Një amerikane, Jazell Barbie Royal është kurorëzuar mis mbretëresha ndërkombëtare në Tailandë, në konkursin e bukurisë për femra transgjinore, duke u bërë e para me ngjyrë që e fiton kompeticionin që kur ai nisi në 2004. Royale mbuloi fytyrën me duar, më pas hapi krahët dhe shpërtheu në lot gëzimi kur lajmi për fitoren e saj u dha në qytetin bregdetar Pataja. Lidere komuniteti dhe aktiviste e HIV, ajo la pas 19 kandidate të tjera nga e gjithë bota, përfshirë Brazilin, Perunë dhe disa vende aziatike. “Është dikush me ngjyrë në botë, që po shikon tani në këtë moment dhe…
Author: tirana
Për rreth nëntë orë, fluturimi i Sead Nikajt nga Stambolli për në New York ishte i qetë. Mirëpo, sapo avioni u afrua në Maine, nisën turbulencat e forta. Nikaj ka thënë për New York Times se pa një grua pranë tij të fluturojë nga sendilja e saj dhe maskat e oksigjenit ranë nga tavani. Për rreth 10-15 minuta, gjendja ishte e tmerrshme dhe pasagjerët menduan se do të vdisnin. “Unë thashë: O Zot me ndihmo”, tregoi ai duke zbuluar detaje nga tmerri që përjetoi kur avioni hasi në masa ajrore të forta dhe humbi ekuilibrin. Shqiptari rrefeu se pas kësaj…
Policia ka arrestuar punonjësin e Bashkisë Mallakastër, që goditi me gur në kokë e efektivin e FNSH-së gjatë protestës së shtunë të zhvilluar në Fier Në vijim të veprimeve hetimore dhe pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera të mbledhura, u bë identifikimi i personit që goditi me gur në kokë punonjësin e policisë. “Rreth orës 13:10 u kap dhe u arrestua shtetasi P.I, 56 vjeç, banues në Ballsh (me detyrë inspektor mjedisi në Bashkinë Mallakastër). Në vijim të veprimeve të kryera, policia e Fierit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 10 shtetas, si edhe janë…
Në kuadër të vizitës së tij në qarkun e Fierit, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi kanë shkuar në fshatin Kurjan të Roskovecit. Teksa kanë parë nga afër një kishë, monument kulture e cila po restaurohet, Rama ka mbetur i ekzaltuar nga ky fshat, teksa e cilëson ‘Toskana e Shqipërisë’. “S’bëhet agroturizmi këtu. Kjo është Toskanë mo si nuk bëhet agroturizmi këtu”, tha Rama, ndërsa u bëri thirrje të gjithëve të shkojnë në Roskovec.
Adelina Tahiri ka zbuluar të pathëna rreth saj. Ajo i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram, të cilët e pyesnin çfarëdo që kishin dëshirë të dinin për të.Një prej tyre e pyet se çfarë ka studiuar, meqë rast këngëtarja zbuloi diçka që nuk e kishte përmendur asnjëherë në publik. “Asnjeher se kam thene po ja dhe me erdh mundesi te tregoj! Se asnjeher nuk me kan pyetyr! Jam e diplomuar 2 here! 1.Biznis menaxhmend 2. Ekonomi dhe Markeding dhe magjistratur”, është përgjigjur Adelina.
Emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi, protestuan sot para ambasadës shqiptare në Athinë kundër qeverisë së Edi Ramës. Me thirrjet “Rama ik” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ne protesten e organizuar nga dega e PD në Greqi, u mblodhen edhe bashkëatdhetarë të paangazhuar politikisht, pa dallime partiake. Më fjalimet e mbajtura para ambasadës, protestuesit kërkuan largimin e qeverisë së Edi Ramës për t’i hapur rrugë zgjidhjes politike në vend. Ata e cilësuan qeverinë “Rama” si hajdute dhe mashtruese, që ka braktisur interesat e qytetarëve të vet, që nuk do t’ia dijë për premtimet e dhëna për…
Jo gjithmonë forma e mirë apo marrëdhënia me golin janë kritere të mjaftueshme për C.Panuccin për të afruar në Kombëtarë një lojtarë. Pavarësisht se trajneri i Shqipërisë ka insistuar shumë në këtë pikë, në Kombëtarë vinë vetëm lojtarët që janë më në formë, jo gjithnjë e ka zbatuar këtë tezë, e fundit që e konfirmon një fakt të tillë është mos grumbullimi i Emir Lenjanit. Anësori po kalon një moment shumë të mirë tek Sion në Superligën zvicerane, ka fituar statusin e titullarit dhe ka qenë gjithnjë prezent në zonën e kundërshtarit. Në 1215 minuta të luajtura deri më tani,…
Banorët e Koresë Veriore do të votojnë për t’i zgjedhur deputetët e parlamentit. Ky është votimi i dytë që nga ardhja në pushtet e diktatorit Kim Jongut. Sidoqoftë, zgjedhjet në këtë shtet zhvillohen “pak” më ndryshe se në shtetet tjera. Votimi për Asamblenë Supreme Popullore është i detyrueshëm për të gjithë dhe votuesit nuk kanë mundësi të përzgjedhjes së kandidatëve. Çdo shprehje e kundërshtimit është gjë shumë e rrallë dhe nuk raportohet. Pjesëmarrja në zgjedhje është gjithmonë gati 100 për qind dhe miratimi i aleancës qeverisëse bëhet unanimisht. Koreja Veriore është një shtet i izoluar, i cili gjithnjë qeveriset nga…
Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo është kundër ndertimit të TEC-it në Korçë. Qëndrimin e tij kundër ai e ka pshprehur përmes një letre drejtuar ministrit të Mjedistit, Blendi Klosi dhe ministres së MEI, Belinda Balluku. Ai kërkon refuzimin e kërkesës së kompanisë GPP për ndërtimin e një TEC me gaz në afërsi të qytetit të Korces. “Ju kërkoj mos aprovimin e këtij projekti, i cili në çdo rast nuk do të mund të realizohet dot në kundërshtim me vullnetin e Bashkisë së Korçës”, thuhet në letrën e Filos. Dhjetëra banorë të fshatit Sheqeras, në Korçë, kanë protestuar më…
Policia e Shtetit ka publikuar disa pamje se si drejtues mjetesh nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit. Në videon e policisë shikohet qart ku një makinë tip “Mercedes Benz” ka hipur në trotuar duke vënë në rrezik jetën e kalimtarëve. Ndër të tjera polica i ben apel qytetareve të jenë të kujdesshëm, ndërsa për shoferët ka një mesazh duke i garantuar se do të përballen me ligjin për çdo shkekje që kryejnë. Postimi i Policise se Shtetit Tiranë KUJDES! Pamjet që do shihni, janë të rrezikshme dhe nuk duhet në asnjë mënyre të manifestohen gjatë drejtimit të mjetit, pasi nga kjo…
Tirana do të mbetet pa drita 3 ditët në vijim për shkak të punimeve në nënstacionin Uzina Traktori dhe për shkak të punimeve për rikonstruksionin e Kabinave. Mësohet se shkëputja e energjisë elektrike do të bëhet në intervalin kohor 09:00-14:00 në disa zona të kryeqytetit. Njoftimet për abonentët Tiranë: Remonti i OSHEE në nënstacionin Uzina Traktori Në datat 11-13 mars do të stakohet energjia elektrike gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 11 mars, pa energji do të mbeten rruga “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, zona pranë Depos së Ujit, rruga “Todi Shkurti” (pranë pallateve Grand). 12 mars, pa energji zona pranë…
Instituti i Studimeve Politike ka analizuar ecurinë e karrierës së liderëve kryesorë politikë, të cilët janë vetë ose përmes partive të tyre aktivë në Parlament. Sipas analizës së ISP-së liderit aktualë politikë kanë vite të tëra në pushtet, dhe disa prej tyre janë prej 29 vitesh në politikën drejtuese. Ndërkohë që të gjitha analizat për ecurinë e tranzicionit në Shqipëri nga viti 1990 deri në vitin 2019 arrijnë në përfundimin se Shqipëria ka humbur shumë shanse, kohë dhe energji dhe se përgjegjës kryesorë janë elitat politike të korruptuara dhe konfliktuale që na kanë drejtuar. Analiza e plotë e ISP: Politikanët…