Informacionet e ardhura sëfundmi në lidhje me mënyrën se si u krye grabitja në Rinas janë në kufijtë e të pabesueshmesh. Jo vetëm që kanë thyer perimetrin e sigurisë së aeroportit të Rinasit, por grabitësit kanë hyrë edhe në brendësi të avionit që po nisej për në Vjenë. Pasi kanë hyrë në bordin e avionit, grabitësit kanë marrë nën kërcënimin e armëve thasët me para duke i ngarkuar më pas në furgonin që kishte mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. Më pas grabitësit janë larguar nga aeroporti duke tentuar të humbin gjurmët, por në këtë moment janë përballur me makinën e policisë, të…
Author: tirana
Nëse nuk dëshironi që trupi juaj të mbulohet me lëkurë e cila ngjason me lëvore portokalli, atëherë ju duhet të qëndroni larg disa ushqimeve, pavarësisht sa të shijshme mund t’ju duken. Ekspertët shpjegojnë se trupi jonë i pranon dhe ruan disa substanca të caktuara të cilat ndikojnë në këtë fenomen, prandaj duhet të keni shumë kujdes t’i shmangni ushqimet e caktuara. Shumë faktorë ndikojnë në pamjen e celulitit, përfshirë mos balancimin hormonal, gjenetikën, ushqimin e pashëndetshëm dhe mungesën e aktivitetit fizik. Sipas ekspertëve, ju nuk duhet të konsumoni sheqer, yndyrë të pashëndetshme dhe kripë, pasi që janë përgjegjëse për ruajtjen…
Qimet në vende të padëshiruara janë një nga problemet më të mëdha për femrat. Provoni recetën më poshtë dhe do të shpëtoni përfundimisht prej tyre. Përbërësit: 1 filxhan mjaltë 1 filxhan miell tërshëre 1 filxhan lëng limoni Përgatitja: Përzini tre përbërësit dhe maska juaj natyrale për heqjen e qimeve është gati. Vendoseni përzierjen në pjesët ku dëshironi ti hiqni qimet. Të qëndroj në fytyrën tuaj për 15 minuta dhe pastaj largojeni me ndihmën e ujit të nxehtë. Në fund vendosni krem dhe përsëriteni të njëjtën procedurë 2-3 herë në javë. Pas një muaji, problemi juaj me qimet e fytyrës do…
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i përgjigjet akuzave të Partisë Demokratike për grabitjen me armë brenda një avioni në Rinas, duke theksuar se të gjithë shqiptarët janë në krah të Policisë së Shtetit. Ministri thekson se lufta ndaj krimit nuk do të ndalet nga askush. “Edhe në momentin e një përplasjeje me armë të Policisë së Shtetit me një grup të armatosur kriminal, zëdhënësi/sekretari i një partie antiparlamentare sulmon ….. Policinë!!! Megjithatë të gjithë shqiptarët janë në krah të Policisë së Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Kjo luftë nuk mund të ndalet nga askush!”,shkruan ai.
Amerikani Brandon Reynolds tha se e kishte një shprehi që e qetësonte. Sa ishte në mitër, zemra e vajzës së tij kishte një vrimë, dhe kohë pas kohe ai do ta vendoste veshin e tij në gjoksin e saj për të dëgjuar dhe ndierë mrekullinë e rrahjes së zemrës. “E ndieja një qetësi”, i tha Reynolds policisë pasi ekipet emergjente u përpoqën ta shpëtojnë vajzën e tij 5-vjeçare në shtëpinë e tij në Albuquerque të SHBA-së mëngjesin e së premtes. Emergjenca e gjeti atë në gjendje të arrestit kardiak dhe pa puls, shkruan “Independent”. Por shenjat e keqtrajtimit fizik alarmuan…
40 është numri i personave të shoqëruar në lidhje me grabitjen spektakolare që ndodhi pak pas mesditës së sotme në pistën e aeroportit të Rinasit. Grabitësit morën nën kërcënimin e armëve thasë me para nga bordi i avionit të linjës Tiranë-Vjenë duke shënuar kështu një precedent të frikshëm të thyerjes së sigurisë në aeroport, shkruan Albeu.com. Ndërkohë, pasi kanë marrë paratë, në dalje të pistës së aeroportit ata janë përballur me policinë, ndaj të cilës kanë qëlluar me armë. Kundërpërgjigja e forcave të rendit ka lënë të vrarë njërin prej tyre. Në këtë moment, grabitësit e kanë hedhur në lum…
Mamaja e saj Vera Ora ka postuar një fotografi me Ritën, ku shihen në një vend të Kosovës që ato kanë për të viziuar gjatë misionit tre-ditësh në vendlindje. Rita shihet në veshje e dukje shumë të thjeshtë, derisa nuk e ka ndaluar as dita me shi për të bërë atë për të cilën ka ardhur, si ambasadore e UNICEF për t’i dalë në ndihmë fëmijëve në nevojë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se Shtetet e Bashkuara do të vendosin tarifa me vlerë 11 miliardë dollarë në produktet që vijnë nga Bashkimi Evropian, një ditë pasi zyrtarët tregtarë amerikanë propozuan një listë të produkteve të BE-së si pjesë e një debati të vazhdueshëm për aeroplan-mbajtëset. “Organizata Botërore e Tregtisë thotë se shkurtesat e Bashkimit Evropian në kompaninë “Airbus” kanë pasur një ndikim negativ në Shtetet e Bashkuara, e cila tani do të vë tarifa 11 miliard dollarëshe në produktet e BE-së. BE-ja e ka shfrytëzuar avantazhin e SHBA-së në tregti për shumë vite. Kjo do…
Mimoza Kusari Lila, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth karrierës si politikane, por edhe rolit të saj si nënë. Ajo pranoi se ka patur raste kur nuk ka qenë e pranishme në momente të rëndësishme për fëmijët, megjithatë është munduar që të mos i lërë asnjëherë vetëm. Ish-ministrja e Kosovës ndau në studio një histori personale, kur kishte udhëtuar për një konferencë në Itali bashkë me djalin e vogël, që në atë kohe ishte vetëm 3 muajsh. Pas një incidenti me kujdestaren që i kishte mbajtur të…
Shprehja e prezantuesit Kelvi Kadilli se ‘90% e femrave janë ku*va’ gjatë një emisioni të Kastro Zizos, i ka kushtuar shumë atij. I ftuar në ‘Vizioni i Pasdites’, Kadilli bëri të ditur se nuk do të jetë më pjesë e emisionit ‘Pop Culture’. Sipas mediave rozë kjo shprehje, e cila mori dhenë, nuk u ka përlqyer shumë drejtuesve të televizionit, të cilët kanë vendosur të shkarkojnë Kadillin. Kujtojmë se shprehja e tij nuk është pritur aspak mirë nga publiku, ndërsa vetë ai ende nuk ka kërkuar ndjesë./ Gazetaexpress/
Në një rrëfim krejt ndryshe, deputetja e PS-së, Almira Xhembulla ka treguar jetesën që bën në Tiranë, ndërkohë që familjen e ka në Dibër dhe e viziton në fundjavë. Në intervistën e saj për emisionin ‘My Living”, tregon edhe se si vendosi që t’i futet rrugës së vështirë, por edhe të bukur të politikës. Ajo shpreh bindjen se Edi Rama është pikërisht kryeministri që duan gjithë shqiptarët, ndërsa e vlerëson sa I përket të qënurit vizionar, largpamës dhe me ide shumë të qarta për të bërë Shqipërinë evropiane. Intervista Bruna: Po rehatohet këtu. Qenka një shtëpi shumë elegante e stilit…
Xhensila Myrtezaj, ditën e sotme feston 26-vjetorin e lindjes. Për këtë datë të shënuar urimet duhet të kenë qenë të shumta, por më speciali nga ana e kolegëve duhet të jetë ai i Kidës. Ajo që bie në sy në urimin e këngëtares, përveç fjalëve të ndjera, është edhe fakti që ajo e konsideron Xhensilën si motër. Kida ka publikuar në ‘Instastory’ një foto ku të dyja shihen duke u përqafuar me njëra-tjetrën në një nga koncertet e përbashkëta. Përkrah këtij kujtimi të bukur ajo ka shkruar: “Shumë urime për motrën time më të mirë, je personi më i mirë,…