Policia e Kurbinit finalizoi me sukses operacionin e koduar “Adriatiku”, ku u ndalua një tjetër shtetas i kërkuar për llogari të drejtësisë belge, në kuadër të operacionit të përbashkët ndërkombëtar të koduar “Pikaso”, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e vjedhjeve të banesave dhe të pronave në Belgjikë . Si rezultat i operacionit “Pikaso” u arrestuan 8 shtetas shqiptarë, 3 prej tyre në Shqipëri dhe 5 në Belgjikë. Në vijim të këtij operacioni, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan shtetasin E.K., 27 vjeç, banues në Kurbin.
Author: tirana
Anna Khramtsova u zgjodh si vajza më e bukur e Gardës Kombëtare Ruse në një garë, ku pjesëmarrës në votime ishin mijëra ruse. Khramtsova, 31-vjeç, e cila është nëna e një fëmije, mori më shumë se 57,000 vota, ndërsa forcat ku ajo bën pjesë janë përgjegjës drejtëpërsëdrejti për sigurinë e Presidentit Rus, Vladimir Putin. Khramtsova vjen nga një familje që prej vitesh ka pas shërbyer në ushtri. Babai i saj ka shërbyer në ushtri për 30 vite, ndërsa nëna shërbente në forcat e sigurisë. “Unë jam krenare për të vazhduar traditën e familjes”,-thotë 31-vjeçarja, e cila pranon se ka qenë viktimë…
Kritika të shumta kanë ardhur në drejtim të yllit të Paris SG, Neymar, pas një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale ku braziliani godet me grusht një tifoz të Rennes pas humbjes në finalen e Kupës së Francës. Duke ngjitur shkallët në “Stade de France” për të marrë medaljen e vendit të dytë, pak minuta pasi Paris SG u mund 6-5 me penallti (e gjithë ndeshja përfundoi 2-2), ai fillimisht e shtyu me dorë telefonin dhe më pas shkëmbyen fjalë. Por situata u tensionua dhe nga pamjet duket se Neymar e godet me grusht në mjekër. Plane të ndryshme të…
Fabian Topollaj, një ndër themeluesit e Partisë “Bindja Demokratike” ka hedhur poshtë aludimet e segmenteve politike, sipas të cilave partia e re në kampin e djathtë është produkt i kryeministrit Edi Rama apo lojë e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një intervistë të dhënë për “Shqiptarja.com”, Topollaj, ka thënë se të dy palët, si PD-ja ashtu edhe PS-ja, gënjejnë. Sipas tij ‘Bindja Demokratike’ është kundër dinozaurëve që kanë ndërtuar sistemin aktual. Topollaj i është kundërpërgjigjur edhe Sekretarit për Zgjedhjet në Partinë Demokratike, i cili një ditë më parë, tha se vendimi i KQZ për regjistrimin e Bindjes Demokratike nuk është i formës…
Të dhënat e fundit të disponueshme nga Banka e Shqipërisë tregojnë se për 1 milion copë kartëmonedha në qarkullim, 5.7 prej tyre janë të falsifikuara. Sipas të njëjtave të dhëna, kartëmonedha prerjen 1000 lekë zë pjesën më të madhe të totalit të kartëmonedhave false, e pasuar nga prerjet 500 lekë dhe 2000 lekë. Nga ana teknike, kartëmonedhat kombëtare të falsifikuara riprodhohen me teknikë bazë printimi digjital me ngjyra, të shoqëruara me aplikimin e metodave artizanale shtesë për imitimin e disa elementëve të sigurisë. Por, ndonëse të dhënat për vitin 2018 nuk janë publikuar ende, tregtarët e kryeqytetit, që janë në…
Shkaba e zezë (Aegypius monachus) është rishfaqur në Shqipëri duke ringjallur shpresat për rivendosje të saj në vend. Raportimet për praninë e këtij lloji në Shqipëri, sipas literaturës ekzistese, kanë qenë tejet të rralla duke dëshmuar se prania e saj ka qenë thuajse e pazakontë. Në 1857, Lilford jep të dhëna për praninë e shkabës së zezë në Butrint (Sarandë). Ekzaktësisht gjysëm shekulli më vonë, Lodge (1907) raporton se ka parë një individ në Durrës. Shumë vite më pas, fillimisht Zeko në 1963 dhe më vonë Nowak në 1989 konfirmojnë praninë e këtij lloji si të përhershëm por pa ofruar…
Një ndjekje me shpejtësi e një mjeti tip “Renault” nga policia e Fierit ka përfunduar me arrestimin e dy të rinjve, ndërsa një i tretë ka mundur të arratiset, por është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Të rinjtë u arrestuan me armë pistoletë silenciator dhe 41 doza lëndë narkotike kanabis sativa. Policia lokale sqaron se është parandaluar një ngjarje e mundshme kriminale. Sipas deklaratës, gjatë patrullimit në orët e para të mëngjesit, në dalje të qytetit, patrulla ka konstatuar një automjet “Renault” që kryente lëvizje të dyshimta dhe porsa ka parë makinën e policisë është larguar me shpejtësi. “Patrulla e…
Teksa shihja si dukej sot Xhulia e “Përgjithmonë Xhulja”, u ktheva shumë vite pas. Krejt papritur më erdhën ndër mend gjithë filmat, serialet dhe aktorët italianë që më mbanin gozhduar para televizorit mua, familjen time dhe gjithë shqiptarët dekada më parë. Ndonëse isha fare e vogël asokohe, shumë personazhe dhe histori janë ngulitur në kujtesën time, aq sa sot më lindi dëshira për ta përcjellë tek ju gjithë nostalgjinë time. 1. Përgjithmonë Xhulja (1989) Duke qenë se Xhulja ishte personazhi që më ngacmoi për të nisur këtë listë, po e nis me të. Gjithçka zhvillohet në Italinë e viteve ’40-të.…
Një 43-vjeçar shqiptar, i dënuar me 25 vite burg në mungesë për vrasjen e një fermeri në Shqipëri, ka mundur të shfrytëzojë lirinë me kusht për t’u zhdukur, duke lënë të habitura autoritetet e drejtësisë britanike. Hektor Mahmutaj, 43 vjeç, ka hyrë në Britaninë e Madhe i fshehur në një kamion, ndërkohë që në Shqipëri ka një dënim në mungesë për vrasje. Në tetor të vitit të kaluar, gjykatësi Tan Ikram vendosi që ai të ekstradohej në Shqipëri. E pavarësisht se Mahmutaj kishte një sërë dënimesh në ishull, përfshi për zotërim armësh zjarri, ai u lirua me kusht. Duke qenë…
Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se personi që provokoi protestuesit të enjten e shkuar tek sheshi Shqiponja, është i dënuar për grabitje banke në Greqi. Sipas Berishës, ai është mik i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Reagimi i plotë i Berishës: Identifikohet narkosi qe provokoi te enjten protesuesit te Sheshi Shqiponja! Ai eshte trafikanti Agim Xheli, i burgosur ne Greqi per grabitje banke dhe me parcela hashashi ne Katundisht, mik për kokë i Saimir Trafikut.
Kodi Rrugor detyron të paktën këdo të japë ndihmën e parë mjekësore në rast të një aksidenti me dëme në njerëz. Gazetari i kronikës, Arsen Rusta shkruan se më 25 mars 2019 ishte fatkeq për të ndjerin nga Elbasani i cili rrëzohet nga biçikleta dhe humb jetën nën rrotat e kamioncinës. Por këto pamje janë aq të rënda sa më tepër se aksidenti me pasoja vret indiderenca e tre qytetarëve që të shohin duke vdekur dhe vazhdojnë rrugëtimin! “Masivisht ne shqiptaret ankohemi ai s’të ndihmon, ai nuk kujdestet, shteti është indiferent. Por kjo sëmundje ka kaluar përmasat njerëzore. Si mund…
E ftuar mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin”, këngëtarja e njohur Ledina Çelo e dogji skenën nën tingujt e këngës “I feel good”. Pas shume kohësh mungesë në tv shqiptare, Ledina na ka habitur me rikthimin dhe performimin e saj prej një dive. Gjithmonë e bukur dhe “e çmendur”, Ledina shijon çdo moment të performancës së saj.