Zv/ ministri i Mbrojtjes Petro Koçi, ka marrë pjesë në edicionin e 14-të të Panairit Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes, IDEF 2019, që po mbahet në Stamboll, ku po prezantohen platformat dhe sistemet e teknologjisë së fundit të zhvilluara edhe nga kompanitë turke të industrisë së mbrojtjes edhe nga kompanitë globale.
Sikurse shihni edhe nga kjo foto e siguruar nga tirananews.al, zv. ministri është interesuar për mjetet e blinduara. Aktualisht Shqipëria ka marrë disa mjetet të blinduara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që po rinovon edhe flotën e saj të helikopterëve me ata amerikanë.
Panairi IDEF, i cili është shndërruar në një platformë të rëndësishme botërore për prezantim, tregti dhe bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, sot me një ceremoni të organizuar hapi dyert për të 14-ën herë në Qendrën e Panaireve dhe Kongreseve TUYAP në Stamboll, ku morën pjesë Presidenti Recep Tayyip Erdogan, Ndihmëspresidenti, Fuat Oktay, ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, kreu i Departamentit të Industrisë së Mbrojtjes pranë Presidencës, Ismail Demir dhe përfaqësuesit e misioneve të huaja diplomatike.
Panairi i sivjetmë, ku marrin pjesë 1 mijë e 61 kompani gjithsej, në mesin e të cilëve 576 janë kompani të huaja dhe 485 janë kompani vendore, do të zgjasë 3 maj.
