Aurora Zeka (15) vjeçarja e cila është pjesë e kompanisë muzikore ‘On Record’ ka hyrë së fundmi në muzikë. Vajza ka mijëra ndjekës në Instagram dhe është mjaft e dashur nga fansat e saj. Në artikullin për Aurorën në Bli thuhet se ajo ka lidhur një kontratë 10 vjeçare me “On Record” në Kosovë dhe se si fëmijë dëshironte të bëhej këngëtare. “Tani unë po jetoj ëndrrën time”, ka thënë Aurora. Vajza e cila me origjinë është nga Kosova, por jeton ën Zvicër ka treguar se ka qëllime të mëdha në karrierën muzikore , e që synon të njihet edhe…
Author: tirana
Reperi i famshëm amerikan, 50 Cent e ka shitur banesën e tij superluksoze në Connecticut. 50 Cent e kishte ka shitur këtë shtëpi me humbje prej 15.5 milionë dollarë pasi që e kishte blerë shumë më shtrenjt se sa çmimi i shitjes 12 vite më parë. Shtëpia përfshinë një dhomë lojërash profesionale, një gjimnaz, një teatër në shtëpi, një pishinë, një studio regjistrimi, një dhomë me një ekran të gjelbër, një shpellë e frymëzuar nga rezidenca Playboy dhe një klub nate. 50 Cent e kishte blerë shtëpinë në vitin 2007 nga boksieri i famshëm, Mike Tyson.
Vrasja e reperit amerikan, Nipsey Hussle ka bërë bujë në SHBA. 33 vjeçari u qëllua të dielën pas mesnate me disa plumba në kokë gjersa po dilte nga një dyqan. Policia po mundohet që të zbulojë vrasësin e reperit por që nuk ka dhënë shumë detaje. Sipas policisë, vrasës është një 20 vjeçar me ngjyrë ndërsa është duke u punuar për kapjen e tij. Dyshohet se prapa kësaj vrasje qëndron një bandë. Disa orë para se të vdiste, Hussle shkroi: “Të kesh armiq të fortë është një bekim”.
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi ka qene vete prezent diten e sotme ne malin e Krujes, per te mbyllur 12 guroret dhe furrat e gelqeres qe operojne ne kete zone. Gjate inspektimit te zhvendosjes se ketyre subjekteve qe do te ikin nga kjo zone qe eshte shpallur zone e mbrojtur, ministri Klosi ka replikuar me disa nga pronaret. Siç duket edhe nga videoja e meposhtme, Klosi shprehet i prere se aty nuk do te kete me as gurore as furra gelqereje dhe se kjo histori ka marre fund njehere e mire. Nga ana tjeter, Klosi shprehet i gatshem…
Një tjetër Schumacher me Ferrarin. Bëhet fjalë për Mick, djalin e legjendës Michael, që me skuderinë italiane shkruajti historinë e saj por edhe të Formula 1. Për herë të parë 20-vjeçari ka testuar njëvendëshen e kuqe në cirkuitin e Bahrein. Ai ka zgjedhur numrin 29-të në makinë. Kjo është hera e parë që një Schumacher nget një Ferrari të Formula 1, që pas tërheqjes së Michael dhjetë vite më parë. Ish-piloti gjerman vazhdon periudhën e gjatë të rikuperimit pas aksidentit të rëndë, ndërsa ashtu siç ka ndodhur gjatë viteve të fundit shumë pak gjëra dihen në lidhje me gjendjen e…
Mozzik aktualisht është cilesuar SI një nga reperët më të komentuar dhe më të suksesshëm shqiptar. Reperi i cili ka famë edhe ndërkombëtare vazhdon të jetë teje i ndjekur edhe në rrjetet sociale. Ai shpesh është treguar mjaftë i hapur me adhuruesit e tij. Fansat kanë patur mundësi t’i bëjnë pyetje e ai të përgjigjet përmes Instagramit. Në mesin e shumë pyetjeve ishte edhe një provokuese e bërë në gjuhën angleze nëse reperi flet serbisht, por ai ia kthen shumë shkurt :Adem Jashari! Një tjetër pyetje ishte se sa vjet shkollë ka bërë reperi, e ai ka treguar që ka…
Modelja e njohur Shqipëtare, Adrola Dushi shquhet për bukurinë e saj natyrale. Në çdo dalje te San, ajo duket kaq natyrale dhe e ëmbël. Edhe në fotografinë e radhës të publikuar në Instagram ajo duket si mos më mirë, derisa si përherë shkëlqen fytyra e saj e ëmbël.
“Është i paaftë për të frenuar instinktet e tija seksuale”, ishte konkluzioni i gjykatësit Vinicio Cantarini, i cili ka kërkuar 5 vjet burg për shqiptarin me profesion shofer autobusi. 51-vjeçari prej vitesh jetonte me familjen e tij në Riccione të Italisë dhe është denoncuar nga dy adoleshente për ngacmim seksual dhe dhunë në familje. Denoncimi i parë Shqiptari punonte si shofer i transportit publik dhe viktimën e tij të parë e gjeti në autobus. 15-vjeçarja ishte duke pritur autobusin në Santarcangelo për të shkuar në shkollë, në Rimini. Ishte ora 7:00 e mëngjesit dhe mungesa e pasagjerëve i dha guximin…
Katër të rinj janë përfshirë në një sherr që ka përfunduar në përleshje me thika. Nga sherri njëri prej tyre ka mbetur i plagosur duke u transportuar në spital. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30. Ai është Amarildo Mema, ndërsa dy të tjerë janë shoqëruar nga policia për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka rrefyer në emisionin “Opinion” detajet se çfarë ka në përgjimet e dosjes “Babale”, ku ai vetë është marrë i pandehur nga prokuroria. Salianji ka treguar dhe përgjimet e SHISH, që sipas tij përpara se të gjenin “aktorin” Alizoti, qeveria ka dashur të akuzojë një tjetër person. Pasi ka treguar si u bë përgjimi nga Albert Veliu me vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, sipas Ervin Salianjit, ai ka thënë dhe se si u fut në “lojë” Fredi Alizoti. “SHISH i ka dhënë Albert Veliut dy përgjues të ndryshëm një usb dhe një çelës, që nuk…
Kanë kaluar disa ditë nga largimi i Kristian Panuçit nga stoli i Kombëtares dhe ende sot nuk kemi një trajner të ri. Përgjatë këtyre ditëve janë lakuar disa emra si kandidatë potencialë që të marrë në dorë “timonin” e përfaqësues kuqezi,kryesisht me teknikë përtej Adriatikut, por edhe pse të gjitha pistat mbeten të hapura, kuqezinjtë aktualisht janë pa një trajner. “Panorama Sport” mëson se një nga kandidatët potencialë për t’iu besuar stoli i Kombëtares është edhe ai Peter Pakult, i cili më parë pati drejtuar kampionët e Kukësit në futbollin shqiptar. Austriaku ka pasur një takim me vetë Dukën, për…
Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka hedhur akuza shumë të forta në Open në lidhje me krimin që sundon në Shkodër. Ajo ka thënë se ka edhe zyrtarë të lartë të shtetit që janë përdhunuar nga ana e përfaqësuesve të krimit. E pyetur nga Eni Vasili dhe Anila Basha, Ademi nuk ka dhënë detaje, por ka thënë se përgjegjësinë e ka shteti.