit ku i janë nënshtruar operacionit. Report Tv mëson se gjendja e tyre është e rëndë.
Këtë të mërkurë babai i Ajola Xoxës do të festonte ditëlindjen, nëse do të ishte në jetë. Në këtë ditë të shënuar, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa, është pushtuar nga emocionet. Kjo pasi rreth dy muaj më parë, babai i saj u nda nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë. “Gëzuar ditëlindjen shpirt i bukur. Të lutem gjej një mënyrë për tu kthyer tek unë”, shkruan Ajola.
E ftuar në emisionin Opinion, me temë “Pse nuk jetojmë dot në komunitet”, gazetarja Rezarta Delisula e tha hapur problemin me ndërtimet jo cilësore në Shqipëri. Përballë drejtorit të Kadastrës Artan Lames dhe drejtorit të bashkisë Tiranë, Delisula u shpreh, “Ne e kemi murin prej katroni, bëjmë seks dhe e dëgjon komshiu. Kur shkoj në shtëpi i them burrit ‘shsshhsh se na dëgjojnë’. Se kur dëgjojmë komshijnë ne dhe ata na dëgjojnë. Janë muret si karton xhez”, tha gazetarja. Ndërsa përmendi dhe një rast ku një komshi mbante televizorin me zë të lartë duke shqetësuar dhe të tjerët.
Messi dhe Suarez i sigurojnë fitoren spektakolare të Barcelonës përballë Liverpool në ndeshjen gjysmëfinale të parë të Champions League. Uruguajani do të shënonte në pjesën e parë duke përfituar nga një harkim nga krahu i majtë i Jordi Albës ndërsa Messi do të dyfishonte më pas në pjesën e dytë pas një rrëmuje në zonën e miqve. Vetëm pak minuta pas golit të dytë do të ishte argjentinasi i cili pas një goditjes nga faulli do ta çonte topin aty ku nuk pritej, në trekëndëshin e portës së Alisson duke mos i dhënë asnjë shans brazilianit. Liverpool me disa shanse…
Policia e Shkodrës ka arrestuar një person i cili është gjetur i shtrirë në gjendje të dehur në lagjen Kiras në Shkodër. Gjatë kontrollit të ushtruar, atij i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë. Mësohet se personi i arrestuar është Petrit Isaj. Policia është njoftuar nga banorë të zonës të cilët kanë vënë re personin e shtrirë në rrugë.