Pedagogia Bojana Fatkoja e ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora u shpreh se të rinjtë shqiptarë janë të paditur, sepse ata nuk lexojnë. Pjesë nga biseda në studio: “Pavarësisht të gjithë atij pozitivizmi dhe optimizmi që unë e shoh botën, të rinjtë shqiptarë janë të paditur, nuk lexojnë. “Fermën e Kafshëve” i bëra një ditë një pyetje sa e kanë lexuar, është libër emblemë. Asnjë se kishte lexuar. U lashë dy javë kohë dhe u dhashë një libër që ta lexonin, dhe kur u kthyen nga pushimet vetëm dy studentë e kishin lexuar. Një farë dembelizmi ka, padije ka,…
Author: tirana
Vetëm një pije energjike mjafton për të shkaktuar probleme në zemër, efektet e së cilës nisin vetëm 90 minuta pas konsumimit. Shkencëtarët zbuluan se pijet energjike mund të shkaktojnë ngushtimin e enëve të gjakut, që rrit rrezikun e bllokimit dhe shkakton sulmet në zemër dhe goditjet në tru. Të dhënat e reja i japin edhe më shumë zë studimeve të mëparshme, që kanë paralajmëruar të rinjtë që të qëndrojnë larg këtyre pijeve. Shkencëtarët e udhëhequr nga Dr. John Higgins në Universitetin e Texas thanë: “Teksa pijet energjike po bëhen gjithnjë e më popullore, është e rëndësishme për të studiuar efektet e…
Një çift, të cilët kishin qenë në spital ngaqë kishin vajzën e sëmurë, në ditët e fundit të jetës, kishin harruar celularin në mjediset e një spitali nën Australi. Pasi vajza u vdiq, më 25 prill, ata nxorën njoftim që kushdo ta ketë gjetur, t’ua kthejë, sepse celulari kishte foto të shtrenjta të vajzës, të cilat donin t’i ruanin për ta kujtuar. Por mjekja që e kishte gjetur telefonin, në vend që t’ua kthente, u kërkoi 1000 dollarë. Ajo madje qëndroi disa orë në telefon me prindërit që sapo kishin humbur fëmijën, duke u bërë shantazh për telefonin. Fatmirësisht, policia…
Ekspertët amerikanë dhe evropianë të Ballkanit thonë një prej mesazheve më të forta që përcolli takimi i nivelit të lartë që u mbajt Berlin, ishte ai i mos ndryshimit të kufijve në rajon. Ata i bënë komentet dje në Uashington, gjatë një konference ku u diskutuan sfidat që kanë përpara vendet e Ballkanit perëndimor. Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë ishin një nga temat qendrore të takimit të Berlinit. Ndonëse në përfundim të tij nuk u arrit ndonjë rezultat konkret, sipas analistëve, aty u rikonfirmua se ideja e ndryshimit të kufijve nuk është rruga e duhur drejt arritjes së një marrëveshjeje…
Pas publikimeve të shumta në media ku firmat për themelimin e Partisë Bindja Demokratike e Astrit Patozit ishin falsifikuar, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se ofronte firmën e tij për themelimin e kësaj partie nëse hiqen firmat e falsifikuara. Postimi i Ylli Manjanit: Sinqerisht do ja kisha dhënë firmën time organizatorëve të Bindjes Demokratike, po tu duhej për regjistrim. Natyrisht nuk do ti kisha votuar, as do bëhesha anëtar i Bindjes, por firmën sa për t’u regjistruar si subjekt po, me qejf do ua kisha dhënë. Fundja, le të bëhet edhe një parti më shumë! Do e kisha bërë…
Pas Samitit të Berlinit, Emmanuel Macron do të vizitojë Serbinë, ndërsa ministri i Jashtëm francez do të zhvilloj takime në Kosovë dhe Shqipëri. Presidenti Emmanuel Macron është shprehur se ka gati platformën për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas kësaj platforme, Franca do të ndihmojë gjashtë shtetet e rajonit të cilat synojnë anëtarësimin e tyre në Bashkimin Europian. Ndihma franceze për vendet e rajonit konsiston në zhvillimin ekonomik, social dhe në forcimin e sistemit të drejtësisë. Ndërkohë, për zhvillimin ekonominë të vendeve që synojnë integrimin në BE, janë siguruar mbi 130 milionë euro për këtë vite, të cilat do të implementohen…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Buckinghamshire, në Angli, ku një drejtues kishe nisi marrëdhënie seksuale me dy pensionistë, dhe më pas i vrau. 32-vjeçari baptist, Martyn Smith dyshohet se organizoi vdekjen e Peter Farquhar, 69-vjeç dhe Ann Martin 83-vjeç, dhe u përpoq ta maskonte vdekjen e tyre si vetëvrasje për shkak të abuzimit me alkoolin dhe drogën. Pensionistët jetonin afër njëri-tjetrit, ndërsa dyshohet se Benjamin vrau 69-vjeçarin duke i hedhur medikamente psikoaktive në ushqim dhe pije. Ndërsa 83-vjeçares, Benjamin i kishte dhënë një pluhur të bardhë, duke i thënë se do ta ndihmonte me gjumin, por menjëherë pasi e…
Sot në Shqipëri ekzistojnë shumë sindikata dhe organizata që kanë në fokus mbrojtjen e punëtorëve. Por, ato ndahen në dy pole kryesore: Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë (BSPSH) dhe Konfederata e Sindikatave Shqiptare, (KSSH). E para e themeluar në dhjetor të vitit 1990 me frymëzimin e lëvizjes demokratike që sapo kishte filluar. Ajo organizoi punëtorët për herë të parë jashtë strukturave të partisë komuniste. Ndërsa e dyta, konfederata është riorganizim dhe vazhdimësi e Bashkimeve Profesionale Shqiptare që ekzistonin edhe në komunizëm. Nga vetë origjina e tyre, kuptohet përveç të tjerave, se këto sindikata janë ndarë në dy kampe…
Nga Alfred PezaSa më shumë kohë kalon nga 23 prilli, kur opozita e dogji mundësinë për tu regjistruar në KQZ si pjesëmarrëse në zgjedhjet e 30 qershorit, aq më shumë ajo përqafon të vetmen strategji humbëse në politikë: Atë të dëshpërimit! Strategjia e dëshpërimit, është rruga më e shkurtër dhe e sigurtë, pas daljes nga sistemi politik i vendit, për tu defaktorizuar dhe për të shkuar drejt shuarjes e mosekzistencës. Kjo strategji po e bën opozitën tonë ish- parlamentare, që herë të bëjë sikur nuk e do dialogun, e tashmë kur e pa që askush nuk po i luste, që…
Dashi Do të jetë një ditë pozitive në çdo drejtim, por sidomos në sferën sentimentale. Mërkuri dhe Venusi do të jenë në favorin tuaj, ndaj përfitoni nga ky moment. Demi Kjo ditë shënon një fillim muaji të mbushur me kënaqësi, sa i takon sferës profesionale. Lidhur me dashurinë do të ketë disa luhatje. Ndoshta po i përkushtoheni punës totalisht, për të kompensuar varfërinë e ndjenjave. Por mbani parasysh se sado persona të fortë të jeni, nuk mund të rrini gjithë kohës vetëm. Binjakët Kjo e enjte do të jetë mjaft pozitive, e mbushur me kënaqësi në raportin në çift, ku…
Nga Mero Baze Dështimi i protestave të dhunshme dhe katandisja e barrikadave të opozitës në prita rrugësh, tani po zëvendësohet me një teatër të ri, që Basha-Kryemadhi e kanë pagëzuar qeveri tranzitore. Përpjekja për të shpikur një fabulë që të mbajë gjallë kauzën e djegies së mandateve, po kthehet nga histori, në letërsi. Edhe pse është e gjitha një shpikje qesharake, të bën përshtypje se dhe kjo krijimtari, është po aq mediokre sa shpikjet e disa javëve më pare, që nga boja ndaj kundërshtarëve, deri tek kapsollat dhe molotovët mbi Parlament e Kryeministri. Së pari, është e paqartë se kush…
Nga Andi BushatiAngela Merkelit i ka ndodhur e njëjta gjë me ata që janë gënjyer gjatë nga Rama; refuzimi për ta kredituar sërish. Ky mund të ishte konkluzioni i takimit të shkurtër të mbajtur këtë të hënë në Kancelari, në Berlin. Po të lexohen me kujdes deklaratat e qeveritarëve shqiptarë, duket qartas se ata prisnin një komerdare shpëtimi të minutave të fundit nga Gjermania. Para takimit, vetë Kryeministri duke besuar në një mrekulli “in extremis”, i deklaroi Top Channel se ai do të shprehej pasi të fliste me Merkelin. Ndërsa menjëherë pas tij, Gent Cakaj, që ishte brenda në dhomën…