Author: tirana

Ardhja e stinës së pranverës dhe rritja e temperaturave, kanë bërë që njerëzit të dalin e të marrin disa rreze dielli. Teksa disa kanë zgjedhur që të shëtisin në breg të detit, ka nga ata që preferojnë të shëtisin dhe të shijojnë rrezet e diellit te Parku i Liqenit. Ditën e sotme është fotografuar një grua te Kodrat e Liqenit Artificial që merr rreze dielli. Ajo shfaqet e veshur me rroba banje, e shtrirë teksa shijon temperaturat e larta.

Read More

Gjyqtari i Apelit në Vlorë, Skënder Damini, ka kërkuar t’i kthehen paratë e se sekuestruara në banesën e tij në sajë të aksioneve blic që u bënë me kontrolle në banesat dhe pronat e gjyqtarëve që morën vendimin që shpëtoi nga burgimi i përjetshëm Dritan Dajtin, autorin e vrasjes së 4 efektivëve të të policisë në vitin 2009 në Durrës. Kjo kërkesë e Daminit, është refuzuar nga Gjykata për Krime të Rënda. Në banesën e Skënder Daminit në Tiranë, policia gjeti një vlerë monetare rreth 17 mijë euro si dhe disa municione luftarake që dyshohet se pa lejen e autoriteteve.…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të PS kërkoi sot që opozita t’u përgjigjet zgjedhjësve të saj. Deklarata erdhi pasi Taulant Balla u pyet nëse do të ketë zgjedhje lokale pa pjesëmarrjen e PD dhe LSI. Duke komentuar zyrtarizimin e kandidaturave për 61 bashkitë, Balla tha se Partia Socialiste do të zbatojë të gjitha afatet ligjore të Kodit Zgjedhor dhe ligjit për qeverisjen vendore. Nga ana tjetër, kreu i Grupit të PS tha se kanë nisur konsultimet në çdo bashki për të përzgjedhur kandidatët për kryetarë dhe anëtarë këshillash. Ai u shpreh se në disa prej bashkive në vend konsultimet po bëhen…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë thirrje partive politike që të dorëzojnë sot propozimet për anëtarë të KZAZ-ve. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha theksoi se KQZ nuk do të tolerojë asnjë vonesë, pasi, ka vijuar ajo, vonesat dëmtojnë cilësinë e zgjedhjeve. “KQZ -ja është e vendosur të mos mirëkuptojë dhe as tolerojë vonesat nëpropozime, ndaj kërkon që partitë politike të depozitojnë urgjent propozimet etyre për anëtarë të KZAZ-ve, brenda ditës së sotme dhe të mos bëhen shkak përcënimin e administrimit të procesit zgjedhor. Vonesat në propozime cenojnë përgatitjen profesionale të komisionerëve, rrezikojnë mbarëvajtjen e…

Read More

Ka vende ku dimri nuk vjen kurrë. Ne jemi natyrisht në pjesët më të butë ose madje edhe të nxehtë të planetit, në Azi, Afrikë, Australi. Këtu natyra është ende e paprekur, por ka edhe disa kopshte botanike ku dora e njeriut ka grumbulluar dhe mbledhur më të mirën nga ajo që bota e bimëve mund të japë. Rezultati është një kryevepër e bukurisë. KOPSHTI BOTANIK I PAMPLEMOUSSES – MAURITIUS – Është një nga kopshtet botanike më të vjetra në botë: është themeluar në 1770 nga mbikëqyrësi francez i kolonisë Pierre Poivre dhe zë një sipërfaqe prej 37 hektarësh. Ai përmban…

Read More

Në vendet aziatike përdorimi i bimëve ajurvedike në kozmetikë është një praktikë e hershme e përhapur edhe në kohët moderne. Pluhuri shikakai është një prej këtyre bimëve, i cili përdoret kryesisht si shampo, pasi lufton rënien e flokëve dhe zbokthin. Krahas kujdesit për flokët, ky pluhur mbart një sërë vlerash edhe për kujdesin e lëkurës. Elsona Tollumi na njeh më mirë me pluhurin shikakai si edhe përgatit disa receta në kushte shtëpie për flokët dhe lëkurën e fytyrës.

Read More

Disa persona janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një tram, ndërsa forcat antiterror të policisë janë vënë në ndjekje të agresorit në qytetin e Utrechtit, në Holandë. Ka qenë policia, e cila përmes një statusi në “Twitter” rreth orës 10:45 ka shkruar: “Një incident me të shtëna në ‘24 Octoberplein’. Disa persona raportohen të plagosur, ndërkohë që ndihma është duke iu ofruar” Sipas gazetarëve lokalë, dëshmitarë nga vendngjarja kanë raportuar për një person të gjendur në tramin që udhëtonte drejt Utrechtit, i cili kishte nxjerrë armën dhe kishte qëlluar pasagjerët pa dallim. Yelle Tieleman, reporter, njoftoi se…

Read More

Kryesia e Partisë Socialiste ka “shkarkuar”nga detyra e Sekretarit të për Çështjet Zgjedhore, Bledi Çuçin. Në vend të tij ka emëruar ish-ministrin Damian Gjiknuri. Shkarkimi i Çuçit vjen si një lëvizje e detyruar për PS-në, pasi ai tashmë mban detyrën e Ministrit të Bujqësisë dhe e ka të pamundur të ndjek gjithë zhvillimet dhe organizimet elektorale të partisë.

Read More

Gjykata vendos të mos i kthejë 17 mijë eurot që u gjetën në banesën e gjyqtarit që miratoi uljen e dënimit të Dritan Dajtit. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Vlorës, Skënder Damini, i cili ishte njëri prej tre anëtarëve të trupës gjykuese që dha aprovimin e uljes së dënimit të Dritan Dajtit nga burg përjetë në 25 vite, ka kërkuar në Gjykatën për Krime të Rënda pushimin e çështjes dhe kthimin e celularit të sekuestruar. Nga ana tjetër, i biri, Lisien Damini, ka kërkuar kthimin e 17 mijë eurove të sekuestruara, me pretendimin se janë të justifikuara dhe me dokumentacion…

Read More

Një ish-drejtues policie në Vlorë është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Renato Avdylaj, i akuzuar për përfshirje në trafik kanabis dhe favorizim të mbjelljes së tij është vënë në pranga gjatë orëve të para të ditës së sotme dhe pritet që të përballet me gjykatën, e cila do të japë masën e sigurisë. Avdulaj është pjesë e dosjes hetimore për një sasi të madhe droge të sekuestruar disa muaj më parë në Vezhdanisht-Treblovë, në Vlorë. Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, në…

Read More

Nga Bruce Fudge “Askush nuk do të kishte sot kurajon të shkruante ‘Vargjet Satanike’, e lëre më t’i publikonte ato”- i tha një gazetari në vitin 2009 shkrimtari Hanif Kureishi. Romani famëkeq i Salman Ruzhde, ngjan si një relike e një kohe të shkuar. Kur u botua 31 vjet më parë, zemërimi global ishte i pashembullt. Pati protesta, djegie librash dhe trazira. Udhëheqësi i Iranit, Ajatollah Khomeini, u bëri thirrje myslimanëve për ta vrarë Rushdi, një çmim u vendos për kokën e tij dhe pati vrasje dhe tentativa ndaj mbështetësve, botuesit dhe përkthyesit. Shkrimtari jetoi për vitë të tëra i…

Read More