Author: tirana

Një makinë e cila dyshohet se ka dalë me shpejtësi nga një rrugicë në rrugë të drejtë, ka aksidentuar një punonjës policie i cili ishte duke qarkulluar me motorr. Ngjarja ka ndodhur në Durrës, në lagjen 7, ndërsa punonjësi i policisë është transportuar menjëherë në spital, jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes është shoqëruar në polici për sqarimin e rrethanave shoferi i automjetit, ndërsa shkak dyshohet se ka qenë shpejtësia mbi normat e lejuara të shoferit të makinës.

Read More

Sot i është dhënë lamtumira drejtuesit të lartë të Policisë, Fred Agastra, pas një ataku kardiak në moshën 58-vjeçare. “Homazhe për nder të drejtuesit të lartë të Policisë, Fredi Agastra, i cili për 37 vite shërbeu në radhët e Policisë së Shtetit me përkushtim, ndershmëri e sakrificë. Ai u nda nga jeta para kohe, pas një arresti kardiak, në moshën 58 – vjeçare. Drejtues i Parë Fredi Agastra ishte simbol i urtësisë, mençurisë dhe profesionalizmit. I përjetshëm qoftë kujtimi yt, miku, shoku e kolegu ynë!”, shkruhet në një postim të bërë publike në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

Read More

Në filmin e ri të ‘Fast and the Furious 9’ në vendin e ‘The Rock’ pritet që të futet amerikani me origjinë shqiptare John Cena. Ky ndryshim u deklarua pikërisht nga aktori kryesor Vin Diesel, i cili tha se John Cena do jetë pjesë e një seri filmash të reja me super makina dhe super emocione aksioni. Filmi i ri i ‘Fast and the Furious 9’ pritet që të jepet në kinema në Prillin e 2020 dhe atje do të shikojmë se si John Cena do të luajë si aktor. Me siguri që zgjidhja e John Cena do të jetë…

Read More

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora në një intervistë për “20min” në Zvicër, tha se do të ishte e mrekullueshme nëse do të incizonte një këngë në gjuhën shqipe. Rita ka mbajtur një koncert në Cyrih si pjesë e turneut të saj ‘Phoenix’. FestivalI i ri në Cyrih i është kushtuar tërësisht kulturës muzikore shqiptare-kosovare, këtë verë. Për “20minuten”, Rita e pyetur se cila është marrëdhënia që ka me Kosovën tha se edhe pse është e rritur në Londër, prindërit e saj i kanë mësuar shumë për vendlindjen andaj gjithmonë ndihet krenare për Kosovën. Ajo po ashtu tha se Kosovën…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se Shqipëria nuk mund të përfitojë hapjen e negociatave për shkak të standardeve që sipas tij, janë të nivelit afrikan. “Me Edi Ramën nuk ka integrim në Evropë. Nuk mund të ketë hapje negociatash. Me këto standarde nuk mund të ishte as në Këshillin e Evropës. Këto janë standarde afrikane. Samiti i Berlinit është i qartë për të gjithë autokratët e Ballkanit, por edhe për njeriun më të korruptuar, Edi Rama, i cili sot synon të na kthejë 10 vite mbrapa duke na kthyer vizat. Fatkeqësisht edhe në këtë qershor, Shqipërisë nuk do…

Read More

Kjo është një stërvitje për menaxhimin dhe shpërndarjen e turmave. Trajnerët që po instruktojnë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nuk janë shqiptarë. Ata janë efektivë të policisë turke të specializuar për trajnimin e uniformave blu për reagimin në situata trazirash, protestash apo konfliktesh të ndryshme. Kjo nuk është hera e parë që policia shqiptare asistohet nga policia turke në stërvitje të ndryshme, ndërsa forcat e ndërhyrjes së shpejtë këtë të martë u vizituan edhe nga deputetët e komisionit parlamentar për sigurisë kombëtare. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë reparti që ka mbajtur edhe peshën më të madhe të punës gjatë…

Read More

Në momentin që kuptojmë se kemi rënë në dashuri, asgjë nuk duket si më parë. Fillojmë të ndiejmë flutura në stomak dhe humori na prishet edhe nga pakënaqësia me e vogël që mund të na sjellë gjysma jonë më e mirë. Gjithçka na duket ndryshe dhe fillojmë t’i shikojmë gjërat nga një tjetër këndvështrim… I trajtojmë me më shumë qetësi dhe maturi e bëjmë më shumë lëshime pasi ndjenja që na ka pushtuar na bën të tregohemi të butë me të tjerët. E kundërta e kësaj ndodh kur jemi të mërzitur me personin që i jep kuptim jetës sonë. Këto…

Read More

Jonida Maliqi është këngëtarja që do të  përfaqësojë Shqipërinë në Eurovisionin me këngën ‘Ktheju Tokës’. Jonida pritet të performojë e 14-ta në gjysmëfinalen e dytë të festivalit me të rëndësishëm ndërkombëtar muzikor. Mirëpo ditën e sotme është zbuluar juria shqiptare, që do votojë këngët e Eurovizionit duke dhënë 50% të pikëve. Juria shqiptare: Anxhela Peristeri( Këngëtare) Eranda Libohova ( Këngëtare) Dilan Reka ( Këngëtar) Gent Rushi (Pedagog, muzikant) Julka Gramo (Këngëtare, prezantuese televizive)

Read More

Një avion i vogël është ulur në bregdetin shqiptar në Dhërmi, në zonën e njohur si plazhi i Drimadhës. Nga fotot e publikuara nga TCH, dallohet avioni i modifikuar me goma për të qëndruar edhe mbi ujë. Fotot janë siguruar nga banorë të zonës të cilët janë bërë kuriozë për praninë e këtij avioni në plazh. Burime për Tirananews.al bëjnë me dije se avioni është i blerë nga privatët dhe ai është vendosur aty si atraksion për turistët në prag të sezonit të verës.

Read More

Samiti në Berlin qortoi Hashim Thaçin dhe Edi Ramën për arsye se u bënë pjesë e një aventure politike, duke i shkaktuar dëm Kosovës dhe Shqipërisë. Dështimi i tyre i tanipërtanishëm duhet të jetë mësim për shoqëritë shqiptare. Nga Enver Robelli Mund të merret me mend si ndihen qytetarët e Luginës së Preshevës pas Samitit të djeshëm në Berlin, i cili përjashtoi ndryshimin e kufijve në Ballkan. Së paku tani për tani. Që nga gushti i vitit të kaluar presidenti i Kosovës rregullisht ka deklaruar se marrëveshja me Serbinë do të parashohë bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Thirreshin…

Read More

Bleona është përfolur gjithmonë për jetën e saj personale, pasi që pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Gani Bardha, ajo nuk ka gjetur ende mashkullin ideal. Së fundmi e ftuar në emsionin “N’drrimi i natës”, këngëtarja ka treguar kriteret që duhet të plotësojë bashkëshorti i ardhshëm. “Dua të jetë i fortë, duhet të jetë burrë i fortë dhe i sigurt në vetvete. Dhe mbi të gjitha, të mos ma marrë shkëlqimin të më lejojë të shkëlqejë”, u shpreh Bleona, ndërkohë tregoi se është në kërkim të dashurisë. “Ka shumë burra të fortë që nuk ia lejojnë partneres të ndriçojë. Ky është problemi…

Read More