Është mbajtur ndarja e çmimeve iHeart Radio në të cilën morën pjesë shumë yje të muzikës. Në mesin e shumë emrave ishte edhe këngëtaret e njohura shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha. Bebe ishte ajo që rrëmbej një çmim në këtë event duke u shpallur fituese në këngën më të mirë të zhanrit Country. Bebe Rexha është nominuar në dy kategori këtë vit, atë për “Këngën më të mirë të zhanrit country” dhe “Bashkëpunimin më të mirë” për këngën “Meant to be” në bashkëpunim me Florida Georgina Line.
Author: tirana
Njëri nga terroristët e dy xhamive në Zelandën e Re e ka filmuar vetën e tij përmes një aparati fotografik të vendosur në kokë, ndërsa dhe ka dëgjuar këngën e cila i dedikohet kriminelit serb Radovan Karaxhiq. Ai ka transmetuar videon drejtpërdrejtë në YouTube duke shkuar për në xhaminë Al Noor në qendër të qytetit Christchurch. Në videon 17 minutëshe, ai ishte duke dëgjuar këngë në gjuhën serbe, transmeton Gazeta Metro. Kënga që dëgjohet i dedikohet kriminelit serb Radovan Karaxhiq, dhe ka titullin Serbia e fuqishme (Zoti është serb). Ndërkohë, këtë këngë e kanë dëgjuar gjatë masakrave në Bosnjë, përkrahësit…
Deputetja Rudina Hajdari, me anë të një statusi në “Facebook”, ka përkujtuar një datë të rëndësishme për shqiptarët, atë të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në, pas 52 vitesh ndërprerje. “Pas 52 vitesh ndërprerje më 15 Mars 1991 përmes një ceremonie solemne historike u nënshkrua “Memorandumi i Mirëkuptimit” që rivendosi marrëdhëniet diplomatike SHBA – Shqipëri”, shkruan Hajdari në faqen e saj në “Facebook” Ajo shprehu mirënjohje ndaj SHBA-ve për mbështetjen që iu kanë ofruar shqiptarëve. Statusi i plotë 15 Mars shënon një datë mjaft të rëndësishme për Shqiptarët. Pas 52 vitesh ndërprerje më 15 Mars 1991 përmes një ceremonie solemne historike…
Rita Orë është bashkuar me dy këngëtaret me famë botërore, Sofia Reyes dhe Anitta për të sjell këngën më të re R.I.P. Rita e cila e cila është e ftuar speciale në këtë projekt ka thënë se është shumë e lumtur që ishte pjesë e kësaj këngë. Kjo këngë tashmë është publikuar në kanalin “YouTube” dhe në të gjitha platformat e tjera.
Altuna Sejdiu e njohur me emrin artistik, Tuna është rikthyer në muzikë pas një pauze. Ajo ka realizuar një album në të cilin ka përfshirë 7 këngë të cili e promovoj para pak ditësh në Shkup. Albumi pritet të publikohet shumë shpejt në të gjitha platformat dhe këtë e ka bërë të ditur vet Tuna në ‘Instagram’. “Hej, a jeni gati?! Unë PO. Këtë periudhë e kam kalu 50% në mikrofon e kamerë dhe 50% në spital e infuzione. Veç dashuria ju’j m’ka ba me u çu n’kamb e me jau pru sa ma shpejt FORTUNËN. Kini durim….edhe shumë pak”…
Një sulm terrorist ka ndodhur sot në Zelandën e Re ku mbeten të vdekur 49 persona ndërsa disa të tjerë u lënduan. E ndaj këtij akti të tmerrshëm ka reaguar edhe këngëtarja e njohur kosovare, Vesa Luma e cila ka jetuar një kohë atje. “Mendimet dhe lutjet e mija shkojnë për të gjithë shtetin tonë dhe ngushëllime të gjithë familjarëve që humbën më të dashurit e tyre, qëndroni të fortë” ka shkruar Vesa. Vesa e cila pak kohë më parë është rikthyer në Kosovë, pas martesës me Big Bastën kishte filluar një jetë të re në Zelandë.
Tayna është kthyer në një prej personazheve më IN të momentit, si repere por dhe si një prej vajzave më seksi të showbizz-it. Të gjitha bashkëpunimet e saj janë kthyer në suksese të padiskutueshme dhe tani pas bashkëpunimit me Ledrin, duket se Tayna nuk do të ndalojë. Këtë na e tregoi edhe me produksionin e fundit nga ajo, titulluar “KCE”. Të shumtë kanë qenë ata që kanë përkrahur reperen, por dikush mjaft me influencë mund të jetë edhe ‘përkrahësi sekret’ i Taynas. Bëhet fjalë për reperin e famshëm Noizy. Në rrjet flitet prej kohësh për një bashkëpunim të mundshëm mes…
Edhe femrave u ndodh që të mundohen shumë pas një mashkulli për ta bërë për vete. Ndonjëherë përdorin metodat e gabuara, dhe rezultati është zhgënjyes. Por në fakt astrologjia e bën më të thjeshtë pasi me disa këshilla të vogla, mund të merrni atë që këni dashur gjithmonë. Mjafton të dini shenjën e tij të horoskopit, dhe zbuloni se çfarë e tërheq. Dashi – Nëse ju pëlqeni një mashkull që i përket shenjës së Dashit, tregojini atij se sa mirë do ishit bashkë, dhe sa shumë pasion do kishte mes jush. Mos prisni vetëm prej tyre që t’ju ftojnë. Nëse…
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezai janë bërë prindër të një vajze dhe deri tani kanë treguar shumë pak detaje për vogëlushen e tyre. Fakti që çifti nuk publikon në rrjete sociale fëmijën ka bërë që një fanse të komentoj në profilin e Xhensilës duke aluduar se ka gjetur sekretin e jetës së këngëtares dhe bashkëshortit të saj, Bes Kallaku. Dhe ajo prek në pikën më të brishtë të çiftit, te vajza e tyre Ajka, për të cilën shkruan me bindje se ka probleme me zhvillimin! Kjo mund të jetë hera e parë që Xhensila ka reaguar shumë e revoltuar ndaj…
Në një botë kur një pjesë e njerëzve kopjon Kim Kardashian, vetë Kim kopjon dikë tjetër. Në këtë rast, Naomi Campbell. E gjithë “teoria” e internetit nisi pas veshjes së Kim-it në dasmën e Chance the Rapper. Ajo zgjodhi një fustan në nuancat e ngjyrës vjollcë, blu dhe të verdhë, i cili është i njëjtë me atë që Naomi veshi në sfilatën e Versace në vitin 1996.“Hera e parë është ‘aksident’. Hera e dytë rastësi. Hera e tretë është kopje.” – shkruhet në postime të ndryshme në Twitter. Nga ana tjetër, ka edhe njerëz të cilët e mbrojnë Kim-in. Sipas…
Të gjithë mund të pajtohemi me faktin se seksi është aktivitet i mahnitshëm, por shumica prej nesh kalojmë në faza ku mungesa e aktivitetit në shtrat na bën të ndryshojmë. Ka shumë njerëz të cilët futen në një fazë ku thjesht nuk duan seks për shumë arsye. Në njërën anë duan seks, por në anën tjetër më shumë preferojnë të shikojnë Netflix e luajnë lojëra. Ka tjerë që duan të takohen me një djalë apo vajzë të mirë, por në anën tjetër preferojnë më shumë të rrinë me shoqëri. Ju mund të keni dëshirë të dashuroheni, por ndoshta thjesht përtoni…
Problemi global dje i kompanisë “Facebook”, i cili në të njëjtën kohë paralizoi edhe WhatsApp-in edhe Instagram-in padyshim ishte një fenomen që jo shpesh ndodh. Dhe tek arsyet ngelen të paqarta duket se edhe disa personazhe të famshëm i ka shqetësuar shumë ky problem. Lori Hoxha është njëra prej tyre, e cila nëpërmjet story-t në “Instagram-in” e saj na ka bërë të ditur se edhe ajo ka hasur të njëjtin problem. “Duke qenë se nuk mund ta çoja ditën e djeshme në WhatsApp, ja ku e keni foton”-kishte shkruar bloger-ja që dukej sikur po nxirrte inatin e bllokimit. Para pasqyrës…