Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kriza politike, Meta: Takohem me Ramën, jo të gjitha i kam bërë publike

21:42 / April 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1547633046 ramameta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta gjatë një interviste për “Ora News” ka folur në lidhje me krizën politike në vend.

Meta është shprehur gjithashtu se ka pasur takime të cilat nuk janë bërë publike në media, ku në fokus ka qenë gjeta e një zgjidhje të krizës politike.

I pyetur nëse është takuar me kryeministrin Edi Rama, presidenti nuk dha një përgjigje  përfundimtare duke u shprehur se do të takohet më këdo që kontribuon në të mirën e vendit.

Pjesë nga intervista

Beti Njuma: Tryeza e sotme ishte në kuadër të përpjekjeve që po bën Presidenti i Republikës për të…

Presidenti Meta: Nuk është tryezë.

Beti Njuma:  … për të kthyer normalitetin?

Presidenti Meta: …nuk ishte tryezë. Ky ishte një takim. Unë kam pasur edhe takime të tjera, që nuk i kam mediatizuar…

Beti Njuma: Me kryeministrin, keni biseduar?

Presidenti Meta: Më falni! Nuk shikoj arsye për t’i mediatizuar, sepse nuk dëshiroj pritshmëri të mëdha nga angazhimi i Presidentit, për shkak edhe të mungesës së instrumenteve kushtetues të Presidentit për të parandaluar apo të dekurajuar një situatë të tillë, jo vetëm përmes mesazheve apo veprimeve të tij. Unë padyshim që do të takohem me të gjithë, jo vetëm me kryeministrin, por edhe me përfaqësues të tjerë politikë, por edhe me përfaqësues të shoqërisë civile. Edhe me shumë njerëz të tjerë të përgjegjshëm, të cilët kanë përgjegjësi për vendin, sepse kjo nuk mund të kthehet në një lojë “të fortësh” dhe më pas askush të mos mbajë përgjegjësi për pasojat që mund të vijnë.

Shpresoj që të gjithë të reflektojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse e gjithë kjo krizë konsumon jo vetëm energji për vendin, por nuk është e mirë as për atë vlerësim që Shqipëria ka pasur apo për ato pritshmëri që janë për rolin që duhet të luajë për stabilitetin në rajonin tonë.

Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Këngëtari Kanye West pritet në Kryeministri nga Rama dhe ministri Gonxhja pak para koncertit në Tiranë

18:40 / July 11, 2026

Rama për raportet me Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, por metodat i kemi të ndryshme

18:14 / July 11, 2026

Rama: Anëtarësimi në BE është objektiv i arritshëm, inteligjenca artificiale po përshpejton negociatat

17:54 / July 11, 2026

Rama: Kemi pasur sukses në negociatat me BE! Tre kapitujt e parë i mbyllim me 14 korrik

17:37 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.