Author: tirana

I ka mbijetuar një katastrofe dhe vazhdon të udhëtojë në një lloji varreze kozmike duke lënë pas krahëve një hije gazi. Është fragmenti i një planeti që i ka shpëtuar vdekjes së yllit të tij dhe që është i pasur me metale të rënda. Ky zbulim, i publikuar në revistën “Science” dhe i financuar nga Këshilli Europian për Kërkimin (ERC), është realizuar nga grupi ndërkombëtar i shkencëtarëve të koordinuar nga universiteti britanik i Uaruikut. Ky fragment planeti, i vëzhguar duke përdorur Teleskopin e Madhe të Kanarieve, ndodhet 410 vite dritë larg Tokës duke i mbijetuar kataklizmës që u shkaktua nga…

Read More

Dashi Kjo e martë do të jetë një ditë absolutisht pozitive gjatë të cilës do të merrni një sërë përgjigjesh që prisnit, e që ju bëjnë të lumtura. Pasdite do t’ju ndodhë një skenë e keqe. Demi Mundohuni që të qëndroni me persona pozitivë dhe të paktën vetëm sot injoroni problemet tuaja, por edhe ato të afërmeve. Në këtë ditë mendoni më shumë për qetësinë tuaj. Binjakët Paraditja juaj e kësaj dite nuk do të jetë edhe aq e mirë, por në mbrëmje do t’i dedikoheni plotësisht çlodhjes dhe qëndrimit me partnerin, duke u përkëdhelur e duke e bërë gjithçka…

Read More

Sërish kënaqësi nga garat e robotikës për institutin “Fermi-Guttuso” në Giarre. E fundit vjen nga konkursi ”NaoChallenge2019”, me garën më të madhe humanoide në botë, shkruan gazeta italiane ”Il Messaggero”. ”Ideja është që të ndihmojë nxënësin autikë në studimin e matematikës, veçanërisht kur punon me pjesëtimet”, thonë përfaqësues të këtij instituti. Roboti u kërkon nxënësve të pjesëtojnë në mënyrë të rastësishme për të kompozuar me vështirësi në rritje dhe këta të fundit duhet të përgjigjen duke vendosur fetën që i korrespondon pjesëtimit të kërkuar në pozicionin e duhur.

Read More

Një lajm i fundit i publikuar në BBC ka bërë xhiron e botës ku një burrë me emrin Andrew Lippi është arrestuar për vjedhje në një supermarket, disa ditë pasi kishte blerë një ishull me vlerën 8 milion dollar. Sipas BBC, burri u arrestua ndersa u përpoq të fshinte në çantën e tij produkte me vlerën e 300 dollarëve. Midis këtyre produkteve ishte një makineri kafesh 150 dollarë, produkte ushqimore dhe lampa LED me vler 55 dollarë. Andres Phillip u bë i famshëm nëpër mediat e botës pasi kishte blerë ishullin  ‘Tompshon’ në Miami. Lajmi ka ngjallur shumë reagime pasi…

Read More

Whatsapp i ka dhënë zgjidhje një problemi që shkaktonte bezdi për këdo. Kompania ka shtuar një opsion që i ndalon të tjerët t’ju bëjnë automatikisht pjesë të grupeve të komunikimit në këtë rrjet social, nëse ju nuk pranoni. Përdoruesit tashmë do të kenë mundësinë që të zgjedhin ndërmjet tre opsioneve; asnjë, kontaktet e mia, të gjithë. Ky opsion është ende në fazën e testimit tek disa përdorues të caktuar dhe do të jetë në dispozicion në të gjithë botën gjatë javëve të ardhshme. Aktualisht, kushdo që ka numrin tuaj mund t’ju shtojë në një grup komunikimi në WhatsApp, pa ju…

Read More

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan është shprehur se Palmer nuk ka ardhur në Shqipëri për të zgjidhur krizën politike. Ajo tha se hallet tona do ti zgjidhin vetë shqiptarët vetëm me njëri-tjetrin. Prononcimi i Monika KryemadhitÇfarë u diskutua në takimin me Palmer?Diskutuam për situatën dhe sigurisht që unë nuk jam e autorizuar që të flas për takimin. Z. Palmer shprehu opsionet e veta nga këndvështrimet e tij. Ne shprehëm opsionet tona nga këndvështrimet tona.Sigurisht që përputhen për sa i përket raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër korrupsionit, për kapjen e…

Read More

“BalkanWeb” ka arritur të sigurojë dëshmitë e pasagjerëve të avionit me të cilin do të udhëtonin sot paratë e grabitura në aeroportin e Rinasit. Mësohet se paratë kanë qenë në një avion të linjës Tiranë-Vjenë, ku ndodheshin edhe 160 pasagjerë që do të udhëtonin drejt Austrisë drejt orës 15:05. Pasagjerët kanë thënë se kanë parë personat të veshur me rroba si Komando të afroheshin tek barku i avionit dhe kanë kërcënuar punonjësit. “Avioni ishte i ndezur dhe pamë nga ana e djathtë e avionit tre persona me kapuçë në kokë, të veshur si komando të afroheshin tek barku i avionit.…

Read More

Katy Perry është një nga ato VIP-a e cila shfaqet rrallëherë pa tualet dhe me veshje sportive. Megjithatë, së fundmi ajo është fotografuar pas palestre, e djerësitur, me një palë syze të zeza dhe pa tualet. Duke marrë parasysh deklaratën e saj në ‘Allure’ përpara disa kohësh, mund të themi se kjo është një risi për të. Ajo u shpreh se nuk flinte asnjëherë me tualetin vënë, por nëse do të kishte miq në shtëpi do ta bënte, pasi nuk besonte në bukurinë e saj natyrale. Pavarësisht deklaratave të saj, Katy vazhdon të mbetet një nga këngëtaret më të pëlqyera…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes zëdhënësit, Tedi Blushi lidhur me situatën e krijuar në Bluveardin e Ri, ku prej dy ditësh tashmë banorët po kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre, ndërsa nuk kanë munguar edhe përplasjet me policinë. Presidenti Meta e ka cilësuar për tej çdo logjike njerëzore sjelljen e autoriteteve publike, ndërsa shtoi se ndërhyrja e Policisë së Shtetit ishte brutale dhe aspak profesionele. Ai thekson më tej se përdorimi i gazit lotsjellës është e papranueshme, ndërsa shton se përzgjedhja e kohës së ndërhyrjes për të nxjerrë qytetarët nga shtëpitë e tyre dhe mënyra e veprimit, sipas tij…

Read More

Një grabitje e ndodhur në pak minuta, një i vdekur dhe alarm në Rinas. “BalkanWeb” zbardh të gjithë skenarin e grabitjes së ndodhur sot brenda aeroportit të Rinasit. “BalkanWeb” raporton se autorët kanë qenë tre dhe lëviznin me një furgon të bardhë me mbishkrimin “hetimi tatimor”. Ata kanë hyrë në zonën kargo të aeroportit pak pasi disa kompani sigurimesh kanë ngarkuar në avion paratë që do të lëviznin jashtë vendit. Grabitësit kanë marrë paratë në avion dhe kanë dalë nga aeroporti. Ata janë larguar në një rrugë dytësore por një tjetër e papritur ka ndodhur këtu. Grabitësit janë përballur me…

Read More

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zbardhur takimin e zhvilluar ditën e sotme me zëvendës Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer. Në takimin me dyer të mbyllura, që zgjati rreth një orë, në një postim në Twitter, Basha shkruan se ata zhvilluan një diskutim të hapur rreth mungesës së Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, mosndëshkimit, krimit, korrupsionit, krizës politike etj,. “Diskutim i hapur dhe konstruktiv me Matthew Palmer rreth situatës: Mungesa e Gjykatës Kushtetuese dhe e Gjykatës së Lartë, mosndëshkimit, krimit, korrupsionit dhe kriza politike. Angazhim i përbashkët për demokracinë, sundimin e ligjit, qeverisjen e…

Read More

Pak minuta më parë, pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, dyshohet se disa persona ende të paidentifikuar, me maska dhe armë pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar. Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit. Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet fugon. Forca speciale policore si RENEA e…

Read More