Author: tirana

Një vajzë me emrin Hannah Collings në qytetin e Carlisle në Angli kishte lënë një takim me një burrë me emrin Jonathan Corry. Ata u takuan një në lokal dhe filluan të pinin. Pas kësaj, burri i kërkoi të dilnin për një xhiro në park. Pas 10-minutash burri e sulmoi vajzën dhe e përdhunoi. Sipas vajzës, burri e goditi në fytyrë duke i lënë edhe shenja. The Sun raporton se gruaja nuk e denoncoi në polici, pasi pretendon se kishte turp dhe e mbajti brenda vetës. Sot ajo deklaroi në publik abuzimin seksual për t’u hakmarrë ndaj Jonathan Corryt.

Read More

Përdorimi i qumështit të bletës po zgjerohet dita ditës, pasi vlerësohet se nektari i bletës ka veti të jashtëzakonshme për shëndetin. Qumështi i bletës është ndër më të kërkuarit në botë, pasi është shndërruar në një biznes fitimprurës për bletarët krahas prodhimit të mjaltit. Ky qumësht prodhohet nga gjëndrat e bletëve, që shërben për të ushqyer lavrat gjatë tri ditëve para se të ushqejë mbretëreshën. Ky ushqim e mban mbretëreshën në jetë për 8 vjet, një fakt interesant ky, duke ditur që një bletë e zakonshme, e cila ka lindur nga e njëjta vezë me mbretëreshën, jeton vetëm 21 ditë.…

Read More

Historia e një gruaje e cila është abuzuar nga vëllai i saj i madh kur ishte vetëm 11-vjeçe është trajtuar në emisionin “Fol me psikologen”. Ja çfarë i shkruan ajo psikologes Ervisa Lula: “Historia ime fillon në moshën 11 vjeçe kur mua, më vjen turp ta them por jam abuzuar seksualisht nga vëllai i madh. Ka qënë një puthje në buzë e më pas ai ka tentuar të bëjë seks me mua, por që kishte vështirësi për të arritur aty ku donte dhe më pas unë shpëtova prej tij nga thirrja që më bënë prindërit. Por kur u nisa të…

Read More

Janë gjithsej 675 mijë dollarë, të cilat janë përdorur për lobim nga PD në pranverën e vitit 2017, disa muaj para zgjedhjeve parlamentare të atij viti, të zhvilluara në 25 Qershor. Vetë Partia Demokratike nga llogaritë e tij ka paguar 75 mijë dollarë për kontrata lobimi në SHBA me qëllim promovimin e liderit konservator Lulzim Basha. Janë tre këste me nga 25 mijë dollarë të cilat kanë dalë nga financat e PD-së dhe janë të justifikuara. Por në materialin e mbërritur në Prokurorinë e Tiranës janë edhe disa kontrata të tjera që janë lidhur për lobimin e PD. Gazetarët e…

Read More

Vakti i mëngjesit është po aq i rëndësishëm për bebet po aq sa është dhe për të rriturit. Ai e furnizon organizmin e bebit me kaloritë e nevojshme për të rifilluar punën. Edhe nëse e keni ushqyer bebin në mes të natës me siguri që ai i ka harxhuar të gjitha resurset deri në mëngjes. Këto receta gatimi janë ato për të cilat bebi juaj ka nevojë në mëngjes. Pure me perime E vetmja gjë që do t’ju duhet për këtë recetë janë disa perime si patatja, bizelja apo karrota dhe pak ujë. I zieni perimet deri sa të zbuten…

Read More

Shqipëria renditet në vendin e 4 në rang global, për sa i përket numrit të ministreve gra në qeveri. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Gratë (UN Women) ka kryer një studim të grave në politikë për vitin 2019, në 191 vende, ku konfirmohet progresi i qeverisë shqiptare në përfshirjen e grave dhe vajzave në vendimmarrje. Shqipëria renditet e 4 në Botë, me 8 gra ministre ose 53.3 % e kabinetit qeveritar prej 15 ministrash. Vendi ynë renditet i pari në rajon sa i përket ministrave gra në qeveri. Spanja është vendi i parë në Botë me 11 ministre, nga…

Read More

Brenda muajit Mars, avioni i Air Albania, kompanisë ajrore shqiptare, do të ngrihet në qiell. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi në studion e ERTV se avioni do të fluturojë me kodin shqiptar ZA, kod që do ta identifikojë atë në qiellin europian si flamur shqiptar. “Air Albania ka përfunduar shumë nga fazat e detyrueshme për t’u kaluar, testimit, trajnimit dhe licensimit të personelit, gjithçka tashmë ka përfunduar, është bërë edhe marrëveshja financiare midis palëve dhe ka kaluar në mbledhjen e kësaj jave në qeveri, aprovimi kësaj marrëveshjeje”, tha Balluku.

Read More

Ky është sezoni i parë që e ka sjellë atë në ekran si moderatore të një programi si e zonja e shtëpsië. Bieta Sulo, prej shtatorit të 2018-ës është çdo ditë në ekranin e Top Channel, në “Ftesë në 5”. Sa i përket ‘look-ut’, Bieta ka zgjedhur të jetë pothuajse çdo ditë me grim tejet minimal, dhe po ashtu ka preferuar të krijojë stilin që e karakterizon edhe në veshje. Kemi kuptuar se ajo nuk pëlqen të eksperimentojë, duke preferuar të rrijë vetëm në ‘ujërat’ që duket se ajo i njeh mirë. Por le të mbetemi tek fustanet që Bieta…

Read More

Ditën e nesërme në orën 11:00 opozita ka thirrur një protestë masive para Kryeministrisë. Nga ana tjetër garda duket se ka përgatitur terrenin për një protestë që mund të agravojë edhe në dhunë. Sot para Kryeministrisë janë instaluar dhjetra kamera shtesë për të bërë të mundur filmimin e çdo skene dhune. Shtyllat janë lyer me graso për të pamundësuar që protestuesit të ngjiten dhe të dëmtojnë kamerat e sigurisë. Rreth 1300 efektivë janë angazhuar për mbarëvajtjen e protestës, ku pjesa më e madhe do të vendosen para kryeministrisë. Një pjesë tjetër në anën e Piramidës ndërsa do të bllokohet çdo…

Read More

Një person ka mbetur i plagosur në Bulqizë, pas disa të shtënave me armë. Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur shtetasi Mirdash Osmani. Në vitin 2015, Osmani u arrestua pasi dyshohet se kishte porositur 3 vrarës me pagesë për të ekzekutuar një 20-vjeçar, me të cilin dyshohej se kishte pasur konflikte. Informacioni paraprak i policisë Rreth orës 16.30, në vendin e quajtur Ura e Çerenecit, dyshohet se shtetasi B.S, pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri shtetasin M.O, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.…

Read More

Zv. kryeministri Erjon Braçe ka pranuar përgjegjësinë e kësaj mazhorance se autorët e ngjarjes së Gërdecit nuk janë vënë para përgjegjësisë. Duke pohuar se vrasja e 26 personave të pafajshëm në Gërdec ka qenë një krim shtetëor për aryse të fitimit, Braçe nënvizon se askush nuk guxoi që ta hetonte atë ngjarje. Postimi i plotë: #15MARS #MOSEHARROKURREGERDECIN Deri sa te kete #Drejtesi, jo, Mos e harro kurre #Gerdecin! Ishte dhe eshte, #KrimiShtetit! Kerkush nuk mund ta zhbeje kete, as vete e as me prokuroret dhe, as me gjykatesit e tij! Thelbi i Gerdecit ishte: TRAFIKU U ARMEVE DHE MUNICIONEVE! Demontimi…

Read More

Dashi Dita do të nis me pozitivitet dhe nëse jeni çift, do të keni mundësi të përmirësoni dialogun. Mundohuni që të ruani qetësinë dhe ekuilibrin që më në fund e keni gjetur. Për ata që janë vetëm, yjet këshillojnë që të mos prisni shumë për një takim. Në punë, do të arrini të zgjidhni probleme në sajë të durimit tuaj, duke u vlerësuar nga eprorët. Demi Parashikohet një ditë mjaft pozitive për dashurinë, ku romanticiteti do të jetë në kulmin e tij. Përmirësime të ndjeshme lidhur me ndjenjat parashikohet për ata që janë vetëm, ku mund të ketë njohje të…

Read More