Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Shkatërrohet grupi shqiptaro-italian i trafikut të drogës

15:15 / April 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
droga e sekuestruar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka përfunduar gjyqi ndaj trafikantëve të drogës të llojit marijuanë nga Shqipëria në Itali. Gjyqi kundër 25 të pandehurve të përfshirë në trafikun e drogës, të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit “Stammer 2 -Melina”,  ka mbaruar me dhënien e 19 dënimeve.

Hetuesit italiane kanë zbuluar se bandat e trafikut të lëndëve narkotike në Shqipëri bashkëpunonin me ato të Italisë. Dënimet më të larta janë dhënë për ata që cilësohen “koka të grupeve kriminale” Gianfranco Contestabile dhe shqiptarin Shefik Muho, 34 vjeç, shkruajnë mediat italiane.

Përpos tyre, 18 vjet burg janë dhënë për Indrit Bujën, 37 vjeç, tjetër shqiptar. Salvatore Pititto 52 vjeç u dënua 12 vjet burgim. Dënime me 11 vjet burgim janë dhënë për Elvis Hajdinin dhe Giovanni Pastorello, përkatësisht 25 dhe 59 vjeç. Massimo Pannaci, 52 vjeç Vibo u dënua me 10 vjet burg, plus me një gjobë prej 40 mijë euro, raporton Gazzetta Del Sud.

Ndërkohë, 9 të pandehur të tjerë janë dënuar me nga 4 vjet burgim. Antonio Massimiliano Varone, 44 vjeç Mileto u dënua me 4 vjet heqje lirie dhe gjobë 24 mijë euro. Fortunato Baldo, 23 vjeç u dënua 4 vjet dhe pagoi gjobë 20 mijë euro; Francesco Colangelo pagoi 18 mijë euro gjobë etj. Të gjithë janë shtetas italianë.

Së fundi, tre të pandehur të tjerë u dënuan me tre vjet e katër muaj dhe me një gjobë prej 12,000 euro secili: Të tre janë italianë. Të dënuar kanë përfunduar edhe italianë të tjerë të organizatës. Droga e kishte origjinën nga Shqipëria.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

20:57 / July 11, 2026

Luajti pak ditë më parë në Botëror/ Gjendet i vdekur mesfushori i Afrikës së Jugut, dyshimet e para

18:21 / July 11, 2026

Detaje nga djegia e apartamentit në Korçë/ I vdekur mbeti pronari, fqinjët: Konsumonte shumë alkool, dy ditë më parë tentoi të ndizte zjarr në banesë

17:58 / July 11, 2026

Zjarr në një banesë në Korçë, ndërron jetë i moshuari, detajet e para

17:47 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.