Ish-deputetit demokrat Ervin Salianji u përplas dje në emisionin ‘Opinion’ me analistin Lorenc Vangjeli, pasi ky i fundit e pyeti ish-deputetin nëse kishte një vëlla të dënuar në Itali që ka ndryshuar emrin. Salianji mohoi kategorikisht të kishte një vëlla të dënuar më parë në Itali, teksa deklaroi se i vetmi vëlla që ka është student i Juridikut, por duket se kjo nuk është e vërtetë. Ditën e sotme, gazeta Tema ka publikuar një artikull ku thotë se ka bërë verifikimet në ish-komunën e Lozhanit, ku rezulton se ish-deputeti ka një vëlla nga nëna. Gazeta pretendon se sipas të dhënave…
Author: tirana
Aktorja shumë e dashur për publikun Ajsi Xhaxhaj i kujtohet shumë prej nesh me karierrën, të cilën e ka nisur në moshë mjaft të re tek akademia “Kripmjaltëzat”. Së fundmi një foto e saj e mbuluar me shami tek viziton një xhami ka bërë xhiron e rrjetit dhe reagimet në rrjete sociale kanë qenë të shumta. Për këtë arsye Ajsi ka marrë guximin për të shprehur mendimin e saj rreth kësaj situate. Ajo shpjegoi se prej 5 vitesh viziton rregullisht xhamitë, por nuk është një vendim i përhershëm i saj që të rrijë e mbuluar. Aktorja vazhdoi më tej duek…
Kengëtarja e njohur Eli Fara ka bërë një dedikim mjaft emocionues me rastin e ditëlindjes së vajzës së saj, Marina. Këngëtarja e njohur e muzikës popullore shqiptare, ka kujtuar momentin e lindjes së vajzës në maternitetin e Korçës, dhe të gjitha vuajtjet e asaj dite që ia shpërblyen kur mori në krahë engjëllin e saj të vogël. Eli Fara kujton ulërimat, dhimbjet dhe shakatë që bënte mjeku me të, kur i kërkonte të këndonte një këngë. Por në fund tregon se harroi gjithçka kur mori në krah Marinën e saj që i ngrohu shpirtin dhe zemrën. “Në dt 26 mars…
Pas mungesës së energjisë elektrike për një kohë të gjatë, një banori nga zona e Vlorës i është zgjidhur problemi në një kohë mjaft të shkurtër. Kësaj here nuk ka qenë platforma e bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al” ajo që i ka ardhur në ndihmë për zgjidhjen e problemit, por ka qenë vetë Kryeministri Edi Rama. Banori nga zona e Vlorës i ka kërkuar ndihmë Kryeministrit Edi Rama për mungesën e energjisë elektrike në biznesin e tij, ndihmë e cila i ka ardhur në një kohë mjaft të shkurtër duke zgjidhur edhe problemin.
Fillimi i këtij viti, pra 1 janari i 2019 solli edhe mbylljen masive të pikave të basteve në gjithë Republikën e Shqipërisë. Por në fakt bastet nuk kanë reshtur për asnjë moment. Bastexhinjtë tregojnë se mjafton të regjistrohesh në një kompani të huaj të liçensuar bastesh, pasi ato shqiptare punojnë në të zezë dhe nuk janë të besueshme dhe gjithçka vazhdon si më parë. Ata që luajnë thonë se i gjithë procesi i ngjan blerjeve online. “Iliri” është 40 vjeç. Ka varësi ndaj basteve. Fillimisht ai flet në telefon me një të vëllanë, që t’i hedh para në llogarinë e…
Në analizën vjetore të punës të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj ka replikuar me Pokuroren e Përgjithshme në detyrë Arta Marku. “Ju nuk keni bërë asgjë që kur keni marrë drejtimin e institucionit. Mburreni me rezultatet e punës të viteve 2016 – 2017.” Kjo ka qënë deklarata e fortë e Hajdarmatajt. Ai i’u drejtua sërish Arta Markut duke i thëne: Ju dhe ata që punojnë për Ju këtu, shkatërruat shumë dosje të rëndësishme të zyrtarëve të lartë që sot duhet të ishin në burg. Duhet të tregoheni e përgjegjshme kur të sulmoni para…
Pranvera Skana është shkarkuar nga ambasada Shqiptare në Britaninë e Madhe. Skana mbante detyrën e këshilltares për median dhe diasporën, në Ambasadën shqiptare në Londër. Mësohet se Skana është pjesë e zyrtarëve të shkarkuar nga zv.ministri i Jashtëm Gent Cakaj. Ditën e djeshme, Cakaj paralajmëroi me tone të ashpra 20 diplomatë shqiptarë janë shkarkuar nga detyrat që mbajnë, pasi nuk kishin kredibilitetin e duhur.
Kryeministrja britanike, Theresa May njoftoi sot para deputetëve të partisë së saj konservatore se do të dorëhiqet para etapës së ardhshme të negociatave mbi Brexit, sipas një komunikate nga shërbimet e saj. “U kërkoj të gjithëve në këtë sallë që të mbështesin marrëveshjen, në mënyrë që të mund të përmbushim detyrën tonë historike – për të vënë në jetë vendimin e popullit britanik dhe për t’u larguar nga Bashkimi Evropian me një dalje të butë dhe të rregullt. Jam e gatshme të largohem nga kjo detyrë përpara asaj që kisha planifikuar”, tha May. “Ekziston dëshira për një qasje të re,…
Linda Halimi ka zgjedhur të jete tepër active kohët e fundit në rrjetet sociale. Këngëtarja nga Kosova u bë nënë përpara disa ditësh e tani, jo vetëm kaq ajo ka marrë në dorë celësat e shtëpisë madhështore ku do të jetojë me partnerin e saj. Vogëlushja Kaimana duket ka qenë një ogur shumë I mirë për familjen e re, e këtë e thotë dhe Linda në potimin e vet.
Një ditë përpara protestës së paralajmëruar nga opozita, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se nuk ka të bëjë vetëm me protestën politike por për protestën ekonomike të qytetarëve. Ajo bëri të ditur se në mbledhjen e sotme të grupit, do të diskutohet “që të bëhemi gati për të shkuar drejt zgjedhjeve të parakohshme, sepse ne jemi të bindur që do të shkojmë drejt këtyre zgjedhjeve, dhe po mobilizojmë shtabet elektorale për ti bindur se po shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme”. Kryemadhi deklaroi se shteti shqiptar sot është i kapur, dhe kapja e tij sipas saj, ka pasuruar pesë veta…
Në shkollat e Francës është mbajtur një minute heshtje, në nder të një mësuesi që nuk kërkoi gjë tjetër veçse respekt. Jean Willot, 57 vjeç, jepte mësim në një shkollë fillore të Flammarion në Eaubonne, një komunë në veriperëndim të Parisit. Kolegët thonë se ishte tejet i përgatitur, një njeri i qetë dhe një mësues aspak i ashpër. Më 12 mars, në fund të pushimit, mësuesi i kërkoi një nxënësi 6 vjeç të lëvizte nga shkallët, sepse po pengonte të tjerët të hynin. Nxënësi nuk lëvizi nga vendi, iu përgjigj keq dhe bezdisi fëmijët e tjerë. Pas shumë përpjekjesh, Willot…
Moderatorja Bora Zemani ka publikuar ditën e sotme dy foto nga fëmijëria e saj e hershme. Në fotot ku duket sikur është 2 ose 3 vjeç, moderatorja e njohur shfaqet e veshur me një fustan rozë, tipik të atyre viteve, me geta, një kapele dhe syze, tamam si një modele e vogël. E ëma i qëndron në krah teksa mundohet të pozojë para fotografisë. Krahas postimit Bora ka shkruar: “Xhirot e para nga Blloku”, duke treguar kështu vendin ku janë shkrepur fotot.