Author: tirana

Reparti që kampionët e Italisë duan të fuqizohen është mbrojtja. Me Bonuçin 32 vjeç dhe Kielinin 3, “Zonja e Vjetër” do të përforcojë repartin që ka mbajtur ekipin në këmbë kaq kohë. Sipas “Calciomercato.it”, bardhezinjtë do të tentojnë të blejnë Milan Shkrinjar këtë verë. Sllovaku është një nga mbrojtësat më të mirë në Itali dhe jo vetëm, por edhe në Europë. Kjo media bën me dije se operacioni do të jetë shumë i vështrirë, jo vetëm për çmimin e lartë, por edhe për faktin se Interi nuk do ta shesë tek një prej rivalëve direkt.

Read More

Janë zhvilluar deri tani disa protesta të thirrura dhe organizuara nga opozita me data të përcaktuara, por në të gjitha protestat e zhvilluara para kryeministrisë, Rama nuk është gjendur në zyrë. I ftuar në studion e “Top Talk”, Aleksandër Biberaj, një nga zërat e moderuar të së djathtës i rikthyer së fundmi në PD, u shpreh se prania e Ramës në kryeministri do të irritonte akoma edhe më tepër protestuesit, e për këtë arsye bën mirë që largohet. “Po të jetë në zyrë do të ketë provokime. Një zgjedhje e mirë që nuk është në zyrë. Secili ka ndjenjat e…

Read More

Gentian Zenelaj ka treguar sot në “Club Fm” një episod mjaft komik, të shkëputur në një nga punët e tij të para. Aktori i humorit ka zbuluar se kur punonte në radio, emisioni që ai prezantonte në atë kohë jepej në mëngjes. Për këtë arsye, atij i duhej të ngrihej herët. Megjithatë, Gentiani rrëfeu se një ditë i ndodhi të zgjohej vonë dhe se u detyrua të bënte diçka të pazakontë. “Emisioni ishte 7 me 9 të mëngjesit dhe unë gjendesha në shtrat në orën 7:45. Asokohe kolegu im hoqi fishën e transmetimit dhe radio nuk dëgjohej më në të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ironizoi sot nga Berati kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi pas lutjes së saj në Zot për protestën e së shtunës. “A e mban dot shpiragu klithmën e Monikës “O Zot shpëtoji shqiptarët nga blerja e votës. Zoti thotë më mirë s’po ndërhy se i bie të mbroj shqiptarët nga Monika” tha ai me ironi. Ndërsa Monika Kryemadhi i ktheu përgjigje gjatë një takimi me simpatizantët pak orë para protestës. Ajo tha se beson shumë herë më shumë se besimtarët duke treguar edhe arsyet se përse. “Kam disa herë që nuk e dëgjoj Ramën, por më thonë se…

Read More

Është një nga këngëtarët me të cilën krenohemi më shumë, por edhe një nga personazhet publik më të drejtpërdrejtë. Kështu që kur i ben koment Aurela Gaçes prit edhe një përgjigje shumë dimensionale Ndërsa ndodhet për koncertet e saj në Amerikë, Aurela gjeti kohën për t’iu përgjigjur disa prej ndjekësve të saj. Ajo postoi një video në Instagram, ku thoshte datat dhe vendet ku mund ta ndjekin të gjithë shqiptarët që jetojnë atje. Por një prej ndjekësve nga videoja iu duk sikur ishte e pirë dhe përgjigja që i ktheu Aurela ishte kjo: Një tjetër ndjekës i koment sesa shumë…

Read More

Tre persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Ata ranë në pranga për tregtim droge të fortë në formë dozash në zona të ndryshme të kryeqytetit. Operacioni i koduar “Lapraka”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit në funksion të procedimit penal të regjistruar në 2019, ka vënë në pranga 3 shtetasit, një ndër të cilët i dënuar më parë për vjedhje me armë, me pasojë vdekjen, ndërsa janë sekuestruar lëndë e dyshuar narkotike e llojit heroinë e kokainë, automjet, motor, dorezë metalike dhe aparate celularë. Të arrestuarit janë: – A.…

Read More

Ministria e Arsimit ka publikuar listën me anëtarët e rinj që ka emëruar në Bordet e Administrimit të universiteteve publike. Anëtarët e bordeve u shkarkuan gjatë protestës masive të studentëve, duke u bërë fajtorë nga kryeministri Edi Rama për situatën e rënduar në arsim. Në listën e re janë përfshirë figura të njohura për publikun si analisti Lorenc Vangjeli, ish-deputeti i PS, Namik Kopliku dhe pedagogu Oltjon Rrumbullaku. Këta janë vetëm disa nga personat që do të përfaqësojnë Ministrinë e Arsimit në Bordet e Universiteteve, në një kohë kur Qeveria ka dështuar të përmbush kërkesat e studentëve. Ndërkohë, artisti Bujar…

Read More

Elisa Spiropali ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, nga ku foli për marrëdhëniet me të bijën, si edhe qëndrimin lidhur me situatën aktuale në politikë. Prej 13 vitesh në politikë, tashmë ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa tregoi se nuk është penduar për asnjë moment që ka marrë përsipër t’i hyjë kësaj rruge, shkruan Top-Channel. Ajo pranoi se kanë qenë të shumta rastet kur e kanë ofenduar apo përfolur, megjithatë asnjëherë nuk është ndierë e ofenduar, sepse nuk i ka marrë seriozisht fjalët që janë thënë prapa krahëve. Sipas…

Read More

Disa prej analistëve gjatë daljes së tyre nëpër studiot e emisioneve mbajnë me vete një bllok shënimesh. Gjatë kohës që të ftuarit e tjerë flasin ata shkruajnë. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme në studion e “Open”, Fahri Balliu është kapur mat duke vizatuar me stilolaps një shtëpi. Balliu nuk është larguar shumë nga tema e emisionit, pasi po flitej për shtëpitë te “Petro Nini”.

Read More

Dikush e bën qimen tra, një tjetër vetëm ankohet e jo pak duan të jenë në qendër të vëmendjes ! Askush nuk është perfekt, por njerëzit që kemi afër i pranojmë me të mirat e të metat e tyre. Çdo shenjë zodiaku e ka nga një tipar negativ (për të mos thënë më shumë) dhe ndoshta duke i njohur pikat e dobëta, mund të punoni për t’i përmirësuar. Më poshtë Living do të rendisë të gjitha anët negative të shenjave të horoskopit. Dashi: Egoist Të vendosësh gjithmonë dëshirat e tua përpara të tjerëve, nuk është gjithmonë e mirë ! Të…

Read More

Një ditë para protestës së opozitës të paralajmëruar për ditën e nesërme, ambasada italiane i ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të shmangin grumbillimet dhe të ndjekin përditësimet. Në njoftimin për shtyp për qytetarët italianë, Ambasada italiane bën të ditur se “do të zhvillohet një manifestim politik proteste në qendër të Tiranës, veçanërisht në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe përpara ndërtesës së Kryeministrisë duke filluar nga ora 11:00”. “Rekomandohet mënjanimi i grumbullimeve dhe ndjekja e përditësimeve nëpërmjet organeve të medias dhe në përgjithësi përdorimi i kujdesit maksimal. Sinjalizohet gjithashtu që manifestimi mund të ndikojë në trafikun e rrugëve kryesore…

Read More

Arbanës i paska pëlqyer shumë puntata e `Dua të të bëj të lumtur“, ku i ftuar special ishte Alban Dudushi, prindërit dhe partnerja e tij. Aq i paska mbetur mendja, sa ka vendosur ta falenderojë Bieta Sulon edhe me një buqetë lulesh dhe një dedikim të posacëm. “Bieta, faleminderit për çdo gjë. Je bashkëpunëtore e shkëlqyer”,-ka shkruar ajo. Bieta kishte ndihmuar në realizimin e surprizës për Albanin dhe Arbana, që di sesi tua bëjë qejfin atyre që i ka per zemer, nuk la pa e treguar kënaqësinë që i solli gadishmëria e koleges!

Read More