Author: tirana

Në fazën finale të përgatitjes së modelit të përzgjedhjes së kandidatëve të PD,  mësohet se ndodhen në Tiranë prej dy ditësh Davis Jones, Kryevlerësuesi i Komitetit të Seleksionimit të Kandidatëve të Partisë Konservatore Britanike dhe Joy Morrissey, ish kandidate konservatore për Bashkinë e Londrës. Sipas PD, përfaqësuesit e lartë të Partisë Konservatore Britanike po i gjenden pranë me eksperiencën e konservatorëve britanikë në procesin e përzgjedhjes se kandidatëve demokratë për zgjedhjet parlamentare dhe lokale. Seleksionimi i kandidatëve të PD, do të bazohet në tre faza kyçe:Ngritjen e komisionit të seleksionimit të kandidatëve; Përcaktimin e kritereve dhe standardeve për aplikantët që…

Read More

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Remzie Osmani marton sonte djalin e saj. Djali i saj, Hamza dhe e fejuara e tij Gëzimja, kurorëzojnë sonte dashurinë e tyre me martesë. Këngëtarja ka dhuruar një atmosferë mjaft të këndshme, teksa ka kënduar edhe vetë. Ndër këngët që kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve ka qenë kënga “Djal i mirë nanën e ke të shtirë”. Video:

Read More

Një projeksion i sondazhit të IPR Marketing për orientimin politikës të votës 3 prill 2019 që u transmetua në RTV Ora, ishte dhe nëse qytetarët mendonin se Erion Veliaj do te jetë kreu i ardhshëm i PS, pas Edi Ramës. Në studion e “Mos i fol shoferit” batutave ngacmuese të moderatores Rudina Dembacaj iu përgjigj se secili po bënte punën e tij me qejf. Rudina Dembacaj: Shiko lali Eri nëse unë e ti bëhemi shumë miq, ti do bëhesh kryeministër, unë kryetar bashkie. Erion Veliaj: Kryeministri e kemi njish dhe secili po e bën punën me qejf. Rudina Dembacaj: Unë jam parashikuese. Sondazhi: 56.1%…

Read More

Baba Vanga ka parashikuar disa ngjarje globale me saktësi të madhe, duke përfshirë sulmet e 11 shtatorit dhe ngritjen e ISIS-it shumë para se të ndodhnin. Gruaja e njohur si “Nostradamusi nga Ballkani”, u ka paraprirë shumë fatkeqësive natyrore dhe luftërave globale para se të ndodhnin, shkruan meganews.al Në mënyrë të pabesueshme, në vitin 1980 ajo parashikoi fundosjen e nëndetëses bërthamore ruse Kursk në vitin 2000. Baba Vanga ka parashikuar deri në vitin 3797, ku sipas saj, në Tokë nuk do të mbetet asnjë qenie e gjallë. 2023 – Orbita e Tokës do të ndryshojë (askush nuk është në gjendje…

Read More

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Mos i fol shoferit’ eshtë duke zhvilluar një intervistë me Rudina Dembacajn. Ndër të tjera, Veliaj ka folur edhe për të mirat që ka bërë gjatë këtyre viteve që ka qenë në krye të bashkisë. Veliaj është shprehur se ka ndërtuar shkollat ku ka qenë vetë nxënës, ndërkohë ‘i ngacmuar’ nga moderatorja ka folur dhe për Ajolën. ‘Shkollat e Ajolës i kam bërë të parat. ‘Petro Ninin’ e kam bërë në fillim. Kryetar bashkie jam, por pas orës 10 është Ajola. Unë jam deri në 6-7’, tha…

Read More

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako duket ka marrë vendimin që të mos rikandidojë më në zgjedhjet lokale në garën për qytetin bregdetar. Gazeta ‘Bulevard’ bën të ditur lajmin për tërheqjen e Dakos nga rikandidimi, ndërsa shkruan më tej se vendimi ka qenë tërësisht i kryebashkiakut, pasi sipas tij Durrësi ka nevojë për energji të re. ‘Objektivi ynë është që Partia Socialiste të dalë fitues në të treja Bashkitë e qarkut të Durrësit ku unë dhe gjithë strukturat e PS do të angazhohen për të drejtuar fushatën elektorale, pra në Durrës, Krujë dhe Shijak’, ka thënë Dako gjatë takimit. Ndërkohë krye…

Read More

Xhemi Shehu është ndër figurat televizive më të dashura për publikun shqiptar. Edhe pse jo shumë aktive në rrjetet sociale, Xhemi di gjithmonë të jetë kryetema e mediave rozë. Para pak orësh, ajo ka publikuar në ‘INstastory’ një foto ku shfaqet mes Salsano Rrapit dhe Ledio Lakos. Ky i fundit feston sot ditëlindjen dhe moderatorja i ka uruar që viti tjetër ta gjejë me flokë. ‘Njëri nga këta u rrit sot. Edhe 100 e me flokë vitin tjetër’, shkruan Xhemi.

Read More

Këngëtarja e njohur Flaka Krelani është kthyer ditën e sotme shumë vite pas në kohë. Flaka ka publikuar në Instastory disa foto të moderatorit Ermal Mamaqi, me të cilin ka një miqësi të hershme. Këngëtarja tregon se këto foto ku Ermali duket shumë ndryshe nga tani, janë shkrepur 19 vite më parë. ‘Nuk po kuptoj çfarë po bën ti në shtëpinë time’, ka shkruar Flaka me habi ku moderatori shihet i vetëm, ndërsa ka publikuar edhe një foto tjetër ku Ermali shihet me motrën e këngëtares dhe një producent të njohur. ‘Gjeta këto foto te shpia dhe i pash këta…

Read More

Partia Demokratike ka bërë të ditur modelin për përzgjedhjen e kandidatëve të saj nga anëtarësia sipas modelit konservator britanik. Sipas PD seleksonimi i kandidatëve do të bëhet në tre faza: Ngritjen e komisionit të seleksionimit të kandidatëve Përcaktimin e kritereve dhe standardeve për aplikantët që duan të kandidojnë. Procesin e seleksionimit të kandidatëve përpara votimit nga anëtarësia. Në njoftimin e PD thuhet gjithashtu se se ky model i cili jep mundësinë e zgjedhjes së kandiatëve më të përshtatshëm që do të përfaqësojnë PD në parlament dhe në pushtetin lokal. Njoftimi i plotë: Partia Demokratike është në fazën finale të përgatitjes…

Read More

Djegia e mandateve ka krijuar zëra kundër jo vetëm brenda partive politike opozitare por edhe brenda një familjeje. Ky është rasti i Agron Çelës dhe Ambra Borovës. Agron Çela është pjesë e grupit të deputetëve opozitarë nga LSI të cilët dogjën mandatin ndërkohë që Ambra Borova, vajza e këngëtarit të njohur shkodran Luan Borova, është një prej deputeteve të reja që pranuan mandatin nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shkodër. Por përveç LSI-së Çelën dhe Borovën i lidh edhe diçka tjetër. Ai është xhaxhai i bashkëshortit të Ambra Borovës. Ditën që kjo e fundit u betua në Kuvend,…

Read More

Një lajm i mirë për të gjithë ata që duan të marrin patentën. Drejtoria e Transportit Rrugor ka rishikuar testin e patentës, duke hequr nga lista 1000 pyetje të konsideruara si “ngatërrestare” si edhe ka korrigjuar 1500 pyetje të tjera, për shkak se kishin gabime drejtshkrimore apo fjalë të tepërta. Marrja e këtyre masave erdhi pas një rishikimi të 4870 pyetjeve zyrtare të testit teorik, pas një shqetësimi të vazhdueshëm të aplikantëve të rinj, të cilët në shumë raste jepnin përgjigje të gabuara për shkak të pyetjeve problematike. Ndërkaq, një tjetër risi në drejtim të testimit për pajisje me leje…

Read More