Author: tirana

Facebook ka njoftuar qindra miliona përdorues se fjalëkalimet e tyre janë ruajtur në bazën e të dhënave nga kompania me tekst, duke vënë kështu sigurinë e shumë llogarive në rrezik. Fjalëkalimet zakonisht maskohen në një format të palexueshëm,, por rrjeti social ka pranuar se qindra miliona përdorues të Facebook Lite, dhjetëra miliona përdorues të tjerë të Facebook dhe dhjetëra mijëra përdorues të Instagram mund të jenë prekur nga gabimi. Sipas ekspertit të sigurisë kibernetike, Brian Krebs, fjalëkalimet mund të lexoheshin nga mijëra punonjës të Facebook-it, në disa raste mund të lexoheshin dhe fjalëkalime që datonin që në vitin 2012. Facebook…

Read More

Deputeti i PS-së në qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu është shprehur i bindur se zgjedhjet lokale të 30 qershorit do të mbahen, përkundër bojkotit të paralajmëruar nga opozita. Në studion e lajmeve të ”Abc News”, Ndreu la të kuptohej se forca të tjera politike apo kandidat të pavarur mund të mbushin mungesën e opozitës. ”Data e dasmës është ndarë”, tha ai duke sqaruar: “Ka kandidatë të tjerë që mund të hyjnë. Nuk e di se kush mund të jenë, por kandidatë do ketë”, theksoi Ndreu, që konfirmoi se ai do jetë kandidat i mazhorancës për Bashkinë e Lezhës. Opozita refuzoi…

Read More

Ajo është një këngëtare e dashur për publikun, e cila ka ndarë momentet më të rëndësishme të jetës së saj në emisionin “Rudina”. Aktualisht është duke përjetuar emocionet më të bukura për një grua, atë të të bërit nënë. Këngëtarja Maya Aliçkaj, e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, rrëfeu emocionet si nënë e Jonas dhe momentet e vështira përpara se ai të lindte. “Lindja shkoi mirë, por një ditë përpara se të lindja, bebja nuk po lëvizte më për arsye të ngritjes së tensionit tim. Fillova të mendoj se diçka seriozisht nuk ishte në rregull. Dy javë para…

Read More

Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe tre përfaqësuesë të tjerë të kësaj partie ju përgjigjën negativisht thirrjes së prokurorisë për t’u paraqitur ditën e sotme pranë saj në kuadër të hetimit për fondet e lobimit në Shtetet e Bashkuara. Përmes një shkrese zyrtare, zoti Basha shpjegon se thirrja në Prokurori kishte të bënte me njohjen e tyre me aktet e ardhura nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nga Autoriteti i Drejtësisë së Skocisë. “Kjo kërkesë e juaja është e panevojshme, e pa mbështetur në ligj dhe e pa mbështetur në asnjë standard…

Read More

Kiara Tito është një figurat e reja të ekranit shqiptar. Ajo e nisi karrierën e saj si moderatore në programin ‘Select’ në ‘Top Channel’ dhe tashmë prej 2 sezonesh drejton emisionin ‘Doktor Plastik’ në ‘Klan Tv’. Bukuroshja publikon herë pas here në ‘Instagram’ foto të ndryshme, ku duket mjaft tërheqëse. Ditën e sotme Tito ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj një foto ku është duke drekuar dhe detaji që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve kanë qenë qukat e 23-vjeçares. Kiara ka shkruar bashkangjitur me foton: “Hera e parë dhe me shumë mundësi e fundit që qukat e…

Read More

Kosova e ka mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë të miqësores kundër Danimarkës. Mes një atmosfere elektrizuese në stadiumin “Fadil Vokrri” kombëtarja e drejtuar nga Bersant Challandes dominoi në çdo aspekt. Të udhëhequr nga Muriqi në majën e sulmit, “Dardanët” kalojnë në avantazh me anë të Amir Rrahmani. Kur po kronometrohej minuta e 42-të e takimit, ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare shndërroi në gol një krosim të Halimit. Mbrojtësi i Dinamo Zagreb goditi saktë me kokë, duke kaluar në avantazh Kosovën.

Read More

Nga Mero Baze Lulzim Basha ka refuzuar ti përgjigjet kërkesës së drejtësisë amerikane, lidhur me çështjen e financimit rus të Partisë Demokratike në fushatën e lobimit në SHBA në vitin 2017. Letërporosia e ardhur nga SHBA, pranë Prokurorisë shqiptare, ka disa pyetje zyrtare për Lulzim Bashën dhe stafin e tij, por Basha ka refuzuar të paraqitet. Por përmes një letre drejtuar Prokurorisë, Basha tenton të fsheh objektin e vërtet të hetimit, që është hetim nga drejtësia amerikane dhe e motivon refuzimin “për t’u njohur me një informacion që ju paskeni marrë në kuadër të hetimit që ju po zhvilloni në…

Read More

Në një intervistë për emisionin “Ftesë në Pesë” Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi ka treguar anën e panjohur të tij. Baba Mondi, ka thënë se ka shumë njohuri në kuzhinë, ndërsa ka shtuar se ka shkuar 6 muaj me lopë dhe i ka mjelë ato. “Unë këtu kam patur bagëti, kam shkuar gjashtë muaj me lopë. I kam mjelë dhe ua kam dhënë njerëzve…”, -tha ndër të tjera Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve.

Read More

Juventusi duket se kërkon një tjetër yll për ta vënë përkrah Kristiano Ronaldos në repartin e avancuar pasi Paulo Dibala duket se nuk përshtatet mirë me portugezin. Në ditët e kaluara përflitej për një shkëmbim të mundshëm të tij me Maurio Ikardin, por me sa duket bardhezinjtë kanë piketuar një tjetër destinacion të mundshëm për argjentinasin. Në Torino kërkojnë një futbollist të krahut të djathtë për të mbështetur sa më mirë Ronaldon, i cili tashmë është kthyer në sulmues zonë duke luajtur vetëm në qendër. Emri i piketuar nga Paratiçi tashmë është ai i Mohamed Salah. Egjiptiani do të ishte…

Read More

Gazetarja Iva Tiço është dalluar gjithmonë për natyrën e drejtpërdrejtë që ka. Ajo shpreh lirshëm mendimet e saj duke mos u ndrojtur. Gjatë ditës së sotme, Iva është kapur keq me një ndjekës, komenti i të cilit nuk i ka pëlqyer aspak. Ai e ka pyetur gazetaren pse nuk ka gjetur një burrë të mirë dhe kjo ka mjaftuar që Tiço të shpërthejë. ‘Po pse nuk ke gjetur një burrë të mirë moj?’, i shkruan ndjekësi. Ndërkohë Iva ia kthen e revoltuar: ‘Se është vendi i mbushur me injorantë si ty psh. Pirdhu’. ‘Mësojini djemtë dhe vajzat që gjetja e…

Read More

Një 25 vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e karabinierëve italianë, për një sërë veprash penale. I riu, teksa shiste në një tezgë fruta dhe perime në Monterenzio, ofronte edhe lëndë narkotike. Banorët kishin raportuar shitjet e dyshimta dhe në këtë mënyrë, policia e vendosi nën vëzhgim shqiptarin, duke konstatuar se në dyqan nuk shiteshin vetëm produktet e konsumit të përgjithshëm. Kur forcat e rendit hynë, gjetën lloje të ndryshme të drogës. Hulumtimet gjithashtu vazhduan në shtëpinë e 25-vjeçarit, ku u gjetën disa doza. Në total, 65 gram kokainë, 25 gram marihuanë dhe 7 doza hashash u konfiskuan, përveç gati…

Read More