Author: tirana

Analisti Lorenc Vangjeli ka pohuar për herë të parë në Java në RTSH dy momente të verifikuara sesi një Ambasadë e huaj në Tiranë është përfshirë në spiunazh. Pa përmendur se cila është Ambasada, por duke treguar vendndodhjen e saj në afërsi të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, Vangjeli thotë se ato janë të lidhura me protestat e vjeshtës 2013 kundër ardhjes së armëve kimike siriane në Shqipëri dhe me vizitën e “Atit të Shenjtë”, një vit më pas, shtator 2014, në Tiranë. “Ka dy momente të verifikuara të ndërhyrjes direkte dhe shumë të fortë të një ambasade vendi jo aleat…

Read More

Burime pranë Kryeministrisë bëjnë me dije se është dorëhequr nga posti i zv.ministres, Albana Shkurta. Zonja Shkurta mban postin e zv.ministres pranë Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave që prej tetorit të vitit 2017. Albana Shkurta edhe pse jo një emër i njohur për publikun që nuk vinte nga rradhët e politikës, kishte një rol kyç në Ministri. Znj. Albana Shkurta ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës në vitin 1996, dega Financë si dhe mban gradën Master në degën Marketing, diplomuar në të njëjtin Universitet në vitin 2007. Aktualisht, Znj. Shkurta është në ndjekje të programit “Global Executive…

Read More

Shkon në 40 numri i anëtarëve të bandës së Met Kananit që janë arrestuar në Shqipëri, Maqedoni, Itali, Greqi dhe në Turqi. Ditën e sotme është arrestuar në Fier, G.V. 36 vjeç, i cili akuzohet për trafik droge në kuadër të operacionit “Precizioni”. Historia e bandës Në datë 12 maj të vitit të kaluar u arrestuan 13 persona në Shqipëri duke shkatërruar rrjetin më të madh të trafikut të lëndëve narkotike drejt Turqisë dhe më pas me destinacion BE-në, e njohur ndryshe si banda e Met Kananit, që e çoi në 39 numrin e të arrestuarve, ndërsa sot shkoi në…

Read More

Ky sezon i “The Voice kids” erdhi me ndryshime pasi në vend të Ledion Liços programin e drejton moderatorja e njohur Dojna Mema e cila është përshtatur shumë mirë në këtë lloj formati. Në një intervistë për “Revista Class”, Dojna ka treguar se Ledioni i ka sugjeruar të bëjë qejf dhe ta shijojë këtë eksperiencë. “Që në fillimet e karrierës sime, Ledioni më ka inkurajuar të jem sa më e lirë dhe vetja, duke punuar çdo ditë fort për të arritur objektivat e mia. Këtë herë më sugjeroi të bëja sa më shumë qejf dhe të shijoja sa më tepër…

Read More

Elda Hoti është deputetja e re e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila pas marrjes së mandatit nga KQZ, ka shkuar para dy ditësh në Parlament. Deputetja Hoti do përfaqësojë popullin në Parlament, por ajo që bie në sy është CV-ja e saj, ku lehtësisht vihet re se ajo nuk ka asnjë eksperiencë pune. CV-ja e Elda Hotit është thjesht një CV ku tregohet se në cilën shkollë ka bërë gjimnazin deputetja. Krahas gjimnazit ka shënuar edhe se ku ka mbaruar studimet e larta bachelor dhe master deputetja e LSI.

Read More

Ish-deputetja e PD, njëherësh anëtare e kryesisë në PD, Grida Duma ka vendosur ti japë fund martesës me bashkëshortin Ilir Shqina, i cili më parë ka qënë pedagog i Gridës dhe diplomat në ambasadën Shqiptare në Slloveni. Shpesh herë e kemi ndjekur Grida Dumën në debatet televizive teksa flet për familjen dhe përkushtimin e saj në politikë, por koha tregoi se marrëdhënia bashkëshortore mes Gridës dhe Ilirit nuk rezistoi gjatë. Sipas dokumentacionit që zotëron “Shqiptarja.com” rezulton se është Grida Duma ajo që ka hapur procedurat e divorcit në gjykatë. Padia civile e saj është regjistruar në sekretarinë e gjykatës së…

Read More

Aktorja dhe biznismenja e suksesshme ka postuar disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku ka treguar se ka bërë tri tatuazhe të reja në krahun e saj të majtë. Të tri dizajnet e tatuazheve janë konstalacione yjeve, që secili prej tyre e ka një kuptim të veçantë për themeluesen e kompanisë “Honest”. “Honor, Binjakët”, “Haven, Luan” dhe “Hayes, Bricjapi”, ka shkruar Alba në postimin e saj. Në fakt, këta janë edhe tri emrat e fëmijëve të aktores që kanë moshën 10,7 dhe 12 muajsh dhe shenjat e tyre të horoskopit.

Read More

ARTUR ZHEJI Në një autointervistë, ndër të shumtat, kryeministri në pauzën e një psherëtime, për pak na mallëngjeu e tha se: “Do tmë kërkoni kur tmos më keni…”; pastaj fët e fët dhe si me trishtim e pendesë, shtoi: “Por ehyyyy, sa kohë do t’kalojë deri atëhere…”Ka të drejtë kryeministri, kur ai të mos jetë, do ta kërkojmë një të ngjashëm dhe të papërsëritshëm si ai. Një artist që përdori artin, për të falsifikuar mjeshtërisht të pavërtetat e shumta që na tha dhe na thotë gjithë këto kohë. Të gjithë politikanët gënjejnë, që në fillim, ose herët a vonë, madje…

Read More

Policia e Tiranës i ka refuzuar lejen për të protestuar nesër përpara Kryeministrisë Partisë Demokratike. Leja është refuzuar me të njëjtat argumente si për protestën e 16 shkurtit. Selia blu për protestën e së shtunës, ashtu si në kërkesën për protestën e 16 shkurtit, drejtuar policisë kërkonte që leja për tubim që nis në orën 11:00 të jetë pa një afat të përcaktuar se kur do të mbarojë. Por, kërkesa është kthyer me argumentin që të specifikohet orari se kur do të mbyllet tubimi para selisë së qeverisë, ndërsa lë afat orën 24:00 të së shtunës. Ndërkohë që një tjetër…

Read More

24-vjeçarja e quajtur Paulina është vajza që para një viti nuk gjante fare me atë që është shndërruar sot. Paulina ishte e dashuruar me një burrë 32-vjeçar i cili i ofroi asaj një operacion plastik që kushtonte më shumë se 50 mijë euro. Burri donte shumë që vajza të dukej si kukulla Barbie dhe për këtë arsye i premtoi edhe një punë në botën e modelingut. Vajza nuk ishte dakord që të ndryshonte, por dashuria dhe presioni që bashkëshorti ushtronte bëri që ajo të binte dakord. Tani ajo nuk ka asgjë të njejtë si më parë. Buzët, sytë, gjoksi i…

Read More

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj premton se në 17 mars do të zhvillohen mbi 50 aktivitete në Tiranë. Veliaj flet me tone ironike edhe për protestën e opozitës në 16 mars, duke e cilësuar si “një mundësi të mirë për turizmin e kryeqytetit”. “Mezi e pres sepse vijnë shumë njerëz dhe shpenzojnë lekët që i japin deputetët, dhe zhvillojnë ekonominë e qytetit tonë”, tha ai në një intervistë për A2. Tashmë kandidat zyrtar i Partisë Socialiste për mandatin e dytë te Bashkisë, Veliaj është në pritje të kandidaturave rivale. “Mezi e pres, një, dy, disa, se duke patur një debat,…

Read More

Isli Islami ka zbuluar se një ndër pasionet e tij krahas moderimit dhe muzikës, është edhe aktrimi. Pyetjes në “Insta Story”, nëse do ta shihte veten në ndonjë film, Isli i është përgjigjur: “Aaa, ma ke gjetur midenë. Më kanë thënë që kam plastikë shumë të mirë për aktor. Nuk e kam mbyllur ndonjëherë atë derë, kështu që kush e di. Pastaj në Hollywood më çove larg, edhe një Kinostudioje këtu s’do i kisha thënë jo”, i është përgjigjur me nota humori moderatori pyetjes së ndjekësit.

Read More