Agjencia Qëndrore e Inteligjencës në SHBA, CIA, ka deklasifikuar dokumentet e saja, e ndër to janë edhe dokumentet e hetimit të vdekjes së ish liderit nazist, Adolf Hitler. Në këto dokumente të de klasifikuara, e tashmë që nuk janë sekrete të CIA, flitet mbi mundësinë e arratisjes së Adolf Hitlerit në Amerikën Jugore dhe ka jetuar atje të paktën deri në vitin 1955. Dokument, i cili është shfaqur në uebsajtin e CIA hijezon ish-ushtarin e divizionit famëkeq, SS, i cili i tha spiunëve të Amerikës së ai rregullisht është takuar me Hitlerin në Kolumbi. “CITROEN [emërimi i spiunit së CIA’s]…
Author: tirana
SHBA, Kina, Arabia Saudite, India dhe Franca japin së bashku më shumë para për armatimin, se të gjitha vendet e tjera në botë, ne total 60% sipas Institutit Ndërkombëtar për Studimet e Paqes në Stokholm. Në vitin që lamë pas u shpenzuan 1.8 trilionë dollarë për armatime super të shtrenjta. “Nga llogaritjet për mbrojtjen u shpenzuan 2,6% më shumë se në 2017, thotë instituti në fjalë. Në vend të parë renditen Shetet e Bashkuara të Amerikes , e cila shpenzoi plot $649 miliardë dollarë ose sa totali i 8 vendeve të marrë së bashku. Drejtuesi i projektit, Nan Tian i…
Prej muajsh në mediat rozë ka qarkulluar lajmi sipas të cilit moderatorja e njohur ka nisur një lidhje me regjisorin e programit që ajo drejton, Eduart Grishaj. Gjatë gjithë kësaj periudhe ku në mediat rozë është folur shumë për këtë romancë të mundshme, Arbana s’ka dhënë asnjë shpjegim, por duket shumë e lumtur gjithashtu ato i komentojnë shpesh njëri-tjetrit në rrjetet sociale. Dhe së fundmi intv.al ka treguar se moderatorja e njohur ka kaluar fundjavën në Borsh me djalin dhe me regjisorin e emisionit të saj Eduart Grishaj. Këtë e tregon mjaft mirë fotoja më poshtë ku shihet dyshja teksa…
Për ministrin e jashtëm serb, Ivica Daçiç, Samiti i Berlinit do të ketë sukses vetëm nëse Prishtina heq taksën ndaj Kosovës. “Nëse nuk bëhet presion mbi Prishtinën, vështirë se mund të priten përparime spektakolare në lidhje me vazhdimin e dialogut. Duke pasur parasysh pjesëmarrësit e takimit, nuk besoj se do të ketë presion ndaj Prishtinës, mendoj se do të ketë shumë fjalë, por pak rezultate konkrete” – ka thënë Daçiç pak para Samitit. Ndër të tjera, Daçiç u shpreh se nuk duhet të pritet që samiti i Berlinit të ketë karakter historik për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Frederica Mogherini do të vizitojë Tiranën në datat 8 dhe 9 Maj. Shefja e diplomacisë europiane, do marrë pjesë në aktivitete në kuadër të Ditës së Europës dhe do të ketë takime me kryeministrin Rama dhe përfaqësues të opozitës. Vizita e saj vjen disa javë para se Komisioni Europian te publikojë rekomandimin për hapjen ose jo te negociatave për Shqipërinë, në 29 maj dhe 1 muaj para se në vendin tone te zhvillohen zgjedhjet vendore te 30 qershorit.
Në prag të samitit të sotëm në Berlin, deputeti gjerman, Peter Beyer, në cilësinë e raportuesit për Kosovën për CDU/CSU është shprehur në një intervistë me DW-në në serbisht, se shpreson dhe dëshiron që takimi i sotëm në zyrën e kancelares të ndihmojë për një zgjidhje sa më të shpejtë në konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë. “E shpresojmë dhe e dëshirojmë këtë në të mirë të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe në të mirë edhe të Evropës”, tha Beyer. Beyer gjithashtu kërkon që të hidhet poshtë ideja e këmbimit të territoreve, mes Serbisë dhe Kosovës.”Edhe pse ideja e shkëmbimit…
Nëse mendoni se djemtë nuk qajnë kur zihen me të dashurat, e keni gabim… e madje ka nga ata që nuk pushojnë lotët. I tillë është rasti i djalit të David Beckham, 20-vjeçarit Brooklyn i cili është fotografuar në makinën e tij, teksa zihej me të dashurën, modelen 21-vjeçare. Hana Cross dhe Brooklyn janë fotografuar në Beverly Hills, Kaliforni, ndërsa kishin një debat të fortë mes tyre, ku bukuroshja brune dukej shumë e nervozuar, e gjithashtu edhe ajo ka shpërthyer në lot. Mediat e huaja shkruajnë se është dashur ardhja e vëllait të Brooklyn, për ta qetësuar pak situatën mes…
Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka analizuar mënyrat kryesore përmes të cilave hyjnë e kamuflohen fondet e dyshimta në Shqipëri. Ndër pesë tipologjitë kryesore bie edhe në sy edhe pastrimi i parave me origjinë nga parajsat fiskale përmes call center-ave. Drejtoria ka paraqitur në mënyrë të detajuara një skemë pastrimi e cila është referuar edhe në organet ligjzbatuese. Në skemë vërehet se Shoqëria A, e regjistruar në QKB në vitin 2015, ushtron aktivitetin e saj në fushën e ofrimit të shërbimeve të marketingut në internet (call center, teleselling). Shoqëria A, është themeluar nga shtetasi shqiptar X…
Historia e Muenis Mashës, djaloshit 15-vjeçar me autizëm është trajtuar në studion e emisionit online “Fol me psikologen”. Pas konstatimit të mungesës së dëgjimit, pas diagnostikimit në moshën 2-vjeçare me autizëm, në vitin 2010 djaloshi u diagnostikua me tumor në tru. Kjo diagnozë ishte goditja më e rëndë për familjen e tij. Nëna e Muenisit, Brixhida Muça ka rrëfyer momentet më të vështira që nga lindja e tij e deri më sot. Me një forcë të jashtëzakonshme ndryshe nga çdo grua tjetër ka vendosur të lërë lotët e dhimbjet mënjanë dhe të luftojë për të birin. Ja si shprehet ajo:…
Sherr në Korçë, Idriz Batha godet me grusht Marko Radasin. Nervat e nisura në minutën e 53-të nuk janë mbyllur në fushë. Ishte momenti kur Gjergj Muzaka u dëmtua dhe kapiteni i Skënderbeut kërkoi që topi të dalë jashtë në shenjë “fair play”, por Elton Kale u mundua që të vijonte aksionin. Aty nis debati midis lojtarëve dhe kryesori Andi Koçi nuk vonoi që t’u jepte të verdhë të dyve. Por, nuk mbaroi me kaq. Sapo erdhi vërshëllima e arbitrit, u pa që lojtari i Flamurtarit ishte i ngarkuar, ndoshta edhe prej fyerjeve që pati në 90 minuta lojë prej…
Një 31-vjecare, nënë e 4 fëmijëve ka rrëfyer sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” dhunën e ushtruar prej vitesh nga ish-bashkëshorti i saj. Gruaja nga Mamurrasi, është martuar 13 vite më parë në një moshë shumë të re dhe martesa e saj gjithmonë ka qënë problematike. Njohja me bashkëshortin është bërë me mblesëri dhe ajo thotë se me të e ka njohur kunati. “U njoha në moshën 19-vjeçare, mblesi, ishte vëllai i bashkëshortit, kunati im. Ai duhet “të më tregonte, kur e njihte vëllain e vet”,- tregon 31-vjeçarja. Gruaja rrëfen se gjatë martesës shpesh herë është konfliktuar me bashkëshortin,…
Partia Socialiste do të garojë pesë deputetë të Grupit të saj Parlamentar për kryetarë bashkie dhe dy prefektë të sapoemëruar për dy bashki të mëdha. Socialistët kërkojnë të marrin drejtimin e Bashkisë së Lezhës nga të djathtët me anë të deputetit Pjerin Ndreu, i cili ka kohë që po punon në zonë dhe është prezantuar edhe nga Kryeministri Rama. Një tjetër deputet do të duhet të lërë mandatin e tij për të kandiduar për zgjedhjet lokale. Nuri Belba do të kërkojë votat për Bashkinë e Përrenjasit. Ndërsa pritet kandidimi i deputetit Rakip Suli për Kamzën. Dy deputetët të tjerë, Flamur…