Author: tirana

Olti dhe Alketa kanë replikuar me njëri-tjetrin gjatë këtyre dy ditëve, ndërsa puntatën e fundit të emisionit të saj, moderatorja u përlot teksa tha se është rritur edhe vetë në një shtëpi të tillë. Por si është marrëdhënia e Alketës dhe Oltit pas këtij debati që shkaktori zhurmë? Blogeri ka dalë live në Instagram dhe sigurisht që nuk mund të mos pyetej lidhur me këtë çështje dhe sqaroi edhe njëherë qëndrimin e tij. Olti u shpreh se s’ka gjë me Alketën personalisht, por i mëshon faktit që fëmijët duhet të paguhen, por nuk lë menjanë as kritikat duke thënë se…

Read More

Një festë e madhe alla shqiptarçe është mbajtur dje mbrëma në një prej club-eve më të njohur të Milanos, “Just Cavalli”. Shkaku për t’u mbledhur të gjithë shqiptarët është bërë vetë këngëtarja Rita Ora, e cila prej dy ditësh ndodhet në Milano të Italisë, ku mbajti koncertin e saj. Pas performancës së saj, Rita Ora ka festuar më të tjerë shqiptarë të pranishëm në club, mes të cilëve velina seksi Kejvina Kthella dhe ish-banori i Big Brother, Klodiani. Në disa prej videove të publikuara në Instastory, Rita shfaqet duke kërcyer dhe kënduar këngën e Elvana Gjatës, “Love me”, si dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë punëtorët në ditën e 1 Majit, përmes një video ku tregohet se si përmes portalit qeveritar Open Data mund të informoheni për të dhëna mbi ekonominë, arsimin, financat, taksat, e të tjera fusha me interes publik. “Me këtë video-informacion mbi opendata.gov.al ku çdokush mund të informohet në kohë reale me të dhëna për qeverisjen, ekonominë, arsimin, financat, taksat, shëndetësinë e të tjera fusha me interes, ju uroj 1 Maj të Gëzuar”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Read More

Brigitte dhe Emmanuel Macron janë një nga çiftet më interesantë të politikës botërore. Presidenti i Francës u dashurua me Brigitte kur ishte vetëm 16 vjeç dhe në atë kohë ajo ishte mësuesja e tij. Mes tyre ka një diferencë 25-vjeçare. Brigitte ishte një grua e bukur, e martuar me një bankier me të cilin ka 3 fëmijë. Ajo braktisi babain e fëmijëve për një nga nxënësit e saj, Emmanuel, i cili ishte në klasë me një prej fëmijëve të Brigitte. Historia e plotë e dashurisë së çiftit presidencial pritet të zbulohet në një libër që do të dalë në treg…

Read More

“Mua më kanë shpallur me vdekje, gjyqi popullor është bërë mungon vetëm ekzekutimi. I doli tim biri një prind. Ka qenë një numër i gazetës “Dita” me uniformën fashiste time dhe i doli dikush djalit tim dhe i thoshte: E pe tët atë fashist”. I ftuar në studion e Provokacijas në ABC News drejtori i Institutit të Krimeve të Komunizimit Agron Tufa ka shpjeguar atë që fshihet pas debatit publik dhe sulmet e akuzat ndaj tij. “A kërkohet respektimi i standardeve evropiane në çdo gjë që bëjmë do zbatojmë atë ligj. Është bërë propagandë shkatërrimtare lidhur me të drejtat që…

Read More

Zëvendësministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu gjatë prezantimit të panairit të ‘Punës dhe Studimit’ ka tentuar të japë një këshillë për të rinjtë, por ajo është ngatërruar me fjalët e saj. Ish-moderatorja televizive gjatë fjalës së saj ka thënë se: “Është e rëndësishme t’ia nisni me punë sepse atë që ju do të korrni, do të mbillni në të ardhmen”. Duke qenë qe gafa e saj nuk ka kaluar pa u vënë re, vetë zëvendësministrja e ka kaluar me një buzëqeshje. Lorena Haxhiu është emëruar në Ministrinë e Arsimit, si zëvendësuese e ministres aktuale, Besa Shahini. Ajo më parë ka qenë drejtuese…

Read More

Mesfushori i Shqipërisë dhe Pescarës Ledian Memushaj zyrtarizoi sot martesën me të dashurën e tij Francesca Cappai. Ceremonia u zhvillua në hollin e bashkisë së Peskarës, ku u celebruan nga kryebashkiaku Marco Alessandrini. Pas përfundimit të ceremonisë, 32-vjeçari përmendi për fotoreporterët e pranishëm se martesa ishte “goli më i bukur i jetës së tij”. Ai e ka zhvilluar të gjithë karrierën e tij në Itali që kur debutoi në vitin 2003 si lojtar profesionist. Me Shqipërinë, Memushaj është njëri prej shtyllave të skuadrës kuqezi duke numëruar 36 ndeshje me fanelën e kombëtares sonë.

Read More

Gjykatat franceze kanë shqiptuar 447 gjoba në tetë muajt e fundit bazuar në ligjin e ri për të luftuar ngacmimet seksuale që u bëhen grave në rrugë. Ligji, që ishte miratuar në gusht të vitit të kaluar, parasheh gjoba deri në 750 euro për shkelje të tilla. Gjoba e parë është shqiptuar një muaj më vonë ndaj një burri që ka prekur një grua në autobus dhe ka komentuar atë. Ministrja për Barazi, Marlène Schiappa ka thënë se numri i gjobave ka treguar se masa të tilla funksionojnë në këtë aspekt. Teksa ka raportuar para Parlamentit francez, ajo ka thënë…

Read More

Është hera e parë që në Kongresin Amerikan zhvillohet një dëshmi me pjesëmarrje të gjerë për të kërkuar drejtësi për viktimat e krimeve të luftës në Kosovë, me theks të veçantë tek viktimat e përdhunimeve. Vasfije Krasniqi-Goodman, viktimë e përdhunimit gjatë luftës, tregoi me tone emocionale hollësitë e dhimbshme të dhunimit të saj në duart e forcave serbe kur ishte 16 vjeç. Ajo tha se edhe pse sot jeton në Teksas me dy fëmijët e saj, ajo nuk do të gjejë kurrë paqe pa u vendosur drejtësia./ Burimi: VOA

Read More

Efekti surprizë i Ajaxit vijon edhe në fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi holandezët arritën të triumfojnë në transfertën londineze ndaj Tottenhamit, me rezultatin minimal 0-1. Van de Beek ishte autori i golit për “tulipanët”, me fantazistin që mori një asist të bukur nga Ziyech dhe nuk fali përballë portierit Hugo Lloris. Me këtë fitore, holandezët hedhin një hap të rëndësishëm drejt kalimit në finale, ndonëse gjithçka do të vendoset në “Johan Cruyff Arena”, kur të luhet ndeshja e kthimit javën e ardhshme. Ajaxi ka rezultuar një surprizë e vërtetë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, pasi ka…

Read More

Nga Alfred PezaPas turbullimit dy muaj më parë për shkak të djegies së mandateve parlamenare nga përfaqësuesit e opozitës tradicionale, skena politike shqiptare brenda dhjetë javësh është kthjelluar pranueshëm, për ti bërë të gjithë që ta shohin qartë se ajo tashmë është është bërë tripolare. Sot në Shqipëri kemi polin e parë që përbëhet nga Partia Socialiste dhe 23 aleatë të saj të cilët sëbashku, sapo kanë firmosur koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për zgjedhjet e përgjithëshme lokale të 30 Qershorit. Poli i dytë përbëhet nga partitë e koalicionit të “Opozitës së Bashkuar”, të përbërë nga PD, LSI dhe 4…

Read More

Grabitja e 9 prillit në aeroportin e Rinasit vijon të jetë temë e diskutimeve për banorët e zonës së Tapizës. Hashimi, banor autokton pohon se në fshatin e tij po ndodh një fenomen i çuditshëm. Shumë banorë dyshojnë se thasët me para që u grabitën brenda pistës së Rinasit, mund të jenë fshehur ndërmjet, fshatit Tapizë dhe Niklës. “Nuk dilsha se për ato para, ata kanë lënë jetën. Unë thosha shyqyr se shpëtuan njerëzit, kjo zonë me gjithë ata armë vetëm një i vrarë. Ku t’i linin paret? Ne këtu jemi sikur me qenë në pus. Në radhë të parë…

Read More