Ambasadorja e Gjermanisë në vendin tonë Susanne Schütz thotë se Shqipëria gjendet përpara vendimmarrjes të rëndësishme të Bashkimit Evropian dhe për këtë nuk duhet humbur kohë. Në një deklaratë, ambasadorja bën apel për vijimin e reformave. Ajo përshëndet faktin që edhe pse ngadalë, reforma në drejtësi po ecën. “Shqipëria gjendet përpara vendimmarrjes të rëndësishme të Bashkimit Evropian lidhur me nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Ndaj tani nuk duhet humbur kohë, në mënyrë që reformat e nisura të vijojnë më tej dhe të arrihen rezultate të tjera konkrete në pesë prioritetet kyç. Përshëndes faktin që – edhe pse ngadalë – reforma…
Author: tirana
Mediat aludojnë për një romancë midis saj dhe regjisorit të emisionit “Dua të të bëj të lumtur” Eduart Grishaj. Arbana Osmani prej kohësh po përflitet për jetën e saj sentimentale në shtypin rozë. Tashmë, është vëllai i regjisorit, Ylli Grishaj, ai i cili ka komentuar në foton e fundit të Arbanës: “Mirëmëngjes dhe një emoji në zemër të kuqe”, i cili ka shtuar akoma më shumë zërat. Ai e ka cilësuar atë si “Prezantuesja më e mirë në televizionin shqiptar”. Ylli mund të jetë një mik i mirë dhe fans i Arbanës përtej thashethemeve midis saj dhe vëllait të tij,…
Dashi Parashikohet një ditë neutrale, e cila paralajmëron ardhjen e pranverës, ku do të jeni me energji të reja dhe dëshirë për ripërtëritje. Kjo gjë do të vlejë si në punë edhe në dashuri. Mbajini sytë hapur kryesisht në dashuri, pasi do të ketë zhvillime të cilat nuk duhen nënvlerësuar. Demi Kjo e martë do ju gjejë nervoz, ku për gjënë më të vogël do të ndiheni të acaruar dhe do të reagoni keq. Bëni mirë të frenoni pak, para se të reagoni, pasi mund të përdorni fjalë të papërshtatshme të cilat do ju shkaktojnë dëme të pakthyeshme, si në…
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në “Agropika “ në Tiranë ku komentoi mbështetjen financiare të fshatrave të kryeqytetit, për të gjitha prodhimet bujqësore. Krahas videos së publikuar në rrjetin social ‘Facebook’, kryeministri Rama nuk kurseu edhe përgjigjet për komentet e qytetarëve. Një qytetar e pyet për mollët e rrethit të Korçës dhe Kolonjës nëse do ndërhyjë shteti para se të kalben. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama i përgjigjet se shteti nuk mbledh mollë dhe kumbulla në asnjë vend. Qytetari: Per mollet ne Rrethin e Korces e Kolonjes a do mblidhen nga shteti se na vjen keq kur shohim qe…
Mediat nderkombetare aluduan për një krizë për çiftin Justin – Hailey, pasi ishin fotografuar duke bërë debat në një park. Ky aludim u mbeshtet me idenë se periudha e vështirë e depresionit që Justin po kalon mund të ketë ndikuar. Pikërisht për të hedhur poshtë këto thashetheme çifti është shfaqur nën rrezet e diellit dhe pranë oqeanit, duke kaluar një kohë të mrekullueshme pranë krahëve të njëri-tjetrit. Hailey e kombinuar me rroba banjo në ngjyrën rozë dhe vathë si të vetmit aksesorë, kishte me vete edhe qenushin e saj. Më pas Hailey reagoi përmes një postimi në Insta Story, që…
Policia e Shkodrës në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Kir”, gjatë të cilit janë sekuestruar lëndë narkotike, armë, radio marrëse-dhënëse. Po ashtu i bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit K.Gj., 45 vjeç, nga fshatin Kir. Arrestimi u bë mbi bazën e informacioneve operative, se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Kir, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:- 4.5 kg kanabis;- 2 armë zjarri automatike;- 19 kapsolla per lende…
“Përplasja” e radhës në shijet e modës është ajo mes aktores së njohur Olta Goxhari dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Dy vajzat brenda 6 ditësh kanë veshur të njëjtat atlete të keijuara nga Gucci ndonëse në stile të ndryshme: Olta gjatë pushimeve në Spanjë me një fustan, ndërsa Xhensila me xhinse dhe t-shirt në aeroportin e Vienës për të udhëtuar me komoditet për në ndalesën dhe koncertin e radhës. Këto atlete kushtojne 900 euro
Shihni çfare jete bën djal i ekranit, pune, palesët, dhe pak jetë nate Gazetari i njohur i Tv Klan është një ndër djemtë më simpatik të ekranit, ndaj kureshtja për të ditur më shumë rreth Drini Zeqos jashtë studios televizive është përherë i madh. I ftuar në programin “My Living”, spikeri i lajmeve ka rrëfyer rutinën e çdo mëngjesi në përditshmerinë e tij. “Zgjohem çdo ditë në orën 07:30 dhe pi kafen në shtëpi, që shoqërohet me një mëngjes të lehtë; mund të jetë një vezë e zier, një bukë e thekur, apo biskota. Menjëherë pas mëngjesit, unë shkoj në…
Pasi mori mandatin e deputetit Ligoraq Karamelo flet per opozite te re dhe ristrukturim te forcave opozitare. Karamelo u bë pjesë e Kuvendit pasi mori vendet e lëna bosh nga demokratet ne listën e Korçës. Ai ishte futur në këtë listë si përfaqësues i PBDNJ e cila u bë koalicion me PD në atë që u quajt Republika e re. Ligoraq Karamelo nga Korça: Unë jam një opozitar, i qëndroj linjës sime të opozitës dhe ende nuk e kemi bërë deklarimin cilën parti do përfaqësojmë. Unë jam pjesë e PBDNJ, në marrëveshjen e 2017 nuk u lejua kandidimi i partive…
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i është bashkuar thirrjes së KQZ-së, drejtuar partive politike, për dorëzimin e propozimeve për emrat e anëtarëve të KZAZ nga ana e partive politike për zgjedhjet e 30 qershorit. Në një postim në facebook, OSBE shkruan se vonesat në propozimin e komisionerëve vë në rrezik zhvillimin e procesit zgjedhor, ndërsa theksohet se zgjedhjet janë e vetmja mënyrë për të ardhur në pushtet. “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i është bashkuar thirrjes së KQZ-së, drejtuar partive politike, për të propozuar komisionerë për Zonat e Administrimit Zgjedhor. Vonesat në propozimin e komisionerëve pengojnë trajnimin e tyre të…
Nis të aplikohet gjoba elektronike nga ana e efektivëve të Policisë Rrugore. Ndonëse ende nuk është zyrtarizuar si masë administrative, punonjësit e policisë në Komisariatin e Elbasanit, kanë nisur testet dhe praktikën për të përdorur risinë. Ata janë pajisur me aparate të posaçëm të cilët do t’i kenë me vete gjatë kryerjes së detyrës.
Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur pasi një person ka qëlluar me armë disa pasagjerë në një tramvaj në qytetin Utrecht të Holandës. Policia ka identifikur edhe autorin e dyshuar. Bëhet fjalë për një shtetas turk, të identifikuar si Gokman Tanis, 37-vjeç. Atentatori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij, ndërsa dyshohet që sulmi të ketë qenë sulmi terrorist. Ndërkohë dëshmitarë nga vendngjarja kanë raportuar për një person të gjendur në tramin që udhëtonte drejt Utrechtit, i cili kishte nxjerrë armën dhe kishte qëlluar pasagjerët pa dallim Sheshi afër…