Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Të dhimbte shpirti”,nëna e djalit autik rrëfen luftën me kancerin

15:22 / April 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nena e djalit autik
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Historia e Muenis Mashës, djaloshit 15-vjeçar me autizëm është trajtuar në studion e emisionit online “Fol me psikologen”.  Pas konstatimit të mungesës së dëgjimit, pas diagnostikimit në moshën 2-vjeçare me autizëm, në vitin 2010 djaloshi u diagnostikua me tumor në tru. Kjo diagnozë ishte goditja më e rëndë për familjen e tij. Nëna e Muenisit, Brixhida Muça ka rrëfyer momentet më të vështira që nga lindja e tij e deri më sot. Me një forcë të jashtëzakonshme ndryshe nga çdo grua tjetër ka vendosur të lërë lotët e dhimbjet mënjanë dhe të luftojë për të birin. Ja si shprehet  ajo:

Nga emocionet që i kisha ushqyer vetes 9 muaj rresht, u përballa me të kundërtën e tyre. Falë besimit, sepse nuk kisha eksperiencë, besimi ishte arma ime më e fortë që më bëri të administroja emocione aq të dhimbshme që të përvëlonin shpirtin.”

Rrugëtimi me Muenisin është shumë i gjatë, nisi në maternitet. Kur ishte 6 muajsh mësuan se ai kishte probleme me dëgjimin.

“Si do komunikojmë? Si do më thotë mami? A do më thotë mami ndonjëherë?” Këto ishin disa nga pyetjet që Muça thotë se i rrinin pa pushim në mendje.

Autorja e këtij programi, psikologia Ervisa Lula është ndalur edhe tek raporti mes terapistit dhe prindit të një fëmije autik. Përballë nënës së 15-vjeçarit ka vendosur terapisten e tij, psikologen Daniela Qato. Ajo ka folur mbi sjelljen, progresin  e Muenisit dhe marrëdhënien aq të rëndësishme mes saj dhe nënës së tij, marrëdhënie e cila si rrallëherë funksionon në mënyrë perfekte. Psikologia Qato ka shpjeguar edhe simptomat të cilat duhen patur në vemendjen e të gjithë prindërve dhe ka treguar se cili është momenti kur gjendja konsiderohet si një alarm që duhet të të çojë tek terapisti.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Këngëtari Kanye West pritet në Kryeministri nga Rama dhe ministri Gonxhja pak para koncertit në Tiranë

18:40 / July 11, 2026

Rama: Kemi pasur sukses në negociatat me BE! Tre kapitujt e parë i mbyllim me 14 korrik

17:37 / July 11, 2026

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026

“Po me Rozafën çfarë keni o patriota”, sulm online edhe Kalasë së Shkodrës, Rama: T’i përzëmë të huajt dhe të kthehemi tek koha kur hanim njëri-tjetrin?

13:54 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.