Author: tirana

Edhe pak ditë kanë mbetur nga ardhja në jetë i fëmijës së parë të Princ Harry-t dhe Meghan Markle. Të gjithë e dinë se Meghan ka dashur që këtë shtatzëni ta kalojë në mënyrën e saj dhe gjithmonë ka devijuar nga rregullat mbretërore. Së fundmi Markle po i thotë dhe njëherë jo traditave të pallatit ‘Kensington’, pasi ajo nuk dëshiron që asaj dhe fëmijës t’i bëhen foto menjëherë pas lindjes, detaj ky që është një traditë. Madje kur Kate Middleton bëri foto disa orë pasi lindi, dukesha e Sussex u shpreh se ndjeu keqardhje për të. Ashtu siç është bërë…

Read More

Art Rushiti është djali nga Kosova, i cili ka marrë vëmendjen e divës së muzikës pop Beyonce. Imazhi i tij është postuar dy herë në faqen zyrtare të këngëtares, e cila promovon turneun muzikor “OTR” dhe “FORMATION”. Arti është me origjinë nga Gjilani dhe jeton në Houston, Texas. Ai mori vëmendjen e artistes përmes ‘fanpage’ të tij me mbi 500 mijë ndjekës duke u cilësuar si njëra ndër faqet më të mëdha të saj, shkruan Prive. Ndërkohë, Arti ka synim të bëhet pjesë e tregut muzikor, prandaj nuk duhet të habitemi nëse shumë shpejt do e shohim si këngëtar.

Read More

Nisi rreth orës 15:00 Samiti i Berlinit. Me ftesë të kancelares Angela Merkel dhe Presidentit francez Emmanuel Macron marrin pjesë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në vijim të nismës për heqjen e barrierave në rajon, dialogu Kosovë-Serbi, taksa e Prishtinës për mallrat serbe, investimeve, por edhe të integrimit në familjen europiane. Në këtë samit marrin pjesë liderët e Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë, Serbisë, Sllovenisë dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë. Në samit, kryeministri Edi Rama merr pjesë së bashku me ministrin në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme,…

Read More

Janë të shumtë gazetarët në Berlin për të raportuar mbi samitin e organizuar nga kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti francez Makron. Dhe kësaj here debatet mes gazetarëve nga Kosova dhe presidentit serb Vuçiç, nuk kanë munguar. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pas takimit me Përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian Federica Mogherini, iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve jashtë ndërtesës ku u mbajt takimi. Të pranishëm ishin dhe gazetarë nga Kosova, e Vuçiç ka zgjedhur t’i provokojë. Kreu i shtetit serb tha se do të rregullonte stadiumin e Beogradit, në mënyrë që aty të luhej Liga e Kampionëve. Gazetari, Fidan…

Read More

Disa ditë pas regjistrimit në KQZ dhe debatit politik, “Panorama” ka zbuluar dhe një fakt interesant në listën e personave që kanë firmosur për krijimin e ‘Bindjes Demokratike’. Në listën e firmëtarëve të BD-së së Patozit, figuron dhe emri i bashkëshortes së Geron Xhafaj, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në dokumentin e depozituar në Gjykatë, figuron emri i Elvana Përparim Xhafajt, banuese në Vlorë. Nga verifikimi në regjistrimin e gjendjen civile, rezulton se ajo është bashkëshortja e Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit socialist. Geron Xhafaj që prej rreth një viti ka qenë në qendër të debatit politik, për…

Read More

Fillimi i vitit 2019 mund të konsiderohet i kobshëm sa i përket numrit të vrasjeve të ndodhura. Në 120 ditë kalendarike në Shqipëri janë shënuar 23 vrasje si pasojë e të cilave janë shënuar 29 viktima. Nëse bëjmë krahasimin me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shohim se ka gati dyfishim të numrit të vrasjeve. Në tremujorin e parë të vitit 2018 në Shqipëri ndodhën 12 vrasje ndërsa këtë vit në periudhën janar- mars kanë ndodhur 22 vrasje, nga të cilat 8 në familje. Ajo që e bën alarmante situatën është fakti që krimi dhe vrasjet mafioze kanë…

Read More

Procesi i Vettingut ka futur në sitë edhe drejtuesit e lartë të Prokurorisë shqiptare. Të parët që iu nënshtruan ishin kryeprokurorja Arta Marku dhe Donika Prela, drejtuese në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Si Marku, ashtu edhe Prela morën një vendim pozitiv nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke kaluar procesin vlerësimit.Gazeta SI ka siguruar raportet sekrete të Grupit të Punës së Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar për Arta Markun dhe Donika Prelën, e para që synon të jetë sërish Prokurore e Përgjithshme dhe e dyta që të jetë pjesë e Prokurorisë Speciale…

Read More

Christine McGuinness ka realizuar një set të tërë fotosh në natyrë duke bërë joga në Peckforton Castle në Cheshire. Ylli tregoi fleksibilitetin e saj dhe sa e zonja ishte duke i mahnitur të gjithë. Në foto duken qartë format e mrekullueshme të mësueses së joga.Puna e fortë dhe angazhimi i vazhdueshëm kanë dhënë rezultatet fantastike për të.

Read More

Një vepër provokative me skena të guximshme. Kështu mund të përshkruhet vepra “Engjëjt e Amerikës” e autorit Tony Kushner, e sjellë shqip nga Arben Kumbaro. Duke dashur të japë mesazhin e tij për më shumë tolerancë, mirëkuptim dhe paqe, regjisori sjell në “ArTurbina”, një shfaqje që flet për fenë, bindjet politike dhe homoseksualitetin. Në një vend me paragjykime të shumta rreth homoseksualizmit duket se një nga skenat më të diskutuara është puthja mes Laert Vasilit dhe Donald Shehut. Artistët e tjerë që luajnë në këtë veprër janë: Genti Deçka, Indrit Çobani, Luli Bitri, Luiza Xhuvani, Ina Gjonçi, Helidon Fino dhe Vasjan…

Read More

Nga “mbreti i vjedhjeve” në vullnetar në një famulli. Ky është rasti i 29-vjeçarit, Avram Shkelzer i njohur me nofkën “Drakula”. 29-vjeçari ishte kreu i një bande hajdutësh shqiptar dhe italianë, të cilët mes viteve 2015-2017 kanë vjedhur dhjetëra banesa në Rivergaro, Piacenza dhe Podenzano. Shkelzer që prej muajit dhjetor të 2017 ishte në arrest shtëpie. Ai kishte marrë dy dënime; ishte dënuar me 3 vite e gjashtë muaj pasi akuzohej për disa vjedhje në Valtrebbia. Më pas në nëntor të 2018, shqiptari u dënua me procedurë të shkurtuar me 6 vite e 4 muaj. Për këtë dënim të fundit,…

Read More

Pas një ore nis takimi mes kancelares Merkel dhe dy kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Fokusi këtij samiti do të jetë Kosova nga ku do të tentohet eksplorimi rrugëve dhe mundësive të reja për të rinisur dialogun e bllokuar mes Prishtinës dhe Beogradit. Ndërkohë, gjatë takimit kokë më kokë me kancelaren Angela Merkel, siç edhe shprehet në një intervistë për Top Channel, kryeministri Edi Rama pritet të kërkojë mbështetje për çeljen e negociatave për anëtarësim. Zoti kryeministër, cilat janë pritshmëritë nga ky Samit? Edi Rama: Është një moment rikapitulimi i 5 viteve proces të Berlinit dhe risia është se jemi në…

Read More

Një aksident i frikshëm ka ndodhur paraditen e sotme në hyrje të Tiranës, ku për pasojë një mjet është shkatërruar tërësisht, ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore e shoferit. Sikurse mund të shihet edhe nga fotot e siguruara nga LSA, mjeti është shkatërruar i tëri, ndërsa mësohet se makina kishte hyre poshtë një kamioni. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, shoferi ka dalë vetë nga makina pas aksidentit, por nuk dihet gjendja e tij.

Read More