Author: tirana

Makarona flutur me pesto dhe domate të vogla të freskëta është pjatë që të kujton stinën e pranverës dhe shijen delikatë të këtij kombinimi. Recetën si të përgatisim salcën pesto e gjeni ne faqen tone, mjaftojnë disa hapa të thjeshtë. Përbërësit për Makarona flutur me pesto dhe domate të freskëta 350 gr makarona flutur 80 gr salcë pesto 100 gr kokrra domate të vogla borzilok kripë Përgatitja e makaronave me pesto Si fillim duhet të përgatisim salcën pesto, recetën e gjeni në kategorinë me receta baze, ose kliko mbi përbërësin. Marrim një enë me ujë bollshëm dhe e vendosim në…

Read More

Në Unazë te Re, tek rrethrrotullimi i dytë, në asfalt në anë të bordurës, është konstatuar një pako ku dyshohet se brenda saj ka lëndë shpërthyese. Në vendngjarja po shkojnë ekspertët e repartit antieksploziv të RENEA-s për veprime të mëtejshme. Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë. Policia ka realizuar shpërthimin me eksploziv, ndërsa ka rezultuar se në këtë pako nuk ka pasur lëndë plasëse.  

Read More

Këngëtarja Genta Ismajli ka qenë e ftuar pasditen e sotme në ‘Ftesë në Pesë’ me Bieta Sulon, ku ka promovuar videoklipin e ri. Ndër të tjera, ajo ka ndarë dhe shumë të fshehta nga jeta private. Prej kohësh Genta ka shprehur dëshirën për t’u bërë nënë e shumë fëmijëve dhe gjatë bisedës së sotme ka treguar se me shumë mundësi këtë dëshirë do ia plotësojë vetes vitin tjetër. Këngëtarja gjithashtu ka zbuluar disa karakteristika që ai duhet t’i ketë patjetër, e ndër to nuk mund të mungone as trupi i bukur. ‘Me patjetër burri im duhet t’i kuptojë shakatë e…

Read More

Janë zbuluar të tjera detaje në lidhje me vrasjen e mbrëmshme të dy kushërinjve Jushi në Laç. Sipas policies, shkak për ngjarjen është bërë një grindje gjatë drekës ku një nga autorët ka krijuar probleme në lokalin ‘Piaca’ në pronësi të njërit prej kushërinjve Jushi. Pasi kanë mësuar për incidentët, kushërinjtë Jushi, janë vënë në kërkim të autorit të incidentit, me të cilin kishin njohje, pasi jetojnë në të njëjtën zonë. Por pasi janë takuar sqarimi nuk ka qenë me tone të qeta, madje ka kaluar edhe në përplasje fizike. Në sherr e sipër një nga kushërinjtë e personave të…

Read More

Vit pas viti, galaja e organizuar nga Instituti i Kostumeve i Muzeut Metropolitan në Nju Jork ( Met Gala) zhvillohet ne fillim të majit. Në këtë industri, galaja në fjalë përfaqëson njërin prej eventeve më të pritura të vitit. Në listën e saj, renditen personalitete nga më të rëndësishmet në botë. Ndaj dhe luksi, ashtu sic mund te imagjinohet, është i madh. Këtë vit ajo zhvillohet në 6 maj, me temën: “ Lajmet mbi modën”.

Read More

Barcelona-Liverpul dhe Totenhem-Ajaks janë dy çiftet gjysmëfinaliste të Champions League. Analistët e “Snai” kanë bërë parashikimet e tyre në lidhje me këto katër skuadra, duke e konsideruar Barcelonën favorite për kalimin në finale. Katalanasit kuotohen me koeficientin 1.65 për kualifikikmin, ndërsa Liverpuli me koeficientin 2.15. Ndeshja e parë luhet të mërkurën në “Camp Nou”, ku skuadra e trajnerit Valverde nuk humb prej vitit 2013 në Champions League. Për këtë ndeshje, fitorja e Barcelonës vlerësohet me 1.87, barazimi 3.70 dhe fitorja e skuadrës së Klop 4. Parashikimi është më i ekuilibruar për gjysmëfinalen tjetër Totenhem-Ajaks, që luhet nesër në “Wembley”. Për…

Read More

Shqipëria pret që në fund të muajit maj të publikohet raporti i Komisionit Evropian për progresin e bërë nga Shqipëria në raport me 5 prioritetet kyçe dhe nëse do të rekomandohet hapja e negociatave apo jo. Teksa pritshmëritë e qeverisë shqiptare për këtë raport u bënë objekt bisede në takimin që kryeministri Edi Rama pati me kancelaren gjermane Angela Merkel në kuadër të Samitit të Berlinit, burime për Deutsche Welle nga CDU/CSU, thanë se vendimi i tyre do të shtyhet në shtator. Siç mësoi DW nga qarqet politike pranë CDU-së, afati kohor që nga publikimi i raportit të progresit të…

Read More

Dorina Mema nëse njihet për diçka, kjo padiskutim është kujdesi që ajo tregon për trupin. Dorima publikon herë pas here në rrjetet sociale foto të ndryshme nga momentet e stërvitjes dhe impenjimet që zënë shumicën e kohës të Memës. Përveç këtyre, Dorina, një pjesë të mirë të kohës e kalon së bashku me vajzën e saj. Nëse do të shihni me vëmendje fotot e publikuara në ‘Instagram’ do të mendoni se ato të dyja janë shoqe madje në disa raste Dorina duket edhe me tonikfikuar, kjo për shkak të punës së saj. Së fundmi Mema ka kaluar fundjavën me…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me aleatët e tij në selinë e PD-së. Takimi pritet të zhvillohet sot, në orën 19:00. Takimi vjen një ditë para se krerët e partive të vogla të opozitës të zhvillojnë një tryezë me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Read More

Këtë here Fjolla Morina ka ardhur me një këngë të re që është një baladë dashurie, ku i këndon të dashurit të saj, dy vite pas vrasjes së Kjo është një histori e vërtetë, dhe bëhet fjalë për të riun që u vra në një atentat, në vitin  2017,  Juxhin Dauti, së bashku me mikun e tij Ervin Dalipi Dautai më herët ka qenë i akuzuar për vrasjen e Fation Banit, i cili u qëllua në mjetin e tij më 17 mars të 2012 në Vlorë. Nga akuza për vrasjen e Fatjon Banit, ai u shpall i pafajshëm, sakaq vrasja…

Read More

Një flamur i madh kuqezi është shpalosur sot në pjesën lindore të Kalasë së Ohrit në Maqedoninë Veriore. Kaq ka mjaftuar, që policia vendase të ndërhyjë në kala duke e hequr atë prej andej. Zëdhënësi i SPB Ohër Stefan Dimoski për AIM, tha se flamuri kombëtar është hequr nga kalaja ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Flamuri është shpalosur nga grupi i këngëve dhe valleve folklorike nga Kosova sot në mëngjes. Mediat shqiptare në Maqedoni shkruajnë e valltarët shqiptarë nga Kosova janë ndaluar nga policia.

Read More

Në 1 maj Soni Malaj pritet të mbajë një koncert recital në “Amfiteatrin e Liqenit të Tiranës”. Në këtë koncert ajo do të shoqërohet nga reperi Majk, i cili do të performojë një pjesë nga repertori i tij i këngëve. Për të promovuar recitalin e saj, por dhe për të zbuluar të reja nga karriera, Soni ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Rudina”. Këngëtarja tha se përveç koncertit që do të mbahet në Tiranë do të nisë një turne në trojet shqiptare, sepse sipas saj artistët kanë shumë nevojë që të dalin jashtë “club-eve” të natës ku performojnë.…

Read More