Së fundmi, gjithë ç’ka parë a dëgjuar nga bashkëvuajtës të tjerë, Tanush Kaso, kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë, e ka treguar në librin “Krimet e komunizmit; një histori e plotë për Mirditën”. Në tregimet e tij, kanë qenë gjithnjë torturat që u bëheshin femrave. Cilët ishin policët në qelitë e Hetuesisë, të cilët abuzonin mbi gratë dhe vajzat me dhunë fizike e përdhunime? Çnderimet me forcë nga kryepolicët dhe rastet e vdekjeve që u jepnin fund vuajtjeve pa motiv. Kaso u lind në Tiranë, në vitin 1934. Pas mbarimit të shkollës pedagogjike në qytetin e Tiranës, shërbeu për…
Author: tirana
Një nga autorët e vrasjes së dyfishtë të dy kushërinjve në Laç, Markel Bushi nuk është i panjohur për policinë. Më 21 nëntor të 2017, ai është ndjekur nga policia pasi kërkohej prej tre vitesh për grabitje ndaj pelegrinëve që shkonin në Kishën e Laçit. Edhe pse policia i ishte vënë pas dhe kishte ngritur disa post-blloqe në qytet, Bushi iu largua policisë duke qëlluar me armë zjarri. Autori i vrasjes së dy kushërinjve Markel Bushi së bashku me mikun e tij, Danjel Shyti, vidhnin me armë pelegrinët që shkonin në Kishën e Laçit. Fillimisht Markel Bushi e nisi gjykimin…
Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, thanë të hënën në Berlin se çdo zgjidhje e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të shmangë tensionet dhe nuk mund të jetë në dëm të vendeve tjera të rajonit. Ata i bënë këto komente në fillim të takimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, ku çështje kryesore është procesi i bisedimeve tashmë të pezulluara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kancelarja Merkel tha se nuk pritet zgjidhje nga takimi, por do të ketë shkëmbim pikëpamjesh dhe se kjo nuk i zëvendëson negociatat e drejtuara nga Bashkimi Evropian. Ajo tha se takimi është një…
Binjakët Këtë muaj shenja e binjakëve do të jete e fokusuar tërësisht tek paratë. Shumicën e rasteve të ardhurat janë një stimulues për ju në mënyrë që të vijoni të jeni sa më produktiv. Yjet ju sugjerojnë që këtë herë të eksperimentoni në diçka tjetër që ka lidhje me paratë. Përpiquni të qëndroni një çast dhe të hapni mendjen në mënyrë që të gjeni horizonte të reja, të cilat do të jenë fitimprurëse për ju. Dashi Gjatë muajit maj duhet të keni kujdes ju të shenjës së dashit, pasi përgjegjësitë familjare do ju tërheqin vëmendjen nga dëshirat personale apo planet.…
Ish-deputetja demokrate, Grida Duma përmes një postimi në facebook ka komentuar Samitin e Berlinit ku liderët e Ballkanit Perëndimorë u takuan me kancelaren Angela Merkel dhe Presidentin Emmanuel Macron. Duma shkruan se lajmi i keq që mori Shqipëria në këtë Samit po mbahet i fshehtë. Ish-deputetja ka thënë se të gjitha sinjalet tregojnë se Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat në qershor. “Ti fshihesh të keqes duke gënjyer popullin tënd, nuk e eliminon të keqen, as nuk i shpëton shqiptarët. Shqiptarëve në Shqipëri u takon ti dëshmojnë vetes, ashtu dhe të tjerëve, që çelësi i integrimit të tyre është në…
“Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron u kanë sugjeruar 6 vendeve të Ballkanit perëndimor që aspirojnë anëtarësimin në BE se ka pak shanse për t’u bashkuar menjëherë me bllokun, duke u thënë atyre se duhet të vënë rregull në shtëpitë e tyre një herë”. Kështu nis një shkrim i prestigjiozes “Financial Times” për Samitin e Berlinit me titull: “Ujë i ftohtë mbi shpresat e Ballkanit për pranimin e menjëhershëm në BE”. Shkrimi i plotë Macron u përqendrua në nevojën për “stabilitetin politik” në rajon, duke thënë se Parisi do të ndihmonte në reformat kyçe ekonomike, sociale, të…
Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se çdo drejtues i lartë i shtetit duhet që të kryejë testin e drogës. I ftuar në “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv, Bardhi është shprehur se Shqipëria duhet të ndjekë modelin e vendeve të huaja, që çdo zyrtar para se të marrë poste të larta drejtuese duhet që t’i nënshtrohet testit të drogës. Sipas tij, një gjë e tillë është e domosdoshme, pasi një njeri nën efektet e lëndëve narkotike, jo vetëm që kryen një vepër penale, por mund të marrë vendime me pasoja të rënda për shtetin.…
Dy kushërinj, përkatësisht Mikel dhe Jani Jushi, u ekzekutuan mbrëmjen e djeshme në Laç nga dy vëllezër tashmë në kërkim, të cilët më pas dogjën makinën në Tiranë. Dy vellezërit i vendosin flakën makinës në zonën e Laprakës në Tiranë. Policia është ende në kërkim të autorëve, të cilët thuhet po kështu se janë fshehur në zonën e Laprakës. Të kërkuar për vrasjen janë shtetasit Markel Bushi 25 vjeç, vëllai i tij 23 vjeçar M. Bushi dhe kushëriri i tyre Vinçens Pal Bushi, 28 vjeç. Markel Bushi rezulton të jetë person me precedentë penalë të mëparshëm.
Ana Sorokin është vajza e një shoferi rus, emigrant në Nju Jork. Ajo u është prezantuar të gjithëve në Nju Jork si një trashëgimtare milionere gjermane. Ajo ka thënë se do të hapë një ekspozitë 40 milionë dollarëshe në një nga rrugët më të bukura të Nju Jorkut. Por, vetëm kaq ka dashur, që hotele luksoze, restorante, banka, stilistë e drejtues revistash t’i hapin dyert për një kohë të gjatë. Teksa shtirej si e pasur, një shoqe e re nga elita e Nju Jorkut i kishte paguar një udhëtim luksoz në Marok, prej 60 mijë dollarësh. Por, drama ka marrë…
Në fjalimin e mbajtur në takimin e Berlinit, ku marrin pjesë liderët e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, Haradinaj kërkoi që qytetarëve të Kosovës t’u jepet e drejta e lëvizjes së lirë. Fjalimi i Ramush Haradinajt E nderuara Kancelarja Merkel,President Makron,Të nderuar Krerë të Delegacioneve Shtetërore, Dëshiroj të ju shpreh mirënjohjen time për këtë iniciativë të rëndësishme. Duke ndërmarrë këtë hap, ju keni krijuar një mundësi historike për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për problemet që na kanë ndarë ne për një kohë të gjatë. Dëshiroj gjithashtu të falënderoj mbështetjen e qëndrueshme gjermane për të drejtën e Kosovës në…
Partia e Astrit Patozit ‘Bindja Demokratike” mund të ketë vetëm pak ditë që ka ardhur në jetë, por denonciemt nuk kanë munguar ku qytetarë të ndryshëm denoncojnë se firmat e tyre janë falsifikuar. Pas qytetarëve të Kavajës të cilët mohuan të kishin firmosur për themelimin e Bindjes së Patozit; së fundmi është nipi i Shpëtim Gjikës ish-kryetarit të Bashkisë Vlorë, i cili mohon se ka firmosur për themelimin e Partisë së Patozit. Në një postim në facebook, Niko Gjokoli, shkruan se nuk ka se si ai të jetë edhe anëtar i Partisë Socialiste dhe i Bindjes Demokrate. “Sot ne mengjes…
Një biznes në Vorë ka rënë pre e të shtënave me breshëri plumbash mëngjesin e kësaj të hëne. Nga vendngjarja raportohet se kanë qënë punëtorët ata që kanë konstatuar shenjat e plumbave. Referuar të njëjtave burime, mësohet se nga të shtënat ka pasur vetëm dëme materiale, në xhama dhe fasadën e biznesit. Policia e mbërritur në vendngjarje mblodhi plot 20 gëzhoja. Blutë e kryeqytetit po punojnë për identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve. Paraprakisht nuk dihen arsyet pse ka ndodhur ngjarja.