Author: tirana

Inva Mula ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’, si rrallëherë një foto të vogëlushes së saj, bashkangjitur së cilës ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen vajza ime, engjëlli im”. Menjëherë pas publikimit të kësaj fotoje, kanë qenë të ndryshme mesazhet që kanë mbërritur në llogarinë e Invës, të cilat e uronin për këtë moment të veçantë të saj dhe të vogëlushes. Kujtojmë se Nina është fëmija i dytë i sopranos së njohur. Ajo ka gjithashtu dhe një djalë, të quajtur Anthony, më të rritur në moshë. Ndonëse rrallëherë, Inva ka zgjedhur momentet më të veçanta për të publikuar…

Read More

Florjan Binaj ka publikuar një foto të vajzës së tij Krena disa orë më pare. ajo jo vetëm që është rritur shumë, por ka një ngjashmëri shumë të madhe me të atin. E vogla shfaqet shumë e ëmbël dhe në sy bien tiparet e saj të bukura. Foto është bërë nga vetë prindërit, të cilët kanë nisur prej kohësh një biznes që ka në qendër fotografinë. Në një intervistë të para pak kohëve Florjani dhe Sadina rrëfyen se ky biznes është shumë i rëndësishëm për ta dhe lidhet me pasionin e madh për të ruajtur shkrepje nga momentet më të…

Read More

Koçi Tahiri kreu i Partisë Demokracia e Re, aleat i Lulzim Bashës në zgjedhjet e vitit 2017 ka pranuar të marrë mandatin e deputetit. Në moshën 70 vjeçare, Tahiri merr detyrën e ligjvënësit. Në një prononcim për Report Tv, Tahiri shprehet se nuk e sheh veten si tradhtar pasi marrja e mandatit është një vullnet i votuesve të forcës politike që përfaqëson. “Kam pranuar të marrë mandatin si vullnet i votuesve të mi. Nuk e shoh veten si tradhtar dhe nuk jam kundër PD. Me të cilën jam aleat dhe do të jem aleat dhe në të ardhmen. Ndryshe nga…

Read More

Qytetarët telefonojnë në numrin unik 112 në DVP Tiranë, Policia vë në pranga të kërkuarin. Forcat “Shqiponja” në DVP Tiranë, me marrjen e njoftimit nga numri unik 112 për një të kërkuar, organizuan punën duke bërë të mundur në rrugën “George W. Bush”, kapjen e shtetasit E. A., 30 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve…

Read More

Gazeta greke “Protothema” shkruan se një shqiptar, që punonte si shofer autobusi u arrestua nga autoritetet greke, pasi u kap me 98 kilogramë hashash. 34-vjeçarit me origjinë nga Shqipëria iu konfiskuan edhe 955 euro. Shoferi punonte për autobusët e një linje brenda Athinës. Droga u kap në bagazh. Lënda narkotike ishte vendosur nëpër çanta. Droga ishte ndarë në 16 tufa, ndërsa kur u peshua, rezultoi se peshonte 94 kilogram e 750 gram. I riu shqiptar u arrestua dhe u dërgua në paraburgim. Me çështjen po merret tashmë Prokuroria, e cila ka nisur hetimet e hollësishme.

Read More

Teksa ndërkombëtarët e kanë cilësuar djegien e mandateve nga opozita si një vendim të nxituar i pa vlefshëm për demokracinë, kreu i LZH, Dashamir Shehu e lexon ndryshe. I ftuar në studion e Report Tv, në “45 minuta” përballë gazetarit Denis Minga, Shehi e ka cilësuar si një sukses, madje ai e ka cilësuar si arritjen e vetme të kryedemokratit Basha. “Ne nuk duam të hyjmë në sistem politik. E quajmë sukses që kemi dalë nga parlamenti. Nëse do i përmblidhja një sukses zotit Basha është ky vendim ekstrem për të dalë nga parlamenti”, tha Shehi në Report Tv. ‘Bindja Demokratike’,…

Read More

Kongresisti Eliot Engel hapi seancën dëgjimore në Kongresin Amerikan kushtuar krimeve të luftës në Kosovë dhe përpjekjet për të vendosur drejtësi. Ai numëroi një numër krimesh, si ai i përdorimit të dhunës seksuale sim jet lufte nga serbët në Kosovë si dhe dukurinë e fshehjes në Serbi nga regjimi i Millosheviqit i trupave të të vrarëve nga Kosova. Është e pabesueshme tha ai, që 20 vjet më vonë, as edhe një njeri, nga qeveria serbe që u përfshi në fshehjen e krimeve, nuk është dënuar. Asnjë nga autorët e 20,000 përdhunimeve gjithashtu nuk është dënuar. Është e turpshme tha Engel…

Read More

Dashuria i kapërcen të gjitha pengesat, por ekzistojnë dallime delikate mes mënyrës se si burrat dhe gratë shfaqin dashuri për njëri-tjetrin. Shfaqja publike e dashurisë mund të bëhet më e lehtë për disa, por zakonisht kur një njeri e bën këtë ai është serioz për personin me të cilin ai është. Këtu janë 8 veprimet e dallueshme që tregojnë se ai është absolutisht i dashuruar me ju: 1. Ai do t’ju dëgjojë. Burrat sillen si fëmijë me njerëzit që duan. Kur ata janë të pasionuar për diçka ose për dikë që duan, ata u japin përqendrim të plotë. Nëse ata…

Read More

UEFA zbarkon në Vlorë. Për më shumë se 60 minuta, stadiumi “Flamurtari” ka qenë pjesë e një inspektimi ndërkombëtar. Pozicionimi në vendin e tretë e ka bërë Flamurtarin që të jetë favorit për të marrë pjesë në Kupat e Europës. Por, për të marrë pjesë në këtë kompeticion, Flamurtari duhet të plotësojë disa kritere që lidhen me infrastrukturën, kritere këto të domosdoshme. Për të parë se si janë kushtet e impiantit dhe për të bërë licencimin e tij, mbërritën dje në Vlorë përfaqësues të UEFA-s, të shoqëruar nga përfaqësuesi i FSHF-së, shefi i sektorit të licencimeve, Eduard Gjini. Fillimisht, përfaqësues…

Read More

“Dush i ftohtë mbi shpresat e Ballkanit për pranimin e menjëhershëm në BE” është titulli qe gazeta “Financial Times” i ka vënë artikullit të saj rreth samitit të rajonit zhvilluar në Berlin. Sipas kësaj gazete, kancelarja Gjermane Angela Merkel dhe Presidenti Francez Emanuel Macron kanë paralajmëruar 6 vendet e Ballkanit perëndimor që aspirojnë anëtarësimin në BE, se ka pak shanse për t’u bashkuar menjëherë me bllokun, duke iu sygjeruar atyre që fillimisht të vënë rregull në shtëpitë e tyre”. Sipas gazetës, Macron u përqendrua në nevojën për “stabilitetin politik” në rajon, duke thënë se Parisi do të ndihmonte në reformat…

Read More

Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se Shqipëria do të ketë hapjen e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në përfundim të Samtit të Berlinit kryeministri tregon per top channel rezultatet e tij si dhe ka nje mesazh per ata qe komentuan se ku takim ishte nje deshtim per shqiperine Muhamed Veliu: Zoti kryeministër keni mbetur i kënaqur apo i zhgënjyer nga Samiti i Ballkanit Perëndimor këtu në Berlin? Kryeministri Edi Rama: Jam i mahnitur nga reflektimet e Samitit ende pa mbaruar Samiti në kazanet lokalë jo vetëm në Tiranë, por edh enë Prishtinë. Mund t’ju them me plotë gojë e pa…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me senatorin italian, Luciano D’Alfonso, në fokus të së cilit ka qenë integrimi i Shqipërisë në BE. Balla ka theksuar se Italia është një prej mbështetësve kryesorë për hapjen e negociatave dhe rrugën europiane të Shqipërisë. “Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se Italia mbetet një mbështetës kryesor i rrugës evropiane të Shqipërisë. Pozicioni i Italisë është shumë i qartë në favor të hapjes sa më shpejt të negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga njëra anë dhe Bashkimit Europian nga ana tjetër”, tha Balla.. Nga ana tjetër,…

Read More