Author: tirana

Me ëndrrën e fëmijërisë në mendje për t’u bërë regjisore filmash, Dalina Buzi tentoi fillimisht nga Amerika prekjen e magjisë që tërheq si magnet. Kur ishte 20 vjeç tregon se ka aplikuar me një skenar në konkursin “Greenlight Project” në SHBA, të iniciuar nga Ben Affleck dhe Mat Damon. Edhe pse s’fitoi, i bleu vetes një kamera, ndërkohë që filmin e mbante brenda vetes si gurin e çmuar të botës dhe fantazisë së saj artistike, të cilin erdhi momenti ta nxjerrë nga sirtari. “Love, Likes, Tirana” është komedia romantike me autorësinë e saj, që vjen si një serial ëeb-i ku…

Read More

Ne mund të na duket e çuditshme, por një gjykatë rumune ka urdhëruar një burrë që të paguajë kompensim për ish-të fejuarën, pasi e la “të poshtëruar” dhe ka nevojë për një psikolog. Burri e la të dashurën vetëm pak orë pas fejesës. Vendimi për të dhënë dëmshpërblim për gruan e dërrmuar është përshkruar si “i pashembullt” duke pasur parasysh faktin se të dy nuk ishin të martuar. Si pasojë ai tani do të duhet të paguajë rreth 6,000 paund kompensim për shpenzimet e fejesës dhe180 paund për dëm psikologjik. Martesa që ishte caktuar një muaj më vonë, gjithashtu u…

Read More

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka denoncuar situatën e rëndë në të cilën ndodhen të burgosurit sipas tij, ndërsa shkruan se një 40-vjeçar me emrin Dritan Zeqiri, i cili vuante dënimin në burgun e Fierit, është transportuar i vdekur në spital. Në një postim në facebook, Berisha shkruan se janë me dhjetëra të burgosur që torturohen barbarisht, ndërsa i bën thirrje institucioneve ndërkombëtare që të ndërmarrin një inspektim në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri. Miq, sot nga burgu i Fierit u transportua i vdekur ne spital 40 vjeçari Dritan Zeqiri. Duke shprehur ngushellimet familjes se te ndjerit Dritan…

Read More

Spanja do të votojë të dielën, ndërsa politikën e ka pushtuar frika e një rritje te ndjeshme të ekstremit të djathtë. Këto janë zgjedhjet e treta të përgjithshme në Spanjë gjatë katër vjetësh dhe loja elektorale ka ndryshuar. Përkrahja për Partinë Konservatore ka rënë, ndërsa socialistët, edhe pse janë në avantazh, nuk e kanë një mbështetje të qartë sa për të krijuar qeverinë. Sondazhet parazgjedhore tregojnë se gati 4 në 10 zgjedhës ende nuk e kanë ndarë mendjen se kujt do t’ja japin votën e tyre. Disa analistë vendas kane bindjen se çështja e Katalonjës do të jetë vendimtare në…

Read More

Historiani i njohur Pëllumb Xhufi e cilëson ballist të vetëshpallur kreun e Institutit ndaj Krimeve të Komunizmit, Agron Tufa, duke e cilësuar në konflikt interesi hulumtimin e periudhës së Luftës për krime. Duke folur për gazetën “Panorama”, Xhufi shprehet se Tufa i sheh krimet e Luftës si krime të bëra vetëm nga komunistët. Gjithashtu, ai shprehet se ligji që përcakton dhe objektin e punës së Institutit, nuk i jep të drejtë Tufës që të kërkojë informacion nga institucionet për praninë në stafin e tyre të ish-sigurimsave. Z. Xhufi, ju keni pasur më herët një debat të ashpër me z. Tufa…

Read More

Sipas një vrojtimi të Bankës së Shqipërisë, 1 në 3 familje në Shqipëri rezultojnë se kanë një borxh për të paguar. Në vrojtimin mbi situatën huamarrëse të individëve në Shqipëri, rezulton se 37% e këtij borxhi është marrë për nevoja konsumi. 2 në10 familje të cilat kanë deklaruar se kanë një hua për të paguar, shprehen se detyrimi është ndaj një malli për të cilin nuk i kanë dhënë paratë, ndërsa pjesa tjetër e familjeve me detyrime, e kanë marrë atë si kredi për banesë apo investim për biznesin e tyre. 44% e familjeve huamarrëse pranojnë se kanë marrë hua…

Read More

Të gjithë e mbani mend Enxhi Cukun, vajzën e famshme e cila ka luajtur në rol kryesor tek filmi “Femrat”, përkrah Ermal Mamaqit. E ftuar tek emisioni “Pop Culture”, pyetjes nëse u ndje e “tradhtuar” nga Ermal Mamaqi për filmin “Dy gisht mjaltë”, ku luante përkrah Elvana Gjatës, Enxhi u përgjigj: “Nuk e kam parë akoma filmin e ri të Ermal Mamaqit. Nuk e di çfarë të them për këtë”. Teksa moderatori Kelvi Kadilli e pyeti se çfarë mendimi ka për aktoret e reja, u nis nga vetja duke thënë se: “Për shembull unë e kam shumë qejf Megi Pojanin,…

Read More

Nënkolonel Hekuran Rrapaj analizon të gjitha dëmet që i solli kriza e vitit 1997 ushtrisë shqiptare: “Shqiptarët u gjendën befasisht pa shtëpi, pa pará, pa mjete jetese. Kështu u gjendën edhe ushtarakët. Shqiptarët dhe ushtarakët fatkeqësisht u gjendën pa shtet, pa Shqipërinë. Dhe deformimi i parë qe keqpërdorimi i misionit të Forcave të Armatosura” “Ushtria, si pjesë e tërë popullit, nuk mund të qëllonte mbi prindërit dhe femijët, mbi motrat dhe vëllezërit. Ajo nuk donte më gjak dhe nuk pati forcën morale që të thyente kafkat e vëllezërve, që paqësisht si dhe vetë ajo, ishin në protestë”. Ky është një…

Read More

Pas akuzave të Partisë Demokratike e cila e quan Bindjen Demokratike një opozitë fasadë, ka reaguar Patozi , i cili thotë se partia e tij do të kërkojë nga KQZ që të shtyjë afatin që të hyjë në zgjedhje PD-ja, edhe pse halli i saj i vetëm është që BD  të mos jetë në zgjedhje. “Do t’i kërkojmë KQZ-së të shtyjë afatin që të hyjë në zgjedhje edhe PD-ja. Sot pamë se më të mërziturit që ne u regjistruam për të garuar në zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin konkurrentët e tjerë, por ata që kanë vendosur vetë të mos…

Read More

Ditën e diel i gjithë territori i Shqipërisë këtë të shtunë u përfshi nga reshje të dendura shiu. E diela e Pashkëve do jetë e kthjellët por shiu rikthehet të hënën. “Dita e diel kryesisht do të jetë me mot të kthjellët pavarësisht se në zonat malore do të kemi prezencë të vranësirave, por që nuk pritet shi. Dita e hënë dhe në vijim do të na sjelli prezencë të reshjeve, më të dukshme do të jenë ditën e martë dhe ditën e mërkurë kryesisht gjatë orëve të mesditës dhe të fokusuara në zonat qendrore dhe lindore të territorit”, tha…

Read More

Lagjet në zonën e Laprakës në kryeqytet po pësojnë ndryshim të vazhduar, me zbatimin e projekteve të mëdha infrastrukturore për urbanizimin dhe transformimin e zonës. Falë investimeve të Bashkisë së Tiranës, ka nisur rehabilitimi i të gjithë infrastrukturës nëntokësore dhe sipërfaqësore duke zgjidhur përfundimisht problemin e baltës dhe të ujërave të zeza prej shumë vitesh, për banorët e rrugës “Hysni Gërbolli” dhe rrugës “Egnatia”. Prej disa ditësh, punëtorët e qytetit po vijojnë punën për rrjetin e kanalizimeve, asfaltimin e rrugëve, si dhe rehabilitimin e trotuareve. Në sajë të këtyre ndërhyrjeve, banorët e Laprakës do të mund të kenë infrastrukurën e…

Read More

‘The Voice Of Albania Kids’ mbaroi, megjithatë suprizat nga programi jo. Ashtu siç e pamë në këtë sezon, juria përbëhej nga këngëtarët e njohur Aleksandër Gjoka, Miriam Cani, Arilena Ara dhe Renis Gjoka. Ka qenë ky i fundit i cili ka publikuar në ‘Instastory’ një pjesë të xhirimeve në prapaskenë, ku duket se gjërat nuk kanë qenë aq të thjeshta. Në video dallohet se gjatë xhirimeve, Miriam nuk ka mundur të ndalojë së qeshuri ndonëse ka provuar të regjistrojë të njëjtën skenë disa herë. Pavarësisht se 4-shja e jurisë ka provuar disa herë, e vetmja gjë që dallohet në videon…

Read More