Author: tirana

Dy persona janë arrestuar, pasi gjatë operacionit ‘Prita’ u gjetën dhe sekuestruan 48 kilogramë kanabis në një banesë, 97 fidanë në kubikë, dy automjete, celularë, një peshore elektronike dhe sende të tjera. Operacioni është zhvilluar në lagjen “24 Maji” Vlorë, ndërsa janë arrestuar dy kultivuesit Z.I. 36 vjeç dhe E.B. 30 vjeç. Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Read More

Në Rusi botohet libri “Hrushovi. Reformatori në Kremlin”, autorë të tij janë politikanë të njohur të botës në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, shkruan shtëpia botuese e Moskës. Ata janë Alen Dalles-i (Allen Dulles) ishte drejtor i CIA-s në vitet 1953-1961; Dejvid Rokfeler-i Ati (David Rockefeller Sr.) – një nga themeluesit e klubit të Bilderbergut, bankier i njohur amerikan, nipi i manjatit të naftës dhe miliarderit të parë Xhon Rokfeler (John Rockefeller); Enver Hoxha – politikan i njohur ballkanas, udhëheqës i Shqipërisë në vitet 1941-1985. Të tre kanë lënë kujtime për N.S. Hrushovin – udhëheqës i Bashkimit Sovjetik…

Read More

Çifti Valérie dhe Olsion, të martuar një vit më parë, janë habitur nga vendimi i prefekturës Doubs, Francë. Prefektura ka paraqitur një kërkesë për dëbim të Olsionit nga territori francez, pasi ai është refugjat shqiptar. Çifti dëshiron të veprojë në mënyrë që Olsioni të mund të qëndrojë në Allenjoie, Doubs. Ajo është franceze. Ai është shqiptar, i cili arriti në Francë ilegalisht tre vjet më parë. Ky çift, i martuar prej një vit, jeton në Allenjoie. “Për mua, kjo është një rilindje nëse mund të them kështu, dhe këtë ndjenjë nuk e kam përjetuar ndonjë herë”, kujton Olsion, raporton france3-regions.francetvinfo.fr.…

Read More

Dy studime këtë javë provuan: Në Gjermani dhe Europë gjithnjë e më shumë njerëz nga mesi i shoqërisë i kthejnë kurrizin politikës së qendrës e po anojnë djathtas. Kjo duhet të merret seriozisht, mendon Jens Thurau. Nga Jens Thurau, DW A ka më ndonjë efekt, kur dëgjon politikanët në Gjermani të thonë fjali si „Gjermania i ka punët më mirë se kurrë më parë”. Kur thonë, se kemi gati punësim të plotë? Që ka një gjeneratë pensionistësh, që ka pensionet që nuk i ka pasur asnjë gjeneratë përpara saj? Që të rinjtë kanë perspektiva, që asnjë gjeneratë më parë nuk…

Read More

Françesko Guidolin dhe Alberto Xakeroni ishin kandidatët e tjerë italianë për stolin e kombëtares. Xakeroni kërkoi një rrogë të pamundur për buxhetin e Federatës, prej 150 000 eurosh në muaj. Ishin paratë, por edhe mënyra e sjelljes që vendosën për trajnerin e ri. Edoardo Reja është tashmë i konfirmuar dhe i prezantuar në stolin e kombëtares, veçse presidenti i Federatës, Armand Duka, u detyrua të bisedonte dhe të mendohej shumë. Dy kandidatë të tjerë italianë ishin edhe Alberto Xakeroni dhe Françesko Guidolin, emra të njohur të trajningut nga vendi fqinj. Xakeroni, me përvojë në drejtimin e kombëtareve, pasi ka qenë…

Read More

Në një kohë kur debatet politike kanë arritur kulmin, shembulli i harmonisë na vjen nga Pogradeci, ku të dy partitë politike i kanë zyrat në një godinë. Sikurse mund të shihni edhe nga kjo foto, të dy subjektet politike kanë vendosur edhe portretet e krerëve të tyre krahas logos dhe emërtimit. Nuk dihet se si ia bëjnë militantët kur kanë takime në të njëjtën ditë, por me sa duket, freskia e liqenit ka sjellë “paqen” mes tyre.

Read More

Për disa njerëz dita nuk nis mirë nëse nuk konsumojnë një kafe. Shumica prej nesh preferojnë ta pinë kafen menjëherë pasi dalin nga shtëpia. Megjithatë, shkencëtarët thonë se nuk duhet asnjëherë të konsumoni kafe para orës 09:00. Sipas tyre, orari më i mirë për të konsumuar kafen është nga ora 09:00 deri në 11:30. Kjo është e vetmja mënyrë për t’i dhënë metabolizmit energjinë dhe zgjimin që kërkoni. Nëse e konsumoni atë para orës 09:00, konsumimi i kafes do të ndikojë për keq dhe ka shumë gjasa që të krijoni varësi.

Read More

Bosi i drogës në Itali, Girolamo Perna vdiq në spital mbrëmjen e djeshme, pas disa plagëve të shumta të marrë në një pritë mafioze që iu bë ditën e djeshme në Vieste të Italisë. Bosi i drogës u vra afër shtëpisë së tij, ku ishte së bashku me një person tjetër, i cili u mor në pyetje nga policia. Klani Perna, i drejtuar nga i ndjeri, ishte rival me klanin e quajtur “Splinters”, i cili kryesohet nga Marco Raduano. Të dy klanet ishin në luftë për kontrollin e shitjes së drogës në zonën Gargano dhe trafikun e drogës që vjen…

Read More

Para gjashtë ditësh në një shtëpi në qendër të Prizrenit, një grua solli në jetë një foshnje të gjinisë mashkullore. Procesin e lindjes gruaja me inicialet M.B. e bëri e vetme në një dhomë. E shenjat ende nuk janë larguar nga vendi ku e solli në jetë djalin e saj. Megjithatë ai nuk jetoi gjatë. Nga dhoma ku lindi, 27-vjeçarja e dërgoi foshnjën e saj në tavanin e shtëpisë, ku edhe dyshohet se e privoi nga jeta, raporton T7. Këtë akt, sipas familjarëve të saj dyshohet se ajo e kreu duke përdorur një mbështjellës të rrobave. Familjarët e saj kishin…

Read More

Turistë nga e gjithë bota dynden çdo vit në një fshat të vogël bregdetar në Francë, aty ku është me detyrim të qëndrosh krejtësisht nudo. Cap d’Agde është një magnet për nudistët dhe gjatë muajve të verës popullsia e tij shkon në 40.000 lakuriq. Në këtë fshat ka madje edhe një bankë, parukier dhe supermarket nudistësh. Por, si u kthye ky qoshk francez në kryeqendrën botërore të verës? Në vitet ’50, Franca po merrte veten nga Lufta e Dytë Botërore. Kur familja Oltra që rriste ullinj pa se si njerëzit nudo “pushtuan” tokën e tyre, vendosën të përfitonin nga rasti.…

Read More

Me dhjetëra mijëra ndjekës po shtohen me shpejtësi në një llogari në “Instagram”, ku ushtaret izraelite postojnë foto të tyre seksi. Shërbimi ushtarak në Izrael është i detyrueshëm edhe për femrat, të cilat duhet të kalojnë patjetër dy vite në radhët e ushtrisë. Megjithatë, pavarësisht se i duhet të merrem me armë të rënda dhe një stërvitje rraskapitëse, për izraelitet kjo nuk është aspak problem dhe ato gjejnë edhe kohë të lirë të postojnë foto në këtë llogari në “Instagram”. Të veshura me bikini në shumicën e rasteve, ushtaret izraelite shfaqin bukurinë tyre përtej veshjes ushtarake, duke tërhequr në këtë…

Read More