Author: tirana

12 vjet nuk janë pak, dhe një përvjetor i tillë e meriton padyshim një dedikim të vecantë. Dhe ai i Orinda Hutës për të shoqin, Turjan Hysko i tillë ishte vërtet. “Deri në dhëmbin e fundit… timin se i kam më të fortë.12”,-shkruan ajo në krah të fotos ku shihen të dy në kulmin  e lumturisë. Lidhjen një dekadë të gjatë cifti e kurorëzoi në martesë përpara gati dy vjetësh, dhe pikërisht këto të dyja duket janë datat më të rëndësishmë për të, martesa dhe fillimi I lidhjes, 29 korriku dhe 9 marsi.

Read More

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte sot në Lezhë ku zhvilloi një takim me strukturat e kësaj force politike. Kryemadhi u bëri edhe njëherë thirrje shqiptarëve të bashkohen për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama, ndërsa theksoi se opozita ka marrë parasysh gjithçka. “Ne nuk do të dalemi se ky është misioni ynë. Për të kthyer ata qindra shqiptarë që kanë ikur. Ne do të vazhdojmë dhe do të luftojmë sepse nuk kemi asgjë personale me Edi Ramën, por me dështiet e tj si kryeministër. Dështoi me hapjen e 300 mijë vendeve të punës. Rriti çmimet, e energjisë, ujit të pishëm…

Read More

Edhe pse është një juriste me profesion që ka shumë ndjekës si modele “Instagram”-i, Marina Fara njihet si vajza seksi e këngëtares së njohur Eli Fara, e cila për shkak të pamjes së saj ka më shumë ndjekës se e ëma. Jo rrallëherë Marina ka qenë në qendër të mediave rozë, më së shumti për jetën private, por një ngjarje të rëndë të jetës së saj ajo është përpjekur ta mbajë të fshehtë në fund të vitit që lamë pas. Bëhet fjalë për një aksident me makinë që ajo ka bërë natën e 8 dhjetorit, ndërsa kthehej nga Pallati i…

Read More

Pas protestës së djeshme të opozitës ndërkohë kryeministri Edi Rama do të zhvillonte takimin për ‘Bashkinë që Duam, policia e Fierit ka shoqëruar 10 persona Sipas kreut të PD Fier, Luan Baçi janë shoqëruar 10 persona në komisariatin e Fierit dhe pas një deklarate janë lenë të lirë, ndërsa një protestues ende mbahet në polici. Policia Fier ende nuk ka një njoftim zyrtar për shoqërimet e protestuesve. Po ashtu, ende nuk ka asnjë autor për plagosjen e efektivit të policisë në protestë, ndërsa i pyetur për këtë incident kreu i PD Fier, Luan Baçi i ka qëndruar deklaratës së tij…

Read More

E enjtja e ardhshme, 14 marsi, ndonëse zyrtarisht është Dita e Verës sa i përket motit do jetë një ditë dimri. Sipas parashikimit të sinoptikanëve pritet të jetë një ditë me shi, çka mund të vështirësojë festimet e organizuara me këtë rast. Kjo duket se ka vënë në dilemë Bashkinë e Tiranës e cila ka përgatitur një kalendar të ngjeshur aktivitetesh për këtë ditë festive. Bashkia e Tiranës ka parashikuar rreth 50 aktivitete festive për fëmijë e të rritur, por rreziku i një moti të keq ka bërë që kryebashkiaku Erion Veliaj të kërkojë mendimin e qytetarëve për t’i zhvendosur…

Read More

20 persona kanë përfunduar në prangat e policisë italiane të akuzuar për importin, posedimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të drogës, përfshirë marihuanë, kokainë dhe heroinë. Midis të arrestuarve, 16 janë shqiptarë, disa prej të cilëve jetojnë në Leçe, një turk dhe tre italianë nga Salento. Tre italianët e arrestuar janë, përkatësisht Marco Franchini, 44, Fabio Marzano, 50 vjeç, dhe Salvatore Giovanni Pacifico, 52 vjeç. Sipas dokumenteve të hetimit, të cilat nisin në vitin 2014, Marzano dhe Franchini janë pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës heroinë dhe marihuanë, që ka vepruar jo vetëm në Itali, por…

Read More

Sekretar i degës së PD Berat, Namir Lapardhaja ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Lapardhaja thekson se vendimin i ka paraqitur dorëheqjen time Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH-së, zotit Gazment Bardhi, duke i hapur rrugë dhe duke i lehtësuar punë drejtuesve të kësaj force politike për të zgjedhur një Sekretar të ri në degën e PD Berat. Nga Namir Lapardhaja Nga sot nuk do të jem më Sekretar i degës së PD Berat! Të nderuar miq dhe dashamirës, në respekt të mbështetjes dhe informimit ndaj jush, ju bëj me dije se i kam paraqitur dorëheqjen time Sekretarit të Përgjithshëm të…

Read More

Saki Berisha në faqen e tij ne “Facebook”m ka publikuar nje tjetër denoncim. Këtë herë bëhet fjalë për një investim të cilësuar strategjik dhe me një kosto 350 mln euro, një termocentral 500 megavatësh për të ngrohur dhe furnizuar me energji qarkun. Por jo të paktë janë ata që mendojnë se TEC-i përbën një lajm të rëndë për Korçën, shëndetin e qytetarëve dhe të gjithë mjedisin. Referuar denoncimit te Berisha, 92% e korçarëve sipas një sondazhi online, rezulton se janë kundër ndërtimit të TEC-it. Berisha shton se kemi të bëjmë me një përbindësh që do të denatyrojë Korçën dhe që…

Read More

Profesioni më fitimprurës në Kosovë vlerësohet të jetë politika. Sipas përfaqësuesve të organizatave joqeveritare, disa zyrtarë të partive politike apo zyrtarë në institucione të larta, qofshin ato qendrore apo lokale, janë tashmë milionerë me pasuritë e tyre, kurse të tjerë hyjnë në kategorinë e njerëzve të pasur. Edhe pse pagat e zyrtarëve të lartë shtetëror në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit sillen mbi 13 mijë euro në vit, pasuria e patundshme e deklaruar paraqitet prej qindra mija eurosh apo edhe pasuri milionëshe. Mospërputhshmëria në mes pagës që marrin dhe pasurisë së deklaruar, sipas shoqërisë civile, krijon…

Read More

Gazetari Mero së fundmi Baze është ndalur te shkollimi i liderit të PD-së, Lulzim Basha. Duke e pranuar që ka qenë një nga gazetarët e parë që i ka shërbyer promovimit të Bashës në politikë, pas 15 vitesh Baze ka hulumtuar në Universitetin ku kreu i PD-së ka përfunduar studimet e tij. Gazetari publikon dokumentin dhe shprehet se Basha në atë kohë, ndonëse u prezantua si një djalë i shkolluar që vinte nga perëndimi ishte pa shkollë, pasi nuk i kishte përfunduar studimet. Baze akuzon dhe Berishën për këtë gënjeshtër që i është bërë publikut, ndësa deklaron se e bija…

Read More

Një aksident ajror ka ndodhur në Etiopi, ku një boeing 737 i Ethiopian Airlines është rrëzuar teksa fluturonte nga Addis Abeda dhe Nairobi, në Kenia. Të 157 pasagjerët përfshirë dhe ekuipazhin, që udhëtonin drejt Naorobit, kanë vdekur. Përplasja ka ndodhur rreth orës 8:44 minuta, ora lokale, 6 minuta pas nisjes nga Addis Abeba pranë Bishoftud, rreth 48 km në jug të kryeqytetit etiopian. 149 pasagjerët dhe 8 pjesëtarët të ekuipazhit, kishin 33 kombësi, bën me dije Ebc. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti të rëndë. Zyra e kryeministrit të etiopisë Abiy Ahmed i shpreh ngushëllimit më të sinqerta familjarëve…

Read More

Shkrimtarja dhe aktorja Ina Gjonci ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Mos i Fol Shoferit”, ku ka rrëfyer vështirësitë që hasin aktorët për t’u përfshirë në projektet e teatrit. Mes të tjerash ajo tregoi që kishte dhënë një shfaqje në teatër me zero lek sepse nuk kishte një buxhet të caktuar. “Ishte një moment i çuditshëm që provat e ëngjëjve të amerikës në projektet e Teatrit Kombëtar po shtyheshin. Unë doja të bëja diçka në skenë doja që t’i dhuroja vetes një hapësirë skenike. Më mirë kjo se sa të qurravitem në një kafe të teatrit duke thënë…

Read More