Pamje tronditëse mund të konsiderohen këto foto, ku qeni qëndron pranë trupit të pronarit të tij, të pajetë, në Nuevo Leon. Sikurse raporton Mail Online një 57-vjeçar, i quajtur Victor Reyna Vazquez humbi jetën, pasi u shtyp nga një tren në shinat e Montemorelos, mëngjesin e dy ditëve më parë. Raportohet se viktima ishte një i alkoolizuar dhe miku i tij i vetëm prej vitesh kishte qenë qeni. Ekipet e emergjencës gjetën qenin e viktimës pranë trupit të pajetë dhe u ishte dashur ta largonin me forcë nga vendi i ngjarjes. Raportet thonë se qeni madje u përpoq të kafshojë…
Author: tirana
Policia e Korçës ka proceduar në gjendje të lirë një shtetas 28-vjeçar, i cili dyshohet se në biznesin e tij privat, organizonte lojëra fati në mënyrë të paligjshme. Në lokalin e XH.G., në Voskopojë, u gjetën 8 njësi kompjuteri, një tablet dhe një aparat i përshtatur për lojëra fati, që organizoheshin në mënyrë të paligjshme. Policia e Korçës vijon punën për të ndaluar organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit, ndërkohë që bën thirrje që të denoncohen rastet nga vetë qytetarët.
Në pesë vitet e fundit, 857 mjekë janë larguar nga Shqipëria, kryesisht drejt Gjermanisë, por jo vetëm, për arsye që lidhen me pagat e ulëta, denigrimin e figurës së mjekut, krizën e besimit të publikuar ndaj tyre, që ka degraduar deri në dhunë, braktisjen nga ana e institucioneve përballë kësaj dhune, mbingarkesën në punë, mungesën e pajisjeve dhe një mbrojtje më e mirë ligjore. Reagimi i Qeverisë ndaj kësaj situate, ka qenë deri tani, një deklarim për ashpërsim të masave në Kodin Penal në lidhje me këtë dhunë ndaj mjekëve dhe asgjë më tepër, pa u futur fare në thelbin…
Nga Janusz Bugajski* Qeveria e Serbisë mund të jetë duke planifikuar eliminimin e ekzistencës së shtetit të Kosovës duke mbështetur një projekt të “Shqipërisë së Madhe”. Që nga ndarja e Jugosllavisë, zyrtarët në Beograd kanë provuar mënyra të ndryshme që do t’i zgjidhnin në mënyrë të përhershme marrëdhëniet problematike ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve dhe të eliminonin përfundimisht “çështjen e Kosovës”. Fokusi aktual në ndarjen territoriale mund të shihet në këtë këndvështrim strategjik. Të gjithë udhëheqësit serbë, që nga Sllobodan Milosheviç, i kanë rezistuar idesë së negocimit me autoritetet në Prishtinë, dhe janë dorëzuar vetëm për shkak të presionit nga BE…
Ronaldinho la gjurmë në historinë e futbollit, pasi me klasin e tij tregoi se bën pjesë te ata më të talentuarit dhe argëtoi pa masë të pasionuarit pas këtij sporti. Megjithatë tani që braziliani është tërhequr, duket se do të jetë radha e djalit të tij, Joao Mendes, që të bëjë të njëjtën gjë. Ai është vetëm 14 vjeç, luan si sulmues dhe ka nënshkruar kontratën e parë si profesionist me skuadrën e Cruzeiros. Mendes ka djegur të gjitha etapat, pasi klubi brazilian beson se e ardhmja e tij do të jetë shpërthyese, ndaj ka vendosur ta lidhë me një…
Ish-ministri i Brendshëm, Neritan Ceka, e krahason situatën aktuale të krimit në Shqipëri me Palermon e pak viteve më parë. Neritan Ceka shprehet për Gazetën MAPO se nëse në Shqipëri do të jetë e njëjta situatë politike, atëherë rrezikohet që edhe situata kriminale të përkeqësohet. Ai ngre alarmin se bizneset në Shqipëri vijojnë të paguajnë gjoba, madje ky fenomen është shtuar. Z. Ceka a mund të na thoni si duket situata kriminale në Shqipëri, në syrin tuaj edhe si ish-ministër i Brendshëm? “Situata kriminale nuk mund të shkëputet nga e gjithë situata tjetër. Ka një raport të vazhdueshëm midis situatës…
Disa persona kanë vjedhur një sasi parash në një fasoneri tek ish-Kombinati në qytetin e Beratit. Vjedhja ka ndodhur gjatë natës nga persona të paidentifikuar të cilët kanë hyrë në ambientet e brtendshme të fasonerisë duke marrë edhe shumën e parave . “Në datën 07.04.2019, gjatë natës, tek ish Kombinati, persona të pa identifikuar, kanë hyrë në ambjentet e brendëshme të një ndërrmarje dhe kanë marrë një sasi lekësh. Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autoreve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Një shpërthim i fuqishëm në një pallat është regjistruar gjatë natës në Paris. Zjarri ka përfshirë 5 kate të pallatit. Zjarri shpërtheu rreth 700 metra nga stacioni hekurudhor i Rosa Parks. Një dëshmitar tha pas shpërthimit, se zjarri u përhap nga kati i parë në të dytën e kështu me radhë. Momenti i shpërthimit u kap në kamera, duke shkatërruar një pjesë të ndërtesës shumëkatëshe. Zjarri u regjistrua rreth orës 21:00 me orën lokale të mbrëmjes së shkuar. Rreth 100 zjarrfikës dhe autobote të shumta dhe ambulanca u dërguan menjëherë në vendin e ngjarjes në një përpjekje për të mbajtur…
Barcelona ka hedhur hapin vendimtar drejt titullit kampion duke mundur me shifrat 2-0 Atletiko Madrid në ndeshjen direkte mes dy skuadrave që mbajnë vendet e para në klasifikim, duke çuar tashmë në 11 pikë diferencën mes dy ekipeve kur mbeten edhe 7 javë për t’u luajtur në La Liga. Atletiko kishte shkuar për të rihapur kampionatin në “Kamp Nou”, por u ndëshkua nga një veprim i pakontrolluar i Diego Kostës, i cili pas një faulli në mesfushë shau gjyqtarin e u ndëshkua me kartonin e kuq. Një moment nervozizmi të pashpjegueshëm i cili kushtëzoi ndeshjen e madrilenëve pasi u desh…
Dashi Dashuria: Një Hënë miqësore sot do t’ju ftojë të keni besim në intuitat tuaja, gjërat që bëni me zemrën tuaj. Pasioni në krye për një person që e doni. Të gjitha marrëdhëniet emocionale përmirësohen për zemrat e vetmuara që do të ndjehen më pak të vetmuar. Puna: Në vendimet tuaja profesionale mos lejoni që ju të ndikoheni nga pritjet e të tjerëve, mbështetuni në tuajat. Demi Dashuria: Shqetësimi për një të dashur ju ka mbajtur të tensionuar, por tani jeni të lirë nga të gjitha kufizimet dhe mund të vendosni pa vonesë. Megjithatë, jepni shpjegime personit që ka qenë…
Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli këtë javë në ekranet tona një problem tjetër të shoqërisë shqiptare, divorcin. Ademi rrëfeu historinë e tij të dashurisë me Besjanën si dhe problemet që kishin sjellë ndarjen e tyre. Dashuria midis çiftit kishte lindur në vendin e punës. Sipas Ademit, që në fillim familja e tij e kishte kundërshtuar këtë lidhje pasi ata kishin frikë se mos sëmundjen e nënës së Besjanës do ta trashëgonin nipërit. Pavarësisht kundërshtimeve të familjes, të rinjtë ishin martuar dhe në jetë kishin ardhur dy binjake. Ademi në studio rrëfeu se kur ai emigronte për në…
Personazhi i radhës në programin “Dua të të bëj të lumtur” natën e sotme ishte një nga burrneshat e fundit në Shqipëri. Ajo quhej Gjustina, por të gjithë e njihnin me emrin Duni. Qëkur kishte qenë e vogël Duni sillej si djalë, vishej si i tillë dhe shoqërohej me burra. Në moshën 25-vjeçare, Duni kishte vendosur që të bëhëj burrneshë, të respektonte dhe të ndiqte rregullat, por nuk kishte bërë betimin e burrneshës. Familja e saj e kishte kundërshtuar këtë vendim dhe kishin insistuar që ajo të martohej dhe të bëhej nënë. Duni nuk kishte pranuar që të martohej dhe…