Ok, nuk është gënjeshtër, edhe pse sot është 1 prill. E hëna, siç dihet, është emri i bazuar tek Hëna (nga angl. Monday – after the moon). Në latinisht, ndryshe njihet edhe si dies lunae (dita e Hënës). Ky është interpretimi pas të cilit është bazuar edhe anglishtja e vjetër. Thuhet se edhe në traditat pagane, dita e hënë ishte e dedikuar për perëndeshën e Hënës, por po ashtu edhe në traditat kristiane më vonë, u ndoq e njëjta teori. Në mes të ditëve të para dhe të dyta, errësira ishte ajo që ndante dritën e diellit nga drita e…
Author: tirana
Shqipëria më 1947 ishte e rreshtuar në bllokun komunist, në anën e lindjes, kundër Perëndimit. Ndërsa, llogaritej se shteti që “udhëhiqte” perandorinë komuniste në atë kohë ishte Bashkimi Sovjetik. Delegacioni Qeveritar shqiptar i kryesuar nga diktatori Enver Hoxha, Koçi Xoxe, Hysni Kapo kishin vizituar për herë të parë Moskën. Ata janë pritur edhe nga kryetari i ish-B.S Joseph Stalin. Këto janë disa imazhe të rralla historike, ku duket Enver Hoxha dhe Stalini shumë pranë njëri-tjetrit në stadiumin e Moskës.
Me posht keni 20 fakte psikologjike se pse gjërat ndodhin, ashtu siç ndodhin në jetën tonë. Nëse ti ua tregon synimet e tua të tjerëve, ke më pak shanse të korrësh sukses. Studimet tregojnë se kështu e humbet motivimin.Personi i fundit që të kalon në mendje përpara se të flesh gjumë është ose arsyeja e lumturisë, ose arsyeja e dhimbjes tënde.Lloji i muzikës që dëgjon, ndikon në mënyrën se si ti e sheh botën.Të qëndrosh me njerëz pozitivë dhe të lumtur të bën edhe ty të lumtur.90% e njerëzve dërgojnë mesazhe me fjalë që nuk do i thonin dot përballë.Personat…
Përparim Kalo, ka reaguar pas publikimit të emirt të tij në listën e Ministrisë së Jashtme për Konsujt e Nderit, të cilëve do t’u hiqen targat diplomatike. Ai i kërkon ministrit të deleguar Gent Cakaj, që t’i kërkojë falje publike. Përparim Kalo, Konsull Nderi në Danimarkë, emri i të cilit ishte i 8-ti në listën e publikuar nga Ministria e Jashtme, i ka nisur një e-mail “Protokollit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme”, në të cilin thotë se “deklarimi se konsujt e nderit paskanë bërë ‘shkelje të habitshme duke u pajisur me targa CD’ është një fakt deklarim i habitshëm,…
Do shkriheni së qeshuri, Aurela Gaçe publikon pamjet e vajzës duke folur në telefon Aurela Gaçe është një ndër këngëtaret më të pëlqyera për publikun. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale ku poston foto nga jeta e saj private dhe profesionale. Së fundmi, Aurela ka publikuar një video ku shfaqet vajza e saj e vogël. 2-vjeçarja është duke zhvilluar një bisedë imagjinare në telefon plot humor, si të ishte një vajzë e rritur. ‘Alo si je? Qyqjaaaaa Ahahaa pakatanthbvjk( muhabet dmth) .PACIM RROFSH ( ne fund)’, shkruan Aurela duke pëthyer bisedën. Kujtojmë që këngëtarja ka dhe një vajzë më…
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër një takim me banorët e qytetit të Librazhdit. Njoftimin e ka bërë vetë bashkia në faqen e saj në Facebook. Sipas njoftimit të bashkisë, Kryeministri do të zhvillojë një takim me banorët e këtij qyteti në kuadër të takimeve të titulluara “Bashkia që duam”. Takimi do të zhvillohet në sheshin kryesor të qytetit në orën 12.00. Me këtë rast bashkia u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e këtij takimi. / tirananews.al
Lirimi i disa të burgosurve parashikuar në amnistinë e Ministrisë së Drejtësisë, nuk do të ndodhë përpara zgjedhjeve. Pavarësisht kërkesës së Etilda Gjonajt për ta risjellë në Kuvend amnistinë, socialistët kanë diskutuar për këtë çështje, dhe burimet i thanë Report TV se është vlerësuar se lirimi i të burgosurve përpara zgjedhjeve, mund të sillte një impakt negativ në fushatë. Gjithsesi, ministrja e drejtësisë do t’ia lërë topin në fushë parlamentit. “Kjo është një çështje që i mbetet parlamentit. Ne do ta bëjmë gati dhe në momentin që parlamenti do ta marrë në shqyrtim, do të jetë gati, ajo amnisti do…
Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike tha se energjia do të stakohet në disa zona të Tiranës gjatë ditës së nesërme. Shkëputje e energjisë do të bëhet për shkak të punimeve në kuadër të investimit për instalimin e rrjetit 20kV.OSHEE tha se në datën 2 prill do të punohet gjatë intervalit kohor 09:00-14:00 në disa kabina dhe zona që do të mbetet pa energji në kryeqytet është Rruga “Besim Alla”, Mëzez, Unaza e Re pjesërisht. Gjithashtu do të mbetet pa energji nga ora 9:00-15:00 edhe rruga “Qazim Vathi”, rruga “Dum Alla”, rruga “Ali Visha”, rruga “Drago Siliqi” pjesërisht.
Këngëtarja e njohur Selena Gomez ka bërë me dije pak më parë se shumë shpejt do të publikohet filmi më i ri ku ajo merr pjesë. Këtë herë bëhet fjalë për një projekt të zhanrit horror që ka në qendër pushtimin e një qyteze nga zombit. Pjesë e kastit të ‘The dead don’t die’ janë emrat më të suksesshëm të kinematografisë, duke përfshirë Bill Murray, Rosie Perez, Tilda Sëinton, etj. Sipas njoftimit të këngëtares, ky film do transmetohet që prej datës 14 qershor. Selena është rikthyer fuqishëm së fundmi pas një mungese të gjatë në kienamtografi dhe muzikë, madje shumë…
Një tren doli shinat në stacionin e Shën Theodhorit, në Greqi. Sikurse raportojnë mediat greke dalja nga shinat ishte pasojë e shpejtësisë së lartë. Makinisti ka frenuar në mënyrë direkte vetëm 150 metra larg stacionit, i cili të çonte në drejtim të Athinës. Ngjarja ka shkaktuar panik tek pasagjerët, por edhe tek personat që ishin në stacion, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Sot Shqipëria shënon 10 vjet që nga anëtarësimi i saj në aleancën më të madhe ushtarake sikurse është NATO. Kjo e fundit, përmes një postimi në Instragram ka përkujtuar këtë datë duke publikuar edhe një foto të Lulzim Bashës, i cili në atë kohë ka ushtruar detyrën e Ministrit të Jashtëm. “Gëzuar përvjetorin” Më 1 prill 2009, Shqipëria dhe Kroacia përfunduan procesin e anëtarësimit dhe u bashkuan me Aleancën si anëtarë. Duke u bërë anëtarë të NATO-s, aleatët ndajnë të mirat dhe përgjegjësinë e sigurisë kolektive. Nga e majta në të djathtë: Lulzim Basha (MFA), Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s…
Sërish lëvizje në policinë e Shkodrës pas ngjarjeve të fundit kriminale që tronditën qytetin. Bëhet me dije se shkarkohet nga detyra drejtori i komisariatit të Policisë së Shkodrës, Vasil Cela, i cili zëvendësohet nga Lorenc Meta. Edhe gjatë ditë së sotme të pranishëm në Shkodër kanë qenë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Kujtojmë se para disa ditësh u shkarkua edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shkodrës