Një 16-vjeçar është plagosur këtë të hënë në fshatin Leshnicë të Pogradecit, pasi duke luajtur në afërsi të ish Repartit Ushtarak, aksidentalisht i ka shpërthyer një granatë. Policia tha se si pasojë e shpërthimit adoleshenti ka pësuar gjymtim të dorës. I plagosuri u dërgua në Spitalin e Pogradecit,ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Author: tirana
Efektivja e forcave “Shqiponja”, Ina Nuka, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të rrëfyer ngjarjen dhe përjetimet e saj pas plagosjes në protestën para parlamentit. Ajo tregoi se atë ditë ishte nisur për në punë si gjithnjë, vetëm se ndryshe nga herët e tjera kishte një parandjenjë të keqe, të cilës nuk i besoi, por vendosi të shkonte në punë. Më pas, 24-vjeçarja shpejgoi rrjedhën e ngjarjes, duke pranuar se disa ditë më vonë, pas ndërhyrjeve të para, i kishte humbur të gjitha shpresat se mund të rifitonte gishtat e…
Kryetari i Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa ka reaguar pas akuzave të ish-kreut të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, aktualisht deputetit të PS-së, Spartak Braho, i cili kërkoi sot në Kuvend shkarkimin e tij. Në një intervistë për Syri.net, ai është shprehur se ky është një kërcënim direkt që i bëhet nga deputeti Spartak Braho duke përdorur tryezën e Kuvendit të Shqipërisë. Tufa shtoi se, kjo nuk është hera e parë që kërcënohet. “Një shantazh, një frikësim. Unë atë e marr saktësisht si kërcënim sepse pas Brahos fshihet sigurimi i shtetit me gjithë background-in e…
Shume prej jush besoj se jane të mendimit se dhjamit në stomak nuk mund t’i gjeni asnje “ilaç”, ekziston lëngu të cilin mund ta bëni vetvetiu dhe pa patur uri.Por të keni një stomak të rrafshët. Tretja e shëndetshme e ushqimit dhe largimi i grumbullimit të lëngjeve në trup janë beneficionet më të mira “ujore” për ata që dëshirojnë të humbin në peshë. Që ujin ta bëni edhe më të dobishëm edhe më të efektshëm në luftën tuaj për humbjen në peshë, nutricistja Cynthia Sass ka menduar një lëng, i cili zvogëlon fryrjet në stomak dhe përmirëson tretjen e ushqimit.…
Victoria Beckham njihet për fizikun perfekt dhe për kujdesin e madh që tregon ndaj lëkurës. Ajo është një nga ato femra që i beson një regjimi të rregullt dhe strikt, madje nuk del jashtë tij për asnjë arsye. Së fundmi stilistja e suksesshme ka zbuluar produktet që përdor në përditshmëri për të pasur shkëlqimin e fytyrës që jemi mësuar të shohim në çdo foto të saj. Victoria përdor si pastrues Sarah Chapman’s Skinesis Stem Cell Collagen Activator ($265), më pas aplikon Estée Lauder Morning Aura primer ($95) kur udhëton me avion. Në përditshmëri e nis me pecetat e lagura Bioderma…
Kombëtarja shqiptare që nga grupmoshat e deri tek ekipi i parë ka qenë një vatër korrupsioni dhe qokash! Rastet ku futbollistëve i janë kërkuar para nuk numërohen me gishtat e duarve, por do të duhej një listë e gjatë për t’i shënuar. Të gjithë rastet nuk janë bërë publike, por ka dhe prej atyre që guxojnë të flasin hapur. Ish-lojtari i Finlandës, Shefki Kuqi, ka pranuar hapur në emisionin “Sporti Total” në “Kohavision” se kombëtarja shqiptare i ka kërkuar para, prandaj zgjodhi Finalandën. Ai tregon dëshirën e tij për t’u veshur kuqezi, por në atë kohë luheshin interesa të tjera…
Granit Xhaka nuk lë rast pa i shprehur dashurinë partneres së tij leonita. Ditën e sotme bukuroshja brune feston ditëlindjen e saj dhe sigurisht një djalë romantik dhe kokë e këmbë i dashuruar si sportisti nuk mund të humbte rastin për t’i shkruar bashkëshortes urimin në llogarinë e tij në Instagram. “Per vajzen e cila me ndihmoje ta kuptoj definicionin e jetes ne thelb. Ditelindja jote eshte nje dite shume speciale per mua dhe shume e rendesishme per ne te dy. Te dua shume bukuroshja ime, zemra ime dhe vete jeta ime. Shpresoj qe te gjitha deshirat tua te plotesohen,…
Mero Baze Ka disa fakte të pakundërshtueshme, përse djegia e mandateve nuk ishte një vendim politik I menduar I opozitës dhe as ndonjë vendim që erdhi duke u përshkallëzuar nga zhvillimet në vend, por një vendim I diktuar papritur, për shkak të zhvillimeve jashtë politike mbi opozitën zyrtare. Dhe gjithçka lidhet me Familjen Berisha dhe zhvillimet negative të saj në raport me SHBA. Vendimi u muar papritur në Shkurt pas disa seancave nervoze, ku Edi Rama I përmendi Sali Berishës ndalimin e vizës për të dhe familjarë të tij në SHBA, ndërkohë që I biri I Sali Berishë skishte humbur…
Në kulmin e debateve politike në vend për dyshimet që po hetohen nga Prokuroria e Tiranës, për para’ ruse të paguara për lobim në Uashington, ku përfitues është Partia Demokratike, mazhoranca qeverisëse i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), një kontroll të shtuar për financat e partive politike jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë. “KQZ të hartojë metodologjinë e kontrollit dhe verifikimit të shpenzimeve të financimeve të partive politike dhe fushatave elektorale, brenda dhe jashtë vendit, duke shqyrtuar mundësinë e lidhjes së marrëveshjeve të bashkëpunimit me autoritetet përgjegjëse që kontrollojnë pastrimin e parave dhe financimet e kundërligjshme”, shkruhet në…
Klaudia Pepa është padyshim një ndër balerinat më në zë të momentit, jo vetëm në vendin tonë, por edhe jashtë tij. Falë talentit dhe punës së vazhdueshme, Klaudia është në kulmin e karrierës duke i kaluar kufijtë e Shqipërisë. Megjithatë, ajo nuk i lë pas dore bashkëpunimet me artistët shqiptarë dhe më shpejt nga se e kishit menduar do ta shohim në një projekt të ri. Bëhet fjalë për videoklipin e ri të Getoar Selimit, në të cilin do të kemi mundësi të shohim edhe Getoar selimi Para pak minutash, Getoari ka postuar një foto të balerinës së njohur, të…
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pasditen e sotme ka qenë në veri të vendit,në bashkëbisedime me qytetarët. Takimin e parë, lideri demokrat e zhvilloi Malësinë e Madhe ku dëgjoi nga afër shqetësimet e biznesit të vogël. Ndërkohë që më pas u zhvendos në një takim me të rinjtë në Shkodër, ku dëgjoi problemet e tyre. Por ajo që tërhoqi vëmendjen më shumë ishte mungesa e pranisë së kryetares së bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. E zgjedhur nga PD-ja në zgjedhjet e 2015, Ademi i ka bërë shumë herë opozitë qeverisë nga kryeqendra e veriut, ndërsa nuk kanë munguar përgjigjet…
I rritur me të rinjtë e skuadrës së Teutës, por tani kërkon të bëjë hapin e madh në karrierë. Talenti Ardit Boriçi ishte protagonist i një ndeshjeje të bukur në pallatin e Sportit Villeurbane në qytetin e Lionit, aty ku mundi pa shumë vështirësi kundërshtarin e radhës që e pengonte drejt boksit profesionist. Në praninë e dhjetëra spektatorëve në impiantin francez, boksieri i talentuar arriti të ngrejë lart flamurin kuqezi duke triumfuar në të gjitha spektet ndaj kundërshtarit të tij italianit Mario Merizi. Në kategorinë deri në 69 kilogramë, Ardit Borici arriti të dominonte në ndeshjen e 5 në tokën…