Pas problematikës së hedhjes së lopëve dhe të brendshmeve të tyre në landfillin e Lushnjes, gazetarët e Fiks Fare shkuan në thertore, e cila administrohet nga një subjekt privat. Në këtë thertore qëndrojnë edhe dy veterinerë të Bashkisë Lushnje. Kudret Gjyshja thotë se “nëse në certifikatë diagnoza është brucelozë dhe ne jemi të detyruar ta shkruajmë në raport brucelozë”. Sipas tij, të brendshmet, aparati tretës (stomak dhe zorrë) mëlçi, mushkri, veshka, shpretkë, këmbë dhe kokë, duhet të groposen. “Ne i groposim me komision nga AKU nga inspektoriati veteriner dhe një punonjës këtu. Gropa nuk dezinfektohet. Gropa bëhet e thellë, dy…
Author: tirana
Pëllumb Aleksi, drejtori i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), është shkarkuar nga detyra. Në vend të tij emërohet Armand Reveli, ish-nëndrejtor i përgjithshëm i Doganave Shqiptare. Lajmi vjen pas skandalit me ushqimet të publikuar në media.
E kaluara komuniste, edhe ishte shkatërrëuese për Shqipërinë, tek një pjesë e njerëzve shkakton ende nostalgji. Jo më kot, herë pas here në media zhvillohen edhe debate mbi të kaluarën komuniste, si ky i ditëve të fundit. Në rrjet, ka me dhjetra faqe që i thurrin lavde së shkuarës komuniste dhe sjellin foto të shumta.
Presidenti Ilir Meta gjatë një interviste për “Ora News” ka folur në lidhje me krizën politike në vend. Meta është shprehur gjithashtu se ka pasur takime të cilat nuk janë bërë publike në media, ku në fokus ka qenë gjeta e një zgjidhje të krizës politike. I pyetur nëse është takuar me kryeministrin Edi Rama, presidenti nuk dha një përgjigje përfundimtare duke u shprehur se do të takohet më këdo që kontribuon në të mirën e vendit. Pjesë nga intervista Beti Njuma: Tryeza e sotme ishte në kuadër të përpjekjeve që po bën Presidenti i Republikës për të… Presidenti Meta: Nuk është…
Ajax ka arritur të zhbllokojë rezultatin përballë Tottenham që në minutën e 13’. Është mesfushori Van de Beek i cili ka arrtitur të dërgojë topin në rrjetë duke mposhtur Lorris dhe duke kaluar në avantazh skuadrën e tij. Tottenham Hotspur Stadium i tejmbushur ra në qetësi totale menjëherë. Gol e ka berë akoma më të bukur sfidën. Mbeten akoma edhe shumë minuta për t’u luajtur.
Veshkat janë organi i “filtrimit” të gjakut dhe janë përgjegjëse për largimin e mbetjeve të panevojshme të metabolizmit. Si çdo organ tjetër, ato janë jetësore dhe shëndeti i tyre duhet të jetë prioritet. Ndaj ne po listojmë ushqimet dhe zakonet të cilat dëmtojnë veshkat. Veshka është edhe një organ me funksion endokrin. Ajo prodhon një substancë të rëndësishme që quhet reninë, rritja e së cilës në gjak jep rritje të shifrave të tensionit arterial. Prodhon eritropoetinen, e cila luan rol të rëndësishëm në aneminë që kanë këta të sëmurë. Sot është e mundur që kjo substancë të jepet me injeksion…
Nga Mero Baze/ Nëse në debatin për datën e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, do të ishte si kusht sjellja politike në Shqipëri, negociatat nuk do të hapeshin kurrë. Aktualisht për t’u hapur ato, ne kishim pesë kushte, që janë plotësuar. Ndër më kryesorët është reforma në drejtësi dhe funksionimi i institucioneve të dala prej saj, që tashmë nuk kanë më shanse të pengohen. Problemet e brendshme të BE mund ta shtyjnë datën në shtator, a ndoshta dhe më tej, por ky nuk është më problem i Shqipërisë. Nëse BE i qëndron ende premtimit për pesë kushtet,…
Një i sëmurë mendor 50 vjeçar ka goditur me thikë një shtetas 53 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr. 9 të qytetit të Durrësit. Policia lokale sqaron se personi i plagosur është transportuar për në spital jashtë rrezikut për jetën. Por, ndërkohë një patrullë policie me motor ishte nisur drejt vendit të ngjarjes, është përplasur në rrugë nga një automjet. Polici i plagosur ka përfunduar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Zv/ ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, ka marrë pjesë në edicionin e 14-të të Panairit Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes, IDEF 2019, që po mbahet në Stamboll, ku po prezantohen platformat dhe sistemet e teknologjisë së fundit të zhvilluara edhe nga kompanitë turke të industrisë së mbrojtjes edhe nga kompanitë globale. Sikurse shihni edhe nga kjo foto e siguruar nga tirananews.al, zv. ministri është interesuar për mjetet e blinduara. Aktualisht Shqipëria ka marrë disa mjetet të blinduara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që po rinovon edhe flotën e saj të helikopterëve me ata amerikanë. Panairi IDEF, i cili…
Kripa e Himalajeve është një substancë minerale e pastër që në mënyrë natyrale vjen në një ngjyrë rozë të lehtë. Njerëzit e kanë përdorur atë për shekuj si një kurë terapeutike në mjekësinë popullore. Kripë rozë e Himalajës përmban 84 gjurmë mineralesh dhe elementesh që gjenden në trupin e njeriut. Disa nga këto minerale përfshijnë: kalcium, magnez, kalium, sulfat, etj. Gjithashtu kjo kripë ka një strukturë unike qelizore që ruan energjinë për ta emetuar në forma të ndryshme. Mineralet në këtë kripë janë mjaftueshëm të vogla, aq sa qelizat e organizmit tonë mund t’i përthithin lehtësisht. Më poshtë do të…
Fermerët në Divjakë kanë kohë që nuk mbjellin më fara apo fidanë autoktonë të shalqinit. Por të gjitha serat janë mbjellë me shartime. Fermerët tregojnë pse ata prodhojnë shlaqi të shartuar me kungull. Shijes së shalqinit nga fidani autokton i thoni lamtumirë. Ky frut më tepër i ngjan një kungulli. Në Divjakë shalqini është shartuar jo vetëm me kungull, por edhe me Poç, një derivat i së njëjtës familje. Në formë tynelësh, serrat diellore janë mbjellë që prej muajit dhjetor me këto fidanë dhe prodhimi i parë del në fillim të majit. Një teknologji e tillë, sipas prodhuesve kryhet për…
I ftuar në Top Talk, në një kohë kur qytetarët ankohen për cilësinë e produkteve që konsumojnë në përditshmërinë e tyre, ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi, bën një deklaratë befasuese duke u shprehur se, vaji i palmës nuk është i dëmshëm dhe se nuk duhet të cilësohet si cianur. Sipas tij, vaji i palmës përdoret në të gjithë Evropën dhe se është gjalpi i lopëve zvicerane ai që të vdes, se është yndyrë e rëndë. “Përdorimi i vajit të palmës nuk është i paligjshëm. Mund të bësh analizën e bulmetit dhe nëse të del me 30% me vaj palme dhe…