Author: tirana

Barcelona është kurorëzuar si fitues i La Liga për herë të 26-të në histori. Kur kanë mbetur edhe tre javë nga fundi i kampionatit, katalanasit kanë siguruar edhe matematikisht titullin. “Kurorëzimi”, i cili është edhe i dyti radhazi erdhi pas fitores 1-0 ndaj Levantes. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Lionel Messi në minutën e 62-të të takimit. “Pleshti” argjentinas shfrytëzoi në maksimum një aksion të gjatë të shokëve të tij për të tundur rrjetën. Kaq mjaftoi dhe Barcelona është në delir. Ky është titulli i 8-të në 11 vitet e fundit, ndërsa ka mundësinë për tu thelluar akoma…

Read More

Në segmentin Tapizë-Kamëz tek rrethrrotullimi i Tapizës, mjeti markes Audi më targa AA 086 RF, që drejtohej nga shtetasi E.H, 34 vjeç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit si dhe pasagjerja shtetasja RR.Gj 28 vjeçe.Gjithashtu janë dëmtuar dhe janë transportuar për në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën edhe dy shtetase të tjera që ishin pasagjere në këtë mjet.

Read More

Moderatorja shqiptare, Arjola Shehu ka treguar gjithmonë se nuk di të gatuajë. Megjithatë kjo nuk e pengon që të ftojë njerëz në shtëpi pasi gatimet i merr gati në restorant. Gjatë intervistës për emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora, ajo zbuloi se kë do zgjidhte në një të ardhme nëse do ta ftonin mamaja dhe vjehrra për drekë në të njëjtën kohë. “Unë rrup sup do ia bëj burrit dhe te mami do ta coj. Se bëj shaka. Besoj kur ka kompromis, ndoshta i mbledhim të gjithë në një vend”, u shpreh Arjola duke qeshur

Read More

Edhe pse e ka siguruar edhe matematikisht titullin, Juventus nuk e hoqi këmbën nga gazi, sidomos duke pasur para një rival si Inter. Takimi i “Guiseppe Meazza” nisi në ritmin e duhur, ku vetëm 6 minuta u deshën për të parë golin e parë. Në fakt ishte një “perlë” e Radja Nainggolan, me belgun që lëshoi një silurë të vërtetë nga rreth 25 metra. Një realizim që vleu për të vulosur rezultatin e pjesës së parë, ndërsa në të dytën Juventus tentoi të prish ekuilibrat. Gjithsesi, duhej të vinte minuta e 62-të që një këmbëngulje e Cristiano Ronaldos të shpërblehej me…

Read More

Përfundimi i ndeshjes Partizani-Laçi me rezultatin 1-1 ka sjellë tensione dhe përplasje në tribunën vip. Siç duket nga fotot e siguruar nga BalkanWeb foca të shumta policie kanë izoluar tribunën qëndrore në stadiumin “Selman Stermasi”. Ende nuk dihet nëse ka shoqërime, apo edhe të lënduar nga sherri.

Read More

E ftuara e kësaj jave në “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut ishte gazetarja e njohur, Fjodora Fjora. Përtej profesionit, vite më parë Fjodora vendosi të adoptojë një fëmijë dhe tashmë është nëna e Alteos 5 vjeçar. Ajo ka treguar që nuk është aspak e lehtë të jesh mama single, dhe e vetmja “pendesë” që ka është se tashmë i biri ka filluar të pyesë e të kërkojë figurën e një babai. “Nuk është e thjeshtë. Çdo gjë duhet ta mendosh dy herë, edhe kur merr një vendim ndjen atë mungesën që “Shiko, ndoshta do ishte më mirë ta…

Read More

Jeta na përball me sfida dhe vështirësi nga më të ndryshmet, por mënyra sesi gjithsecili nga ne i përballon e bën atë më të fortë si edhe shembull për të tjerët. E tillë ishte historia e Elës që ishte ftuar këtë mbrëmje në programin “Dua të të bëj të lumtur” nga nipi i saj, Joani. Kur Ela ishte studente ishte njohur me Sajmirin, me të cilin kishte rënë në dashuri dhe ishte martuar. Gjatë kohës që Ela ishte shtatzënë, mjekët i kishin thënë që fëmija mund të kishte probleme shëndetësore. Pavarësisht paralajmërimeve të mjekëve, Ela dhe Sajmiri kishin vendosur që…

Read More

Dhjetra qytetarë në kryeqytetin serb, Beograd, dolën në protestë kundër bukëpjeksave shqiptarë që ushtrojnë aktivitetin atje. Serbët shprehen se janë ndjerë të provokuar nga një foto ku shfaqej një bukëpjekës, i cili bënte shqiponjën dy krenare. Këta protestues kanë dalë për të protestuar kundër një bukëpjekësi shqiptarë dhe kërkojnë largimin e tyre nga kjo lagje. Ata brohorisnin se Kosova është Serbi dhe thonë se bukëpjekësit janë provokator. E tëra ka nisur pas kësaj fotoje e bërë muaj më parë, që i ka kushtuar pronarit të furrës “Roma”. Borca është një paralagje e kryeqytetit serb rreth 20 kilometra nga qendra. shqiptarët…

Read More

Katër kadetë parashutistë rusë, janë përjashtuar nga radhët e ushtrisë pasi protestuan kundër ndryshimit të ngjyrës së uniformës nga bojë-qielli në jeshile. Ngjarja ndodhi në shkollën prestigjioze të luftës në Riazan. Rreth 40 kadetë parashutistë të shkollës prestigjioze të luftës në Riazan, e cila përgatit parashutistë, protestuan kundër ndryshimeve që i janë bërë uniformave të tyre. Ata sfiduan para monumentit të themeluesit të ushtrisë së parashutistëve, gjenerali Margelov, duke hequr gradat nga supet dhe duke i hedhur në këmbët e monumentit. Në disa nga gradat shkruheshin kritika ndaj komandos së ushtrisë, por kërkohej dhe falje pasi nuk arritën të mbronin…

Read More

Kishim kohë pa i parë në publik dhe në aktivitete të mëdha dhe me vëmendje mediatike çiftin Argita dhe Jamarbër Malltezi. Ndërkohë që Jamarbri është mjaft aktiv në jetën politike dhe atë civile, pasi është edhe pjesë e Partisë Demokratike, zonja Argita ka kaluar në privatësinë e saj, duke mos u bërë protagoniste në asgjë. Në fakt, dikur, kur i ati, zoti Sali Berisha, ishte Kryeministër, emrin e saj e kemi hasur vazhdimisht bashkë me akuza kundër saj. Çifti që ka katër fëmijë duket shumë në formë dhe i qetë, madje ata i kanë buzëqeshur paparazzit tonë kur e kanë…

Read More

Kompania Lucara Diamond ka zbuluar diamantin më të madh të pa prerë, të kohëve të fundit, në minierën e saj Karowe në Botsvana. Në këtë mënyrë, Lucara arriti të rrëzonte rekordin e vendosur po prej asaj vetë, nëntorin e vitit 2015. Diamanti prej 1,758 karatësh, më i madh se një top tenisi, peshon afro 352 gramë. Ky është guri më i fundit me vlerë marramendëse që ka arritur të nxjerrë në Karowe, kompania me seli në Vancouver. Ai është gjithashtu i dyti pas diamantit 3,106-karatësh Cullinan, të zbuluar në Afrikën e Jugut në 1905, më i madhi i gjetur ndonjëherë…

Read More

Jo vetëm skeptikët dhe kritikët, por as drejtuesit dhe bashkëpunërorët e tij më të afërt në LSI, nuk e shohin më sot Presidentin e Republikës në lartësinë e të qenit një faktor kredibël, në lartësinë e sfidave politike të vendit. As përgjigja pozitive ndaj kërkesës së partive të vogla aleate të PD dhe LSI në opozitë, për tu takuar të martën e javës së ardhshme “në funksion të zgjidhjes së krizës politike në vend” dhe as thirrjet Hyjnore për “dialog, mirëkuptim, bashkëpunim e vllazërim” të lëshuara prej tij në fundjavë, nuk arrijnë dot që ta bëjnë Ilir Metën një pikë…

Read More