Pothuajse tre vite pas pajtimit me bashkëshortin e saj Brian Austin Green, aktorja e famshme dhe e bukur Megan Fox thuhet se ka hequr dorë nga divorci. Aktorja 32 vjeçare kishte kerkuar divorcin në vitin 2015 pas pesë vitesh martese me Green, duke përmendur dallimet e papajtueshme. Pastaj të dy ata bene me dije se ishin në pritje të fëmijës së tretë së bashku duke ndikuar në pajtimin e tyre.
Author: tirana
Aurora Mara është deputetja e re e LSI-së, e cila mori mandatin që la Përparim Spahiu, në Qarkun e Dibrës. Mara ra menjëherë në sy të kolegëve, sidomos atyre zonja, të cilat janë më të kujdesshme ndaj detajeve, pasi kishte veshur atlete, madje nga ato të palestrave. Me siguri, ka synuar konfortin dhe me siguri është frymëzuar gjithashtu nga moda e atleteve në Parlament, që solli Kryeministri Edi Rama.
Policia e Tepelenës në bashkëpunim me Drejtorinë Vendorë të Policisë Gjirokastër kanë vënë në pranga një 24-vjeçar me iniciale D.M, banues në fashtin Kamçisht Memaliaj. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën mbi 90 dozë me lëndë narkotike. Policia njofton se materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme.
Interi është pranë sigurimit të një vendi në Champions League në sezonin e ardhshëm dhe kjo e ka bërë Luçiano Spalelin të jetë më i qetë. Pas barazimit 1-1 me Juventusin, tekniku zikaltër ka kaluar sot disa momente me një grup shqiptarësh në Milano. Siç duket edhe nga kjo foto, ai ka bërë edhe shqiponjën me tifozët zikaltër.
Ibrahim Lici, djali i anëtarit të Këshillit Bashkiak në Shkodër, dyshohet se është autori kryesor i vrasjes së dy vëllezërve Bilali. 26-vjeçari, në bazë të hetimeve të Policisë, dhe Prokurorisë është personi që ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të Ibrahim dhe Astrit Bilalit, ngjarje e ndodhur më 30 mars. Gjithçka dyshohet se është shkak i një konflikti mes dy familjeve në Shkodër, Lici dhe Bajri. Djali i Mustafa Licit është shpallur në kërkim bashkë me personin që e ka ndihmuar të largohet nga vendi i ngjarjes me makinë. Ndërkohë, Policia ka marrë në pyetje dy të arrestuarit, Arsen…
451 kursantë po trajnohen nga Qendra Rajonale e Formimit Profesional në Elbasan, nëpërmjet kursit “Start Smart”, që është një instrument i rëndësishëm për profilizimin apo riprofilizimin e çdo punëkërkuesi të papunë, me qëllim orientimin sa më të mirë për punë dhe profesion. Kryeministri Rama, i shoqëruar nga zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Financave, Dajna Sorensen, ishin në këtë qendër ku zhvillohen kurse profesionale në profile të ndryshme. “Ne i kemi orientuar të gjithë studentë që duan të marrin kurse formimi profesional të fillojnë me Start smart-in për të parë kush janë aftësitë e tij, prirjet e tij, që t’i bëhet më…
Emiliano Sala pësoi një aksident rreth 3 muaj, kur avioni i tij u rrëzua gjatë fluturimit nga Nantes në Kardif. Në tjetër tragjeti ka ndodhur në familjen e tij ku babai i tij ka ndërruar jetë për shkak të një ataku në zemër. Megjithatë, në jug-perëndim të Anglisë ka filluar një hetim i ri për sa i përket çështjes së Emiliano Sala. Një zëdhënës i policisë u shpreh: “Jemi të vetëdijshëm se një fotografi e postuar për trupin e Sala është shpërndarë në rrjetet sociale. Është e neveritshme. Për familjen e tyre ka qenë një kohë e vështirë dhe ata…
Ka përfunduar gjyqi ndaj trafikantëve të drogës të llojit marijuanë nga Shqipëria në Itali. Gjyqi kundër 25 të pandehurve të përfshirë në trafikun e drogës, të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit “Stammer 2 -Melina”, ka mbaruar me dhënien e 19 dënimeve. Hetuesit italiane kanë zbuluar se bandat e trafikut të lëndëve narkotike në Shqipëri bashkëpunonin me ato të Italisë. Dënimet më të larta janë dhënë për ata që cilësohen “koka të grupeve kriminale” Gianfranco Contestabile dhe shqiptarin Shefik Muho, 34 vjeç, shkruajnë mediat italiane. Përpos tyre, 18 vjet burg janë dhënë për Indrit Bujën, 37 vjeç, tjetër shqiptar.…
Një ditë pas arrestimit të Ragip Hajdinit në Shqipëri, mediat kosovare kanë zbuluar detaje të tjera për 50-vjeçarin. Kështu, sipas gazetës “Exspress”, Hajdini është mik me njerëz të fuqishëm në Kosovë. Ndërkohë, po sipas së njëjtës media, Hajdini në vitin 2008 ka qenë i arrestuar në Gjermani, duke mos bërë të ditur veprën penale. “Ai është nga lagjja ‘Kapeshnicë’ e Pejës dhe njihet me emrin ‘Daja’. Hajdini është shok i ngushtë më një biznesmen të njohur në Kosovë. Deri pak kohë më parë, biznesmeni në fjalë ka qenë edhe Konsull Nderi i Shqipërisë në Kosovë, ndërsa sapo ndodhi grabitja në…
Në këtë provim do të futen jo vetëm maturantët që rezultojnë ngelës, por edhe maturantët e vjetër që duan të konkurrojnë për në universitet si dhe ata që vijnë nga jashtë vendit. Për ta, është përcaktuar një fashë kohore që nis në fund të muajit gusht deri më 6 shtator. Përveç datave, asgjë nuk ndryshon për të rinjtë, qoftë për nga struktura dhe kohëzgjatja, si dhe monitorimi i provimeve. Tezat do të hartohen nga ekspertët e Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe do të korrigjohen po nga ata. Risia e këtij viti është vlerësimi elektronik, i cili do të im plementohet…
Edhe pse prej disa ditësh moti ka qenë i paqëndrueshëm dhe sot po fryn erë, qytetarët e Durrësit dhe jo vetëm, siç mund ta shihni në foton më poshtë kanë filluar plazhin. Mes tyre ka edhe qytetarë nga Kosova që ashtu si çdo vit shumica prej tyre preferojnë që pushimet t’i kalojnë në plazhet shqiptare. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit janë ulur sërish në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga 7°C mëngjesi në verilindje deri në 25°C maksimumi në zonat e ulëta si Durrësi.
Kandidati i PS për Bashkinë e Elbasanit Gledian Llatja ka filluar që ta marrë seriozisht garën dhe detyrën që pritet të marrë pas 30 qershorit. Në këtë mënyrë, krahas takimeve në zonë edhe si Prefekt i Qarkut të Elbasanit, Llatja po mendon edhe për përmirësimin e veshjes. Sikurse mund të shihni, si një zyrtar i lartë, tashmë këmishat janë një element i domosdoshëm në jetën e tij të përditshme. Llatja është interesuar për blerjen e disa këmishave duke përfituar edhe nga ofertat. Kështu nga 90 euro që kanë qenë këmishat, tashmë ato janë 30 euro.