Nuk ka më dilema për Kristian Panuçin. Forma e lojtarëve, dëmtimet apo edhe refuzimet kanë kufizuar zgjedhjet e trajnerit italian, por kjo nuk e ka ndalur atë që të ideojë një rreshtim ndryshe nga të mëparshmit për duelin ndaj Turqisë në “Loro Boriçi”. Një rreshtim i cili në teori i ngjan atyre 4-1-4-1 të periudhës së De Biazit, por me shumë protagonistë të rinj të cilët nuk kanë pasur kohën të përshtaten me idetë që çuan Shqipërinë në Europian. Sipas sinjaleve të dhëna sot në stërvitjen e fundit, para Berishës së paprekshëm do të rreshtohet Hysaj nga e djathta e…
Author: tirana
Dashi Ju jeni shkëndija që ndez motorin e krijimtarisë sot. Kështu që fillojini gjërat sa më herët të jetë e mundur. Njerëzit tuaj janë duke pritur që të propozoni një planë të ri. Demi Pazari kërkon kohë dhe durim në një ditë si kjo e sotmja. Ju thjesht nuk mund të nxitoni dhe të blini gjënë e parë që ju shikon syri. Tregohuni metodik me të gjithë njerëzit. Binjaket Sot do të keni një bashkëpunim të mirë me partnerin. Një person që ju nuk e shikoni aq shpesh, luan një rolë të rëndësishëm në biznes. Ai do t’ju jap këshilla…
Kombëtarja jonë do të presë mbrëmjen e nesërme Turqinë në “Loro Boriçi”. Kur na ndajnë më pak se 24 orë nga takimit, në kampin turk kanë mbërritur lajmë jo të mira. Mesfushori i Istanbul Bashakshehir, Irfan Kahveçi ka lënë grumbullimin si pasojë e një dëmtimi. 23-vjeçari është një pikë kyçe për formacionin e Gynesh dhe do të jetë një mungesë e rëndësishme. Gjithashtu, mbrojtësi Hasan Ali Kaldirim është në gjendje gripi dhe është në dyshim për sfidën e nesërme. Dy lajme jo të mira për turqit, por mjaft pozitive për kombëtaren tonë.
Sot kandidati i listës së LSI, Ralf Gjoni mori mandatin e deputetit. Por edhe u ngjyros paksa me bojë të kuqe! Në një intervistë të dhënë në 7 janar të vitit 2019 për gazetarin Artur Zheji, në mënyrë sfiduese edhe për kolegët e tij në opozitë, Ralf Gjoni deklaron se “nëse do të ishte deputet i PD apo LSI, do të kishte djegur mandatin”.
Gazetari Carlo Bollino që vepron prej më shumë se 20 vitesh në Shqipëri në studion e “Open” ka komentuar deklaratën e Presidentit Ilir Meta për dorëheqje, me arsyetimin se mund të zgjidhë krizën politike. Sipas Bollinos, nëse Meta largohet nga detyra e Kreut të Shtetit, kryeministri Edi Rama mund të zgjedhë një emër opozitar si President. Ai theksoi se mund të jetë ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e njohur si krahu i djathtë i Sali Berishës në politikë, e përzgjedhura e mazhorancës për presidente. “Junta është prokuroria. Jo rastësisht e ka përmendur paralajmërimin që kanë thënë ndërkombëtarë para dy vitesh që situata…
Ka qenë i ashpër debati mes avokat Ngjelës dhe deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu në emisionin e sotëm të Eni Vasilit. Përplasja nisi kur Spahiu i tha Ngjelës se nuk ka fituar asnjë gjyq në karrierën e tij duke shtuar se ai nuk di çfarë është dhimbja e fëmijës pasi është beqar. Kaq ka mjaftuar që Ngjela t’i kthehet duke i thënë: “Çuni, ça flet, të ka thënë Meta, ç’punë ke me jetën time private. Kujdes kur flet me mua se ka edhe femijë kopil”, tha Ngjela.
Ne media po qarkullon një lajm se Rama dhe Basha janë takuar në Vienë. Këtë gjë e ka përmendur edhe gazetari Erl Murati. Si kryeministri Edi Rama dhe kryeopozitari Lulzim Basha kanë qenë ditët e fundit jashtë shtetit, madje në internet kanë qarkulluar njëkohësisht edhe dy foto të ndryshme ku ata shihen duke dremitur në avion. “Ka rastisur të mungojë dhe Basha në Tiranë dje dhe sot. Një kolegu ynë kishte publikuar në një portal një lajm që ditët e fundit është përfolur edhe një takim i mundshëm mes Ramës dhe Bashës në Vjenë”, është shprehur gazetari Erl Murati në…
Analistët janë të ndarë për deklarata e presidentit Ilir Meta, në lidhje me dorëheqjen e tij. Lorenc Vangjeli mendon se nëse Meta do të jepte dorëheqjen do të ishte “pika e fundit e ujit që do të mbushte gotën e krizës. “Ilir Meta e di që kjo histori ishte një gafë e madhe. Ai tha me zë të lartë atë që sot e mendojmë të gjithë. Presidenti i vë vulën një gafe të pashembullt politike për djegien e mandateve. Ai ofrohet që të jetë pika e fundit e ujit që do të mbushte gotën e krizës. Për ndërkombëtarët kjo nuk…
Kryetarja e LSI ishte e qartë. Zonja Kryemadhi tha se LSI tani e drejton ajo dhe presidenti Ilir Meta nuk mund të ndërhyjë. “Nuk e komentoj fare presidentin. Opozita është në pozicionin e saj”, theksoi zonja Kryemadhi. A keni folur me presidentin për këtë krizë? Zoti Fevziu ju i keni më shumë shanset për të folur për Krizën. Për politikë komunikimi është zero, si bashkëshortë flas për fëmijët. Si kryetare e LSI asnjëherë. Sot LSI ndihet më e shëndetshme e më përpara. Unë nuk bëj politikë me Ilir Metën, bëj dashuri. Sot jam unë kryetarja e LSI, i marr unë…
Policia e kryeqytetit bën me dije se 6 prej tyre janë arrestuar ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim. Njoftimi i plotë i Policisë: Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 6 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet Kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ditën e sotme para parlamentit. Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor. Janë proceduar në…
“Ne tani jemi të papunë, jemi të barabartë me njerëzit dhe do protestojmë. Të ecim përpara me atë që duam. Ne nuk na shqetëson më Parlamenti”. Kështu deklaroi Monika Kryemadhi në lidhje me protestën e opozitës. Në Opinion ajo tha se protestat do të vazhdojnë. Me ironi ajo tha se ne nuk jemi më opozita, opozita tani është në Parlament. “Ne jemi opozita, qytetarët janë jo të përfaqësuar në Parlament. Kemi marrë përsipër të bashkohemi me popullin dhe nuk do të ndalohemi. Edi Rama dheata të tjerët nuk kanë parë gjë akoma”, deklaroi zonja Kryemadhi, ndërsa theksoi se zgjedhjet lokale…
Një prift katolik është arrestuar nga policia pasi u akuzohet për joshjen e një gruaje teksa i kryente asaj ritet fetare. Reverend Gerold Langsch, 75 vjeç nga Teksasi, gjoja po i shërbente gruas, kur filloi të masazhonte në pjesën e gjirit, ta prekte thithkat e saj dhe ta pyeste: “A ndihesh mirë”? Gruaja e sëmurë tha se më pas, prifti u përpoq t’i fuste duart në pjesën e pelenës. Ai u arrestua sot pasi u akuzua për sulmin ndaj gruas në kujdesin shtëpiak, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit të shkuar. Pavarësisht nga incidenti i raportuar pesë ditë më…