Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kontroll parave të partive. Kuvendi voton të mërkurën rezolutën detyruese për KQZ

20:01 / April 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
KQZ compressor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kulmin e debateve politike në vend për dyshimet që po hetohen nga Prokuroria e Tiranës, për para’ ruse të paguara për lobim në Uashington, ku përfitues është Partia Demokratike, mazhoranca qeverisëse i kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), një kontroll të shtuar për financat e partive politike jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë.

“KQZ të hartojë metodologjinë e kontrollit dhe verifikimit të shpenzimeve të financimeve të partive politike dhe fushatave elektorale, brenda dhe jashtë vendit, duke shqyrtuar mundësinë e lidhjes së marrëveshjeve të bashkëpunimit me autoritetet përgjegjëse që kontrollojnë pastrimin e parave dhe financimet e kundërligjshme”, shkruhet në rezolutë.

Kur kanë mbetur edhe tre muaj nga zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, Parlamenti po ashtu i kërkon KQZ ta rrisë kontrollin adminsitrativ përtej deklarimit të dokumentacionit financiar, që dorëzojnë partitë politike: “KQZ të përmirësojë shqyrtimin administrativ të verifikimit të financimit të fushatave zgjedhore jo vetëm mbi bazën e deklarimeve të subjekteve zgjedhore por edhe mbi bazën e dokumenteve dhe fakteve të deklaruara apo të bëra publike, duke referuar në ekperiencat e e vitit 2018”.

Përmes kësaj rezolute në adresë të KQZ, maxhoranca i paraprin edhe skenarit për mosmarrje pjesë nga PD dhe LSI në zgjedhjet lokale: “KQZ të marrë masa për garantimin e funksionimin e rregullt të administratës zgjedhore duke konsideruar që mund të ndodhet në kushtet e braktisjes së sistemit nga partitë kryesore të opozitës parlamentare”.

  • 1
  • 2

KQZ kuvendi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria pret Samitin e NATO-s/ Ministri Nufi: Vendim që tregon besimin e aleatëve

22:58 / July 8, 2026

Presidenti Begaj vizitë në Luginën e Preshevës, takime me faktorin shqiptar: I sigurova që do të jem avokat i shqiptarëve të kësaj treve!

21:40 / July 8, 2026

Irani: Do ta mbyllim Ngushticën e Hormuzit nëse sulmohemi sërish nga SHBA

21:17 / July 8, 2026

Ministri Nufi: Samiti i NATO-s në Tiranë, vlerësim për Shqipërinë dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme

20:59 / July 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.