Ligji i ri për Kadastrën që hyn në fuqi pas pak ditësh, parashikon ndër të tjera jo vetëm regjistrimin e tokave dhe të ndërtesave por gjithashtu edhe të pasurive natyrore që gjenden në to. Referuar nenit 62 të ligjit të ri, çdo pemë,në tokë shtetërore apo private do të regjistrohet në zyrën kadastrale të vendit ku ndodhen. “Pronari i tyre duhet të paraqitet me një hartë dhe me një inventar të detajuar të pemëve që gjenden në pronën e tij. Për pemët në parqe publike dhe pyje rolin e pronarit e kryen autoriteti shtetëror, sipas legjislacionit përkatës” përcaktohet në ligj.…
Author: tirana
Ndonëse një periudhë e shtrëngimit financiar, blerja e automjeteve mbetet një nga kërkesat më të shpeshta nga institucionet shtetërore, thuajse në çdo buxhet që paraqitet për miratim. Përjashtim nga kjo nuk bën as Kuvendi i Shqipërisë, i cili për këtë vit ka parashikuar blerjen e automjeteve të reja në vlerën e 158 milionë lekëve, raporton tirananews.al. Tenderi është hapur më 23 janar të këtij viti, ndërkohë që në mars pritet të merret edhe vendimi për blerjen e automjeteve të reja. Aktualisht Kuvendi ka një sërë makinash të markave të ndryshme dhe me vjetërsi mbi 10 vjet, të cilat kanë shfaqur…
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Kjo javë do të nisë me nervozizëm dhe tensione. Do të keni dëshirë që të zgjidhni gjëra vendimtare brenda një kohe të shkurtër, por çdo gjë duket se shkon kundër jush. Periudha e kaluar nuk ka qenë nga më të mirat dhe kjo vlen edhe për dashurinë. Pikërisht për këtë arsye duhet të rikuperoni. Demi Të lindurit e kësaj shenje do e nisin javën mbarë! Shfrytëzojeni praninë e Hënës në shenjën tuaj. Parashikohet përmirësim i…
Dita e 8 Marsit, e konceptuar si një ditë proteste e femrave për më shumë të drejta dhe trajtim të barabartë me meshkujt, po e humbet këtë kuptim. Prej kohësh kjo ditë po shihet si një mundësi që gratë të bëhen bashkë dhe të defrehen, duke harruar për një ditë të pakten, vështirësitë e përditshme. Kjo duket se ka ndodhur edhe këtë vit në Kosovë, ku dhjetra gra e vajza janë harbuar përballë një striptisti dhe fatkeqsisht dhe në sytë e fëmijëve.
Ngjarjet e këtij viti kur në drejtim të kryeministrit Rama dhe të kabinetit qeveritar janë hedhur që nga vezët e deri te mielli e boja, kanë detyruar kryeparlamentarin Gramoz Ruçi që të shtojë masat e sigurisë. Për të parandaluar përsëritjen e ngjarjeve të tilla, burime për tirananews.al bëjnë me dije se ai ka nisur procedurat për mirëmbajtjen e skanerave dhe të urës së detektorëve ( pajisje në Kryesinë e Kuvendit dhe Seancat plenare ku kalojnë deputetët dhe vizitorët). Mësohet se tenderi për mirëmbajtjen e skanerave dhe të urës së detektorëve do i kushtojë Kuvendit 3.3 mln lekë të vjetër. Prej…
Një lajm mjaft interesant vjen për fansat e familjes mbretërore angleze. Bashkëshortja e princit William, Kate Middleton dhe dukesha e Cambridge, nuk ia kreh kurrë flokët vajzës Charlotte. Në dallim nga shumë vajza të moshës së saj, princesha e vogël nuk e lejon të ëmën që ti rregullojë flokët. Për kujdesin e flokëve të saj merret kryesisht dadoja Maria Teresa Turriòn Borrallo, por edhe persona të tjerë. Mediat angleze shkruajnë se edhe kur William dhe Kate janë në shtëpi, flokët e vajzës i kreh babai i saj. Këtë deklaratë e bëri vetë princi William, në një aktivitet të fundit. “Po,…
Aktorja e humorit Marjana Kondi ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin e së dielës në ekranin e Top Channel. E pyetur nga gazetari Ervin Kurti se si shkon me krushkën e saj, Marjana ka rezervuar një përgjigje epike. Kurti i ka kërkuar të jetë e sinqertë ndonëse është në ekran, por Kondi ka vijuar duke i thënë se duhet ta thotë një fjalë të mirë dhe nëse nuk e do, duke theksuar se po bënte shaka. “Kam marrëdhënie shumë të mira, krushka ime është shumë e mirë dhe gatuan në mënyrë fantastike. Gjithmonë njëherë në javë unë…
Fillimi i javës do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në zonat më të ulëta të qarkut Kukës në fund të ditës së nesërme priten reshje të dobëta dëbore ose dëborë e përzier me shi, kurse në lartësinë mbi 800 m, trashësia e saj mund të arrijë deri në 15 cm. Në qarkun Shkodër në fund të ditës së nesërme, reshjet do të jenë në formë dëbore në lartësitë mbi 900 m. TEMPERATURAT Nesër (e hënë dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:në bregdet: 10 / 18 °C,…
Duket se një lapsus i moderatores së njohur Bieta Sulo, nuk ka shpëtuar pa vëmendje në shtypin rozë. Personi i cili e ka vënë re madje është një prej kolegeve të saj, Ori Nebiaj. Bieta Sulo ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Dua të të bëj të lumtur” për të surprizuar bashkëshortin e saj, Alban Dudushi. Ajo gjithashtu rrëfeu mospajtimet midis brezave të ndryshme, por pikërisht në këtë moment ka bërë një gabim duke i hequr Albanit një dekadë nga mosha e tij. Pas këtij lapsusi të moderatores, Ori Nebijaj ka bërë një postim në Instastory ku shkruan: “Domethënë…
Shpesh me vetveten kemi formualuar pyetjen se pse dhëndri qëndron në krahun e majtë të gruas. Arsyeja e këtij pozicionimi është e çuditshme dhe pse e zbatueshme nga të gjithë. Kjo traditë daton që nga shekulli i 16-të dhe quhet “Martesa nga kapja” apo në thelb rrëmbim. Në ditët e shekulli të 16-të, mashkulli ndonjëherë duhej të kidnaponte të dashurën që të martohej dhe kjo ka ndodhur shpesh në të kaluarën. Në rast se familja e nuses vinte që të ndalonte dasmën dhe të sulmonte dhëndrin, ai duhet të kishte dorën e djathtë të lirë që të mund të kapte…
Në Gjykatën për Krime të Rënda është duke u zhvilluar procesi gjyqësor në ngarkim të Fitim Dumanit dhe Denis Shabës, të akuzuar për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i personave të rritur”. Procesi është në fazën e shqyrtimit të provave të Prokurorisë, ndërsa para Gjykatës dhanë dëshminë e tyre 6 persona. Këta të fundit kanë treguar për njohjen që kanë me Dumanin dhe marrëdhënien që ky i fundit ka pasur me dy vajzat që dyshohet se i ka shfrytëzuar. Nga dëshmitë e dhëna, mësohet se Dumani ka përdorur llogaritë e personave që njihte për të bërë tërheqjet e parave të dërguara…
Shumica e meshkujve sillen si të marrë pas ndonjë vajze të caktuar apo pas ndonjë femre, gjithnjë deri në momentin kur i bëjnë për vete, e më vonë shumë shpejt humbin interesimin. Kur të ndiejnë një dozë të caktuar sigurie, fillojnë aventurën e re, andaj vajzat thyhen shpirtërisht, ndërsa u mbeten shume pikëpyetje në kokë. Ekziston një tip i caktuar meshkujsh, të cilët kurrë nuk “rriten”, kurrë nuk piqen dhe kurrë nuk e mposhtin frikën nga lidhja, martesa dhe obligimet. Ata tipa nuk dëshirojnë të humbin ndjenjën e lirisë, ndërkaq bërja për vete e gjinisë së kundërt vazhdimisht u shërben…